“Pranojmë heqjen e tatimit mbi të ardhurat e sportistëve për dy vite”, ministrja e Financave: Ja dy lehtësime e reja të qeverisë

15 Tetor 2020, 14:56Sport TEMA

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi sot në seancën plenare që qeveria pranon heqjen e tatimit mbi të ardhurat për sportistët për dy vite.

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku diskutoi për “Sisteminin e taksave vendore”, ministrja Denaj shtoi se dy vite janë të mjaftueshme për formalizimin e sportit në vend.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se kabineti qeveritar miraton zbritjen shumës me 5% nga shpenzimet e sponsorizimeve dhe 15% për kompanitë që kanë buxhet së paku prej 1 miliard lekësh.

“Ndërkohë, më lejoni të bëj dhe një prezantim të pikës së gjashtë që ka lidhje me ndryshimin në ligjin e TVSH-së që lidhen me të gjitha investimet në fushën e sportit.

Qeveria shqiptare po ndërmerr një masë e cila vjen në vijim të disa masave të cilat më parë kanë sjellë një lehtësi për të rritur financimin në fushën e sportit. Më lejoni të sjellë përpara jush në vëmendjen tuaj dy nga këto lehtësime përpara se të shkojmë dhe të bëjmë një prezantim të ligjit që propozojmë sot:

1-Rritëm nga 3% në 5 % shumën e lejuar si shpenzim i zbritshëm për të gjithë sponsorizimet.

2- Njëkohësisht, njohim trefish të kësaj vlere si shpenzim të zbritshëm për çdo sponsorizim nga kompanitë me fitim mbi 100 milionë lekë.

Kemi ndërmarrë këto ndryshime, pasi janë ndryshime te cilat nxisin financimet nga vetë bizneset të cilat kanë dëshirë të investojnë ose të financojnë më shumë sportin.

Gjithashtu, përjashtuam të ardhurat personale të sportistëve nga tatimi mbi të ardhurat për 2 vite, sigurisht ne mund të diskutojmë nëse kjo është një kohë e mjaftueshme, por mendoj se është një kohë e cila e lejon këtë sektor të formalizohet dhe një zgjatje e këtij afati është e panevojshnme.

Për të ardhur sot të nderuar qytetarë dhe sportdashës, tek ky propozim, i cili  në thelb ka ndryshimin e ligjit të TVSH-së ku parashikohet që prej vitit 2021 të aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së prej 6% për shërbimet e punimeve për investimet shtetërore apo investimet e klubeve, federatave sportive, për infrastrukturën sportive.

Pra, investimi në furnizimin e shërbimit të punimeve të ndërtimit për investimet shtetërore dhe investimet e klubeve apo federatave sportive në infrastrukturën sportive të përcaktuar në legjislacionin përkatës, të mos trajtohet më në shkallën standarde 20%, por të trajtohet me 6%. Për të gjithë furnizuesit e punimeve të ndërtimit ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6% për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë të paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve ne funksion të këtyre punimeve..

Në Korrik qeveria aprovoi dhe miratoi ndryshimet ne Ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, ku tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milion lekë kanë mundësinë të paguajnë 0% tatim fitim”, deklaroi ministrja e Financave Anila Denaj.

2 komente në ““Pranojmë heqjen e tatimit mbi të ardhurat e sportistëve për dy vite”, ministrja e Financave: Ja dy lehtësime e reja të qeverisë”

  1. kastro says:

    Asnje leshim te mos ishte bere,serisa Duka i krimit te detyronte derdhjen e pagesave per si,shoqerore te futbollisteve.Vetem kjo qeveri i detyroi klubet te paguanin keto detyrime,pasi ka futbolliste me fare pak vjetersi pune.duka gjithmone ka perkrahur katrahuren,korrupsionin,ka lejuar te digjen breza talentesh,te vidhen parate e moshave etj.Nuk duan te luajne,ok,aty te rrijne.Shembulli me i mire ishte penalizimi me te drejte i skenderbeut,i klubit me tradita,por qe duke rene ne duar te kanibaleve,nuk lane gje pa bere,per hir te pasurimit dhe Duka ishte pjese e lojes!

  2. Hajde ndjehu patriot says:

    Pse ky diskriminim mes shqiptarësh
    po ne te rregulltit ca do të marim?

    balllshi nuk po merr rrogat këta bëjnë të tilla veprime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje