Krasniqi: Me këtë çmim kam nderuar gjithë shqiptarinë, kam ndjerë mbështetje në çdo mënyrë

15 Tetor 2020, 12:51Sport TEMA

Robin Krasniqi është shqiptari më i suksesshëm i momentit. Boksieri i njohur arriti të shpallet kampion bote në disiplinat WBA dhe IBO, duke mundur me spektakël gjermanin Dominik Boesel.

Pas fitimit të titullit ai ka ardhur menjëherë në Kosovë për të festuar titullin e tij të parë kampion bote në karrierë dhe arritjen më të madhe të tij.

Përpara se brezat e tij të kampionit të shkojnë të vizitojnë shtëpinë e Adem Jasharit, Krasniqi ka folur për këtë sukses të madh të tijin. Ai ka falenderime për të gjithë shqiptarët, të cilët sipas tij janë nderuar me këtë çmim kampioni.

“Trojet shqiptare ose kombin tonë shqiptar e sidomos shtetin tonë të Kosovës e kam nderuar me këta tituj të botës. Ka qenë çmimi më i madh dhe ëndrra më e madhe në jetën time.

Unë e falënderoj çdonjërin nga shqiptarët sepse gjithmonë kudo që ishin ata, kam pasur mbështetje të madhe të tyre prej shumicës që kanë mundur të udhëtojnë dhe kanë qenë prezent. Edhe disa të tjerë ndërmjet mediave, mesazheve, kështu që faleminderit të gjithë, pasi iu takon të gjithëve ky urim”, përfundoi boksieri jonë”, përfundoi boksieri.

4 komente në “Krasniqi: Me këtë çmim kam nderuar gjithë shqiptarinë, kam ndjerë mbështetje në çdo mënyrë”

  1. Rrofsh Robin,
    e suksese ne jete e karieren tende ne Boks .
    King njerun e ben shpirti ,ai te ben ne cdo perballje Champion .

  2. ..... says:

    të njëjtën gjë tha edhe kampioni nigerian për nigerinë

    1. H.I.Mariotti says:

      Per ke nigerjan e ke fjalen Pirro Dhimen(?)

  3. fletë nderi says:

    të njëjtën gjë tha edhe kampioni nigerian për nigerinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje