Brataj fjalë prekëse për mjekun që vdiq nga koronavirusi: Humba shokun e shkollës, vetëm pak ditë më parë dëgjuam për gjendjen shëndetësore

20 Tetor 2020, 15:49Sociale TEMA

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep mesazhin prekës për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur nga Kukësi, Astrit Haziri, pasi fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin.

Mesazhi i Bratajt:

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes

Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë.

Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë.

Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.

1 komente në “Brataj fjalë prekëse për mjekun që vdiq nga koronavirusi: Humba shokun e shkollës, vetëm pak ditë më parë dëgjuam për gjendjen shëndetësore”

  1. Qytetari says:

    U prehte ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje