Rama jep lajmin për shkodranët, "thumbon" Voltanën: Rruga erdhi nga ata që se pritët, jo nga ata që votuat 30 vite. Nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës

4 Tetor 2020, 09:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Partinë Demokratike teksa ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës.

Rama thotë se tashmë shkodranët do ta gëzojnë këtë rrugë turistike që u erdhi nga ata që se pritën, pasi votuan për 30 vite ata që i lanë pa rrugë.

“Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentet e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës.

Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë.

***së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu”, shkruan Rama.

3 komente në “Rama jep lajmin për shkodranët, “thumbon” Voltanën: Rruga erdhi nga ata që se pritët, jo nga ata që votuat 30 vite. Nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës”

  1. Ceni says:

    Vazhdo Ram. Rruga eshte e shqiptarve, Voltana e shkodranve.

  2. astrit shba says:

    Cojuni nga gjumi o shkodrane dhe shikoni e menndoni se ckeni bere 30 vjet?

  3. ERTV says:

    Fatkeqësisht ke të drejtë.
    Pse nuk i bëri PD me Xhozin dhe Voltanën e kompani.
    Mqs ju dhimbset kaq shumë Shkodër locja.
    Apo nuk ju dolën 8 vjet…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje