Nga Rezarta Reso
Nuk kisha ndërmend të vazhdoja polemikën në mbrojtje të së drejtës sime për të shprehur hapur kujtimet e mia ndaj një personaliteti të kulturës shqiptare ashtu siç e njoh unë dhe neverisë që më shkaktojnë ish-komunistët, pseudodemokratët dhe sharlatanët.
Por e quajta të nevojshme dhe detyrë, për veten time në radhë të parë, për familjen time, për kushërinj të mi të prekur rëndë nga diktatura, për dy nga mikeshat e mia të zemrës që prej 45 vjetësh (nëna e mrekullueshme e njërës u burgos sepse ishte e huaj dhe nuk pranoi të bëhej spiune, së cilës për hakmarrje i burgosën edhe të birin, dhe për babanë e tjetrës të cilin e burgosën në vitet ’80-të dhe kur doli nuk i kishte më thonjtë e këmbëve.) Pra, të sqaroj edhe një herë atë pjesë të ish-vuajtësve të vërtetë, viktimave të vërteta të krimeve të Sigurimit dhe të diktaturës. Unë nuk marr përsipër të përgënjeshtroj një dokument. Unë nuk guxoj të flas në emër të viktimave, sepse nuk më burgosën dhe nuk më torturuan, por e ndiej si një detyrë thelbësore qytetare dhe humane të them TE VERTETEN TIME!
Për këtë arsye iu ktheva edhe njëherë dokumenteve “të tmerrshme” të Nasho Jorgaqit, listave të kriminelëve të gjitha këto publikuar gjithë trimëri nga Tufa & Co., dhe vazhdoj të çmerritem me lojën e paturpshme të tij për të marrë me çdo kusht azilin politik në Zvicër, duke luajtur dhe duke përdorur diabolikisht sensibilitetin e viktimave të diktaturës, duke i ushqyer vetëm me ato ç’ka zgjedh ai për të sulmuar.
Bie fjala, në listën e xhelatëve, ka publikuar vetëm 330 dhe premton se do të vazhdojë derisa të nxjerrë 1000 emrat e plotë. E para, më shumë se shtatëdhjetë për qind e personave të publikuar nuk mund të njihen as nga kockat, domethënë shumë që janë akoma gjallë, mungojnë nga lista. E dyta, kaq i sigurt je që janë vetëm 1000? Në 50-të vjet diktature paskeshin qenë rrumbullak 1000 xhelatë??? Të lutem, boll u talle!!! Ja ku po ta shtoj unë një emër që çudi si nuk e kishe përmendur: sadistin/hetues të frikshëm, djalin e Spiro Kolekës, Sokolin, i cili nuk i linte torturat pa parë gjak në mëngët e këmishës vet. Këtë e kam nga goja e një ish të torturuari. Apo vazhdon të pastrosh e dixhitizosh listat sipas rastit të volitshëm. Fatkeqësisht askush nuk është në gjendje të gjejë drejtesinë e vertetë, sepse ti dhe ca si ty, i keni masakruar dokumentet, keni hequr e keni shtuar si t’ju dojë interesi. TURP!!
Por më e rëndësishmja, ajo ç’ka më befasoi dhe më trishtoi akoma më shumë ishin ca fëmijë të personaliteteve si Nasho Jorgaqi që u ka dalë emri si bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ata ishin miq në Facebook-un e Tufës dhe bënin sehir. E përjetoja dridhjen e tyre nga frika se mos u nxjerr emrin e babait. E mbajnë mik dhe i bëjnë “like” sulmeve të tij ndaj Nashos dhe çdokujt që shigjeton ai. Dikush tjetër, i njohur nga i tërë instituti ku punonte, si spiun, ishte më i flakti për të sulmuar Nashon. Këtij bukëshkali të pështirë ia di personalisht nderet e panumurta që ka përfituar nga “Sigurimsi” Nasho.
Kaq frikë e paskeni Tufën o të uruar? Ka një muaj që merret vetëm dhe vetëm me Nasho Jorgaqin 90 vjeç? Vetëm ky dokument, vërtet i padenjë, përfaqëson Nashon? Asnjë meritë e tij në kulturën shqiptare nuk paska më vlerë? Por nuk ju vë shumë faj sepse, siç përmenda më lart askush dhe asnjëherë nuk do ta gjejë të vërtetën e dosjeve. Ka filluar masakra e tyre që në kohë të Sali Komunist Berishës dhe vazhdon edhe kësaj dite. Madje, kur është bërë digjitizimi i dokumenteve ka pasur gallatë të madhe. Kopje të digjitalizuara janë futur me Tufa nëpër xhepa dhe nxirren për të bërë shantazhe dhe kërcënime sipas rastit. Pikërisht kur dokumentet e Tufës, të nxjerra në mënyrë krejt të paligjshme sipas UNHCR-United Nations High Commissioner on Refugees. ( këtë Tufa duhet ta lexojë mirë), por edhe sipas ligjit të pazbatuar të joshtetit shqiptar, frikësojnë dhe alarmojnë miletin dhe kur dikush i kundërvihet, Tufa lajmëron zyrat e azilit politik se po e kërcënojnë ish-komunistët. Ju garantoj që paragrafë të “sulmit” tim ndaj tij janë gati për t’iu shtuar dosjes së arsyeve pse kërkon azil politik.
Mos lejoni t’ju përdorë një makiavelist që po shfrytëzon kujtimet dhe vuajtjet tuaja! Gjykojeni Nashon dhe çdo kriminel jo si kokë turku, por sipas krimit të kryer.
Përulësisht ju sugjeroj të shihni filmin “The Schlinder’s List”. Fakte të tilla më kanë bërë të reflektoj dhe të përulem para drejtësisë njerëzore.
Krimet e komunizmit, e të çdo diktature janë përjetësisht të pafalshme, por arsyeja dhe drejtësia ime personale është t’i jap gjithkujt atë dënim që meriton. Besoj se kjo më dallon nga diktatura e krimit komunist, e cila nuk njohu arsye, nuk njohu mendim, nuk njohu moshë, nuk njohu gjini, nuk njohu mëshirë. Unë nuk kërkoj gjak për këdo, siç bënë ata, sepse vetëm ashtu pastrohet armiku. Komunistët dogjën çdo letrar, shkollar, filozof shqiptar që ishte kundër tyre. Nëse Tufa ka zgjedhur të linçojë Nasho Jorgaqin si kokën e xhelatëve komunistë, lerjani ndergjegjes tuaj të flasë. Unë thjesht nuk pranoj të manipulohem dhe kam guximin ta shoh të vërteten ashtu siç është. Jo më kot simboli drejtësisë së përbotshme është gruaja me sy të mbyllur që mban në dorë peshoren. Asaj dhe vetëm asaj përpiqem t’i referohem.
Dhe tani nje përgjigje për shkrimin e Blerinda Idrizit botuar te “Panorama”
E nderuar, të drejtat e njeriut përpiqem t’i respektoj ashtu siç pres nga të tjerët të veprojnë ndaj meje sepse e para, e tillë qe familja ime fisnike në gjenerata. E dyta, ashtu si ti edhe unë çoç kam bredhur nëpër botë e pashë nga afër ç’është demokracia dhe mendimi i lirë. E treta, për t’u siguruar akoma dhe më mirë, konsultohem edhe me time bijë avokate, këtu në SHBA. E pra ato ç’ka them bazohen në faktet e mia të renditura si më poshtë.
1- Frida Idrizi nuk mbeti redaktore e thjeshtë, por në vitin 1991 u bë Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Enciklopedike. (ti gënjen apo e kishe harruar?!) Iku fluturimthi kur Kontrolli i Shtetit filloi hetimin mbi abuzimet që po kryheshin aty dhe nuk u kthye më.
2- Komentet mbi ndihmën e dhënë Teuta Hoxhës, janë fjalët a mamasë tënde, mbasi fitoi demokracia, kuptohet. Dhe ishte krejtësisht e besueshme sepse dihej që Teuta Hoxha s’kishte nivelin e prindërve të tu dhe dihej zotësia e babait tuaj, Rinush Idrizi për të cilin vazhdoj të ruaj respekt.
3- Nuk mora vesh dole nga leksioni i Nashos, apo jo? Se për këtë e filluam tërë këtë mesele. Në 30-të e më shumë vjet profesor, studiues dhe si person i bindjeve të majta Nasho paska pritur klasën tuaj ta quajë Lasgushin, “Liliput” apo “Plak të rrjedhur”? Edhe këto epitetet s’na i sqaruat krejt, apo i tha të dyja? Nasho i ka shprehur hapur mendimet e tij për figura të tjera, por paskej harruar “plakun e rrjedhur”!!!
a. Nasho atë periudhë kishte miqësi të ngushtë me prindët e tu. Aq besnik kishte mbetur në miqësinë e tij, sa kur unë i shprehesha për pakënaqësitë ndaj padrejtësive që kryente drejtoresha, ai ma kthente: a “Frida është e zonja, e zgjuar dhe nuk e besoj dot se mund të bëjë një gjë të tillë”. Jam kurioze, a ua tregove prindërve këtë turp të Nashos atëherë? Frida nuk do të përtonte t’ia thonte “te vërtetën” në sy fyesit të Lasgushit.
4- Të dilje nga leksioni në formë proteste në 1987-ën përjashtoheshe nga shkolla. Pra, ti dole, por të mbrojtën dhe ta falen sepse ishe vajza e Rinushit dhe Fridës, apo nuk dole fare, apo… e maskove “protesten” duke kërkuar leje për të pirë ujë?
5- U gëzova sinqerisht që Enveri paska pranuar sugjerimet e Rinushit për figurat e dënuara nga Partia. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që Enveri kishte ndonjë fije logjike në trurin e tij diabolik/makbethian që kur kishte lindur, të errësuar fare nga diabeti që në 70-ën dhe te mbajtur gjallë vetëm me shiringanë 80-ën!Pale, të pranonte sugjerime antiparti!!! Por nuk mund të kundërshtoj faktet e tua.
Blerinda, të siguroj dhe të premtoj që nuk kisha asnjë arsye tjetër përse thashë një të vërtetë për Nashon, kështjellën prej rëre, siç e quan ti dhe mendoj se kisha të drejtë, pa i shkelur të drejtat e njeriut, të permendja diçka të dëgjuar me veshët e mi nga goja e mamasë suaj. Dhe e fundit, nuk është fare problem për mua nëse ti gjen më shumë mosarsye nga arsyeja ime. Është e drejta e gjithkujt sipas ndërgjegjes dhe karakterit që është brujtur t’i kërkojë arsyet ashtu siç i volitet. Nuk më mbetet hatri fare, sepse, në fund të fundit, duke ia ndryshuar pak këngën Gavroshit:
“Hunda në gropë u shkoi dhe fajin e ka Rusoi…”
E nderuara zonjë, Ju përshëndes dhe Ju falenderoj për logjikën e hekurt tuajën të shprehur me një nivel të lartë kulture.
Sharlatanët,spekulantët,pseudo antikomunistët dhe pseudo të përndjekurit politikë me në krye kryehajdutin dhe kryekriminelin më të madh të kombit shqiptar Sali Betisha,kanë 30 vjet që tërheqin zvarë Shqipërinë duke e plaçkitur e vrarë në emër të “antikomunizmit” dhe “patriotizmi”.
Mallkimi i ndjektë brez pas brezi këtë skotë të pa udhësh dhe Zoti i shpëtoftë prej tyre shqiptarët!
Të admiroj për kurajon, forcën e fjalës, të vërtetën tënde. Të argumentosh pa fyer, pa shpifur, pa komplekse dhe në dritën e diellit është FISNIKËRI! Nasho Jorgaqi mbetet një figurë e nderuar e letrave shqiptare jo vetëm për ne studentët e tij ( kur dipllomat djersiteshin) por edhe për të gjithë ata që e njohin nga afër!
Ne Shqiperi as ish te burgosurit si Tufa nuk munden te behen demokrate, sepse demokrat nuk behesh dot automatikisht thjeshte pse ke qene i burgosur ose i internuar nga diktatura.
Jane te tjere parametra ato qe percaktojne demokratin. Dhe Rezarta eshte nga te paktet demokrate te vertete qe ka ky vend.
Tufa s’ka qene i burgosur, por eshte nga ata tipa dhe kara-ktere si Sali Berisha, Fahri Balliu apo deri diku edhe Ismahil Kadare qe ju e mburrni aq shume. Keta jane tipa qe te hane buken dhe te permbysin kupen. Pra keta jane tipa qe kurre mos tu gjençin ne prak, por demokracia e sotme keta preferon me shume= me rremujen, çthurjen dhe hardallosjen per te sunduar shoqerine. Lerini tani pallavrat qe na thonei. Ne kete shoqeri s’ka per te pase kurre te ndershem, por vetem kurva dhe bordello te legalizuara nga ligjet demokratike te sotme.
Respekte zonjës Reso, bijë e denjë e një mbiemri të bderuar.
Si koment, plotësisht dakord me B.L.
Demokrat, ashtu si vetë demokracia, është një term shumë i gjerë. Por pavarësisht kësaj mendoj se demokrat nuk bëhesh dot as me direktivë dhe as me rekrutim, siç mund të bëheshe fjala vjen anëtar i PPSh dhe të quheshe komunist apo të rekrutoheshe për t’u bërë sigurims. Demokrat duhet të kesh së pari ca cilësi që nuk mësohen në shkollë si pjesë e kurikulës së saj. Nuk di të ketë ndonjë tekst për të apo degë ku mësohet demokracia. Demokrat së pari të bën tradita familiare, pastaj karakteri dhe së treti integriteti moral individual. Padyshim, në përforcim të këtyre, është përvoja jetësore ajo çka duhet të vërtetojë pastaj në je apo nuk je i tillë. Parë kështu demokrat lind. Ose je, ose s’je. S’mund të thuash jam demokrat mbasi ke qenë 25 vjet anëtar i Partisë Komuniste (PPSh) me shef diktatorin Enver Hoxha dhe aq më pak nëse ke qenë sigurims apo imoral dhe si i tillë mund të kesh qenë edhe në burg, ku mbasi kalove ylberin aty, na u bëre antikomunist dhe mbasi sigurove një dëshmi penaliteti, hop na u gdhive demokrat etj, çudira këto jo të rralla të tranzicionit post diktatorial, të cilit kemi 30 vjet që i themi demokraci, por që e përjetojmë dëshpërimisht si një demokraturë, ku, nepotizmi, mediokriteti, krimi dhe korrupsioni bëjnë ligjin dhe për rrjedhojë, padrejtësia është fytyra e tyre.
Në fund për B.L, një sqarim. Agron Tufa nuk ka qenë ndonjëherë për asnjë lloj arsye në burg. Ndoshta rrjedh nga ndonjë familje e persekutuar nga regjimi komunist, por siç ai vetë ka deklaruar, burg e aq më pak politik nuk ka bërë.
Respekte zonjës Reso, bijë e denjë e një famile të nderuar.
Si koment, plotësisht dakord me B.L.
Demokrat, ashtu si vetë demokracia, është një term shumë i gjerë. Por pavarësisht kësaj mendoj se demokrat nuk bëhesh dot as me direktivë dhe as me rekrutim, siç mund të bëheshe fjala vjen anëtar i PPSh dhe të quheshe komunist apo të rekrutoheshe për t’u bërë sigurims. Demokrat duhet të kesh së pari ca cilësi që nuk mësohen në shkollë si pjesë e kurikulës së saj. Nuk di të ketë ndonjë tekst për të apo degë ku mësohet demokracia. Demokrat së pari të bën tradita familiare, pastaj karakteri dhe së treti integriteti moral individual. Padyshim, në përforcim të këtyre, është përvoja jetësore ajo çka duhet të vërtetojë pastaj në je apo nuk je i tillë. Parë kështu demokrat lind. Ose je, ose s’je. S’mund të thuash jam demokrat mbasi ke qenë 25 vjet anëtar i Partisë Komuniste (PPSh) me shef diktatorin Enver Hoxha dhe aq më pak nëse ke qenë sigurims apo imoral dhe si i tillë mund të kesh qenë edhe në burg, ku mbasi kalove ylberin aty, na u bëre antikomunist dhe mbasi sigurove një dëshmi penaliteti, hop dhe na u gdhive demokrat etj, çudira këto jo të rralla të tranzicionit post diktatorial, të cilit kemi 30 vjet që i themi demokraci, por që e përjetojmë dëshpërimisht si një demokraturë, ku, nepotizmi, mediokriteti, krimi dhe korrupsioni bëjnë ligjin dhe për rrjedhojë, padrejtësia është fytyra e tyre.
Në fund për B.L, një sqarim. Agron Tufa nuk ka qenë ndonjëherë për asnjë lloj arsye në burg. Ndoshta rrjedh nga ndonjë familje e persekutuar nga regjimi komunist, por siç ai vetë ka deklaruar, burg e aq më pak politik nuk ka kryer.
Tufa nuk ka qene ne burg por eshte nje njeri i deshtuar.
“TURP” TË KESH!
Përshëndetje Zotëri!
Ju nuk më njihni ndërsa unë ju njoh nga larg, si shkrimtar, publicist, skenarist, kritik letrar dhe studiues. Kohët e fundit mora vesh se njëri nga “korifejt” e dijes shqiptare, “apostull” i moralit të lartë njerëzor, mbatharak dhe mashtrues ju paska “damkosur” duke thënë publikisht se ju keni qenë “bashkëpunëtor” i Sigurimit të Shtetit para vitit 1990.
Duke ditur sa më sipër, unë u revoltova dhe shfreva ndaj teje duke të thënë: Turp të kesh!
Si mundet një djalosh 23 vjeçar, student dhe i zgjuar të pranojë bashkëpunimin me njërin nga institucionet e shtetit të vet, me shërbimin e fshehtë të tij?! Dhe, ajo çfarë e rëndon pozitën tuaj qytetare është fakti se ju zotoheshit se “Duke e ndier si detyrë të drejtë mbrojtjen e Atdheut nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, pranoj me gjithë zemër të bashkëpunoj me Organet e Sigurimit të Shtetit për zbulimin e armiqve kudoqofshin dhe cilëtdo qofshin ata”. Faji juaj i parë qëndron në faktin se mbrojtjen e Atdheut ju e besonit si detyrë të drejtë. Pas këtij vjen faji i dytë që ju mendonit dhe besonit se kishte armiq të jashtëm dhe të brendshëm. Jo more zotëri! Ne nuk kemi pasur kurrë armiq të jashtëm, ndërsa i vetmi armik i brendshëm ishin komunistët dhe pushteti i tyre. Megjithëse njeri i shkolluar, ju nuk mbanit parasysh historinë tonë dhe mësimet e saj, sidomos qëndrimet e atdhetarëve dhe demokratëve tanë të hershëm. Po t’i dije dhe t’i zbatoje këto mësime do të kishe kuptuar se armiqtë e vërtetë të vendit ishin Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Përndryshe atdhetarët dhe demokratët tanë më të mëdhenj nuk i bënin thirrje shtetit demokratik fashist të Duçes që të vinte në Shqipëri me armë e ushtri dhe ta ekzekutonte ose dëbonte armikun e vendit, Ahmet Zogun. Ata e kishin kuptuar se të huajt e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët, sidomos shqiptarët e pushtetshëm. Ishte kjo arsyeja që, sapo shteti demokratik fashist italian ktheu patkonjtë nga dielli, si njerëz me parime të larta që ishin, e shpallën shtetin demokratik nazist të Gjermanisë si mikun dhe çlirimtarin tonë të bekuar, ndërsa ata shqiptarë që e luftonin atë si armiq të Shqipërisë.
Nëse do të kishe ecur në gjurmët e këtyre atdhetarëve, nacionalistëve dhe demokratëve të pashoq, ti nuk do të kishe pranuar bashkëpunimin me shërbimin sekret shqiptar por, përkundrazi, do iu ishe ofruar shërbimeve sekrete të vendeve fqinj që kishin mbi një shekull që thurnin plane dhe punonin për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Lëre pastaj, po të kishe pikasur rastin fatlum t’iu shërbeje shërbimeve sekrete angleze, italiane e franceze që na e kanë dashur gjithmonë të mirën dhe janë përpjekur për bashkimin tonë kombëtar nga Drini deri në Shkumbin.
Inteligjencës dhe shkollimit tuaj të lartë nuk i lejohej të mos mendonte dhe gjykonte në perspektivë, pra, se pas 50 vitesh do të vinte një ditë që bashkëpunëtorët e pushtuesve, më falni çliruesve nazifashistë, do të shpalleshin nacionalistë, atdhetarë dhe demokratë të klasit të parë. Në mënyrë të veçantë, ju duhej të udhëhiqeshit nga shembujt e ndritur të të gjithë personaliteteve të Luftës së Dytë Botërore që i ofruan Kurorën e Skënderbeut perandorit të ndritur Viktor Emanuelit të Tretë të Italisë. Gjithashtu, ju duhej të frymëzoheshit nga figurat e ndritura kombëtare që drejtuan qeveritë demokratike shqiptare në bashkëpunim dhe nën urdhërat e çlirimtarëve italo-gjermanë dhe që organizuan, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e këtyre çlirimtarëve, spiunimin, zbulimin, vrasjen dhe internimin e atyre që luftonin çlirimtarët nazifashistë.
E ndërsa juve ju ka munguar kjo largpamësi dhe drejtësi gjykimi, ne kemi pasur fatin, ndonëse të vonë, që këtë gjykim demokratik dhe atdhetar ta bëjnë Tufa e një Instituti të ngritur enkas për studimin e Krimeve të Komunizmit dhe Bamirësive të Antikomunistëve. Ishte kjo intuitë dhe largpamësi gjeniale që i mundësoi kësaj Tufe shpalljen e gjithë drejtuesve të Luftës Nacionalçlirimtare si kriminelë dhe, nga ana tjetër, deklarimin e gjithë bashkëpunëtorëve të çlirimtarëve nazifashistë dhe, madje, të bashkëpunëtorëve të zbulimeve të huaja nga 1944-1990, si martirë të demokracisë dhe nacionalistë par excellence.
Një nga fajet tuaj më të rëndë është fakti se gjatë kohës që ju bashkëpunuat me Sigurimin e Shtetit askush nuk u padit dhe as u dënua për shkak të informacioneve tuaja dhe, aq më pak, u vra për shkak të tyre. Po të kishit inteligjencën dhe atdhetarizmin e bashkëpunëtorëve të shteteve të huaja, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ju do të ishit shpallur sot si atdhetari më i madh dhe demokrat i lindur. Kur shikoni bustet e disa prej atyre shërbyesve të të huajve, të shpërndarë sot nëpër Shqipëri, ju me siguri ndieheni fajtor dhe jeni i penduar.
Është tepër vonë zotëri. Pse nuk u udhëhoqët nga shembulli i shtëpisë atdhetare dhe demokrate të Kapidanit të Mirditës i cili prej një shekulli e gjysëm ka bashkëpunuar me të huajt dhe gjatë luftës u bë pjesë e qeverive të zgjedhura nga çlirimtarët nazifashistë?! Po shembulli i pinjollit të tyre, Ndue Pjetër Gjomarkaj, që organizoi e drejtoi disa banda terroriste që ne sot, me të drejtë, i quajmë “çetat e lirisë”, dhe vetë ai, siç ka pohuar, ka urdhëruar vrasjen e 62 personave, burra dhe gra, nuk të mjaftoi ty?! Siç mund ta kesh dëgjuar, një personalitet i tillë atdhetar e demokrat, u dekorua si “pishtar i demokracisë” nga Presidenti ynë i viteve 1992-1997 i cili, duke qenë demokrat dhe antikomunist i zjarrtë, u pranua si anëtar i Partisë Komuniste në 8 nëntor 1968, në ditëlindjen e asaj partie, duke u betuar se do t’i shërbente me besnikëri e përkushtim asaj dhe vendit. Betimi i tij ndryshon nga pranimi yt sepse ai i shërbeu asaj hapur dhe me qëllimin fisnik që ta shkatërronte nga brenda ndërsa ti e kishe me sinqeritet. Këtu “fle edhe lepuri”, domethënë kjo është arsyeja që ti s’ke rrahur, burgosur dhe as vrarë njeri gjatë jetës tënde ndërsa ai, i udhëhequr nga parimet dhe ndjenjat demokratike, ka rrahur, burgosur dhe vrarë kundërshtarët politikë. Kjo është arsyeja fisnike pse ngriti Institutin e Tufës dhe gëzon respektin dhe nderimin e krejt tufës së Tufës. Ata, të gjithë kanë parime dhe udhëhiqen nga humanizmi prandaj edhe t’u vërsulën ty për fajin që ke bërë gati 70 vjet më parë.
Prandaj zotëri, siç pohon edhe një gazetar që udhëhiqet nga të njëjtat parime morale dhe demokratike si Tufa dhe idhujt e tij, nuk do të ketë kurrfarë faljeje dhe mbrojtjeje ndaj teje. Të zgjedhësh t’i shërbesh shtetit tënd kur ke dhjetëra shtete të huaj, demokratikë, humanë dhe proshqiptarë, të cilët këto 50-60 vjet kanë vrarë miliona njerëz nëpër botë, siç pohoi i nderuari Donald Tramp kohët e fundit, është më së paku miopi dhe ligësi.
Pastaj, kur njeriu analizon me kujdes gjithë veprimtarinë tuaj letrare, artistike dhe shkencore e ka më të lehtë të kuptojë mangësitë e karakterit të zbuluara nëpërmjet kritereve të sotme morale dhe atdhetare. Ju keni shkruar me nderim për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ndërkohë që duhej të ngrinit në piedestal Ballaban Pashën, Hamza Kastriotin, Esat Pashë Toptanin etj. të cilët nderuan dhe ndihmuan të gjithë dashamirët dhe çlirimtarët e Shqipërisë, Turqinë dhe Serbinë. Ju na paraqitni si atdhetar dhe hero Vasil Laçin, megjithëse ai ishte një terrorist që u përpoq të vriste Perandorin “me dy gishtë këmbë” të Nënës së dashur Itali e cila kishte ardhur tek ne me avionë, bomba dhe ushtarë për çlirimin tonë nga armiku Ahmet Zogu dhe do të na bashkonte me Kosovën. Pikëpamjet tuaja antidemokratike dhe joatdhetare dëshmohen edhe nga ngritja në piedestal e Qemal Stafës që u vra pa dashje nga çlirimtarët fashistë dhe keni lënë në harresë figura të tilla shembullore për të gjithë brezat si Xhafer Deva, Mustafa Kruja, Halil Alia, Llesh Marashi, Hamit Matjani, Xhevdet Mustafa etj.
Libri juaj “Mërgata e Qyqeve” është dëshmia më e mirë që provon konkluzionin e gazetarit Baçi se “Në kohën e diktaturës arti i ka deformuar historinë dhe vlerat e shqiptarëve”. Ata që antikomunisti në mërgim Abaz Ermenji i quante “minj laboratori” ju keni gabuar duke i etiketuar si “qyqe” kur ata, në fakt, ishin shqiponja që e shkrinë jetën e tyre në shërbim të Atdheut dhe të spiunazheve të huaja, duke u stërvitur, ushqyer dhe nisur drejt Shqipërisë nga ato zbulime me misionin fisnik dhe human të spiunimit, terrorit dhe vrasjes së kujtdo që me punën e tij rriste prestigjin e shtetit diktatorial duke i sjellë popullit arsim, shërbim mjekësor, pajtim gjaqesh dhe zëvendësimin e pishës e kandilit me dritën elektrike. Pas vitit 1990 na u dha mundësia të shihnim qartë se çfarë gjenishë të dijes dhe korifej të moralit kishim humbur.
Shkrimin dhe botimin e këtij libri nuk do ta falin kurrë Tufa e atdhetarëve dhe demokratëve të lindur të Shqipërisë pasi, sipas parimeve dhe gjykimeve të tyre të drejta dhe të pakundërshtueshme, shqiptarët dhe demokratët e vërtetë ishin ata që përfunduan në burgjet e shtetit diktatorial, qoftë edhe pse deshën të arratiseshin për të shijuar vlerat gratis që iu ofronin reklamat e televizioneve perëndimore. Ata që nuk u burgosën, qoftë edhe si terroristë kundër diktaturës, por panë hallet e tyre, punuan dhe jetuan me aq sa iu ofronte koha dhe sistemi, meritojnë të gjithë përbuzjen dhe etiketimin e antidemokratit dhe antishqiptarit.
Prirja juaj e spikatur për të lartësuar figura të tilla pa peshë intelektuale dhe atdhetare si njëfarë Fan Noli apo njëfarë Faik Konica, në vend që të shkruani për gjeni kombëtare që s’kanë lënë asnjë libër apo të tjerë që kanë botuar disa tregime e bejte, dëshmon qartë pikëpamjet tuaja komuniste dhe antidemokratike. Të paktën, ta bëje këtë pas vitit 1990 kur u krijuan të gjitha mundësitë që njerëzit me parime të larta dhe moral të kulluar të mohonin gjithë çkishin thënë e bërë më parë ose t’i shpallnin krijimet e qëndrimet e veta si të imponuara nga diktatura, dhe pastaj të nisnin serinë e krijimeve antikomuniste, si arritja më e madhe e intelektit njerëzor dhe pasqyra më e qartë e moralit të kulluet.
Duke pranuar bashkëpunimin me shtetin tuaj, për 40 vjet ju na privuat nga ky moral dhe frutet e tij të cilët, për fatin tonë të mirë, po i shijojmë me gëzim dhe optimizëm gjatë tridhjetë viteve të fundit. Është ky moral që na nevojitet sepse është morali i Tufës dhe i gjithë profetëve të sotëm. I profetëve të rremë me ithtarë rretherrotull.
Prandaj, e përsëris: Turp të keshë që ke pranuar të bashkëpunosh me shtetin tënd!
“Shkrimtari” nje “analize” super ..super brilante . No Coment . Nuk arrij te gjej fjalet (as dy te pakten) per te shprehur kete realitet sarkastiko-ironik gdhendur ne komentin tuaj , qe “mbeshtjell” jeten keto 30 vjet demokraci ne Shqiperi . Finesa ironise sarkastike qe peshtjellon komentin tuaj (per mua) eshte klas . Nuk flas me ……mos e menderos .
!Ku eshte e verteta e mashtrueses Rezarta? Na ben tym e mjerrgull me emra dhe poete, qe s’kane te bejne fare me ceshtjen: Nashua ka firmosur si Dragua dhe ka spiunuar ke ka mundur me zellin dhe forcen e Dragoit, qe nga rinia deri ne pleqeri. Dokumentet jane origjinale. Ne se mund te hidhen poshte ato, ose te pranohen, kete mund ta beje vetem Nasho Dragoi dhe jo Rezarta nga Usteri, qe kerkon te mbuloje diellin me shoshe. Po Dragoi hesht, domethene e pranon qe eshte ‘Dragoi”vete dora. Kur i pandehuri hesht, avokati pa license nuk ka me rol. E vetmja pyetje qe kam per avokaten mbrojtese me pasthirma shpifese eshte: Si e shpjegon ti Rezarta, qe babai yt, qe peshperiste dhe spiunonte me Nashon(s’po permendim ketu maskaralleqet e tjera te jetes personale), ishte mik i ngushte me ato “qyqet” e Nashos, sidomos me Sejfi Protopapen dhe kryeballistet? Si ishte mik me Nashon dhe bashkespiun dhe pastaj militant i qyqeve, qe Nashua i tall dhe i urren? Sejfi Protopapa ju vizitonte edhe ne Uster, apo e ke harruar, se keshtu i harroni ju spiunet ato qe s’ju pelqejne! Per keto dhe ato te vertetat e tjera qe do dalin me botimin e kujtimeve te Sejfi Protopapes vitin tjeter, sipas testamentit te tij, besoj se do na thuash te verteten se si spiunonte yt ate ne dy krahet(sigurisht “per mbrojtjen e atdheut, qe pika s’ju bie”). Do na tregosh se si pas spiunimit per diktatorin e vazhduat karieren tuaj “patriotike” me SHIKUN e Berishes. Si duket spiunimi qenka fenomen ne gen , i trashegueshem, si puna e vjedhjes, krimit, kurverimit e te tjera shemtime te karakterit. Ti do jesh e para te shikosh bemat e familjes tende ne librin e Sejfiut dhe atehere do kendosh mire per gjithe te verteta e genjeshterta te tuat, te familjes tende qe s’ka qene asnjehere familje(pyet babane dhe nenen tende per kete,te te thone te vertetat e tyre te famshme). Po populli thote nje te vertete te madhe: ‘I shari , te shan! Kjo eshte e verteta qe duhet te njohin shqiptaret. Te gjithe spiunet dhe hetuesit jane riaktivizuar si kurre ndonjehere perte mbrojtur kasten e tyre, se e pane qe ne Shqiperi krimi dhe imoraliteti ndeshkojne ndershmerine. Ti me mashtrimet e tua je nje avokatmbrojtese e races tende spiune. Njerez mos vazhdini te mashtroheni nga ishet e diktatures, se nuk do quheni me viktima, po bashkepunetore, si gjithe keta komentues te Temes qe i bien legenit. Mirupafshim Rezarta ne promovimin e librit te Sejfiut!