Nga Kryemadhi, Berisha e deri tek Basha: Si i komentojnë kundërshtarët politikë, Elisa Spiropali dhe Erion Isai

4 Tetor 2020, 08:30Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali dhe Erion Isai, kryetar i bashkisë së Kolonjës ishin të ftuarit e Luana Vjollcës në puntatën e dytë të spektaklit “Shiko Kush LUAN”.

Spiropali dhe Isai u vendosën në sfidën e “ringut” ku përballë tyre u paraqitën plot 14 figura të politikës shqiptare.

Për secilin prej politikanëve dy të ftuarit kishin për detyrë të thonin nga një koment pikant.

Disa nga personazhet e përzgjedhur ishin Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Voltana Ademi e Sali Berisha, ish-kreu i Partisë Demokratike.

Komenti i Erion Isait kur u paraqit fotoja e zotit Sali Berisha ishte:” Një nga kolegët e mi më të talentuar në fushën e humorit”.

Nga ana tjetër zonja Spiropali përpara fotos së Monika Kryemadhit u shpreh vetëm me fjalët: “Hell’s kitchen”.

Një tjetër figurë ishte Nard Ndoka, për të cilin Isai u shpreh: “ Hola muchacos” ndërkohë Spiropali përzgjodhi fjalët: “Google Translate”.

Kur para doli fotoja e Z.Lulzim Basha, Elisa e krahasoi me Simbën:

“Simba, Luana në tentativë!”, tha ajo duke shkaktuar të qeshura në skenë, ndërkohë Isai e krahasoi duke e quajtur: “tramvaji me emrin ‘dëshirë’”.

E për kryetaren e Bashkisë Shkodër, zonjën Ademi, ministria Spiropali vendosi të komentojë në këtë formë: “E vetmja shkodrane që jo të tana i ban”.

1 komente në “Nga Kryemadhi, Berisha e deri tek Basha: Si i komentojnë kundërshtarët politikë, Elisa Spiropali dhe Erion Isai”

  1. Lisa në botën e çudirave says:

    Ka pas të drejtë Elisa për Voltanën.
    Mbase dhe nuk di dhe nuk i bën dot të tana…
    Se Elisa ta than piten, i lun fenë .
    Të tana i ban, edhe pse s’asht prej Shkkdret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje