"Ka ujë në Hënë", studimet e NASA-s: Teleskopi i Sofjes zgjidh misterin, vlerësohet më shumë se 40,000 kilometra katrorë të sipërfaqes hënore

26 Tetor 2020, 19:36Bota TEMA

NASA konfirmoi se ka ujë në Hënë. Lajmi u bë më dije në një deklaratë, e cila shënon një kthesë të fortë për misionet e ardhshme në hapësirë.

Sipas dy studimeve të botuara në Nature, teleskopi i Sofjes ka zbuluar pa mëdyshje molekulën e ujit.

Universiteti i Kolorados vlerëson se më shumë se 40,000 kilometra katrorë të sipërfaqes hënore mund të bllokojnë ujë, i cili “fshihet” në formën e akullit në zgavra të vogla.

Kërkimet e mëparshme kishin treguar praninë e mundshme të lëngut të jetës në sipërfaqen hënore, veçanërisht pranë Polit të Jugut, por instrumentet e përdorura nuk lejonin të dallohej nëse sinjali i marrë vinte nga molekula H2O ose nga hidroksili (OH) i lidhur me mineralet.

Teleskopi i Sofjes, ka zgjidhur misterin duke analizuar spektrin e Hënës në një gjatësi vale prej 6 nanometrash, në të cilën uji nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër.

Rezultatet e analizave tregojnë se në gjerësitë më jugore uji është i pranishëm me bollëk (rreth 100-400 pjesë për milion), ndoshta i sekuestruar në matrica qelqi ose shkëmbore.

“Kjo na tregon se Hëna mund të jetë më pak e thatë nga sa pritej por nuk është ende e mundur të përcaktohet sa ujë ka dhe sa është i përdorshëm ai. Por sigurisht që ky zbulim do të na ndihmojë të planifikojmë më mirë misionet e ardhshme”, theksoi Enrico Flamini, presidenti i Shkollës Ndërkombëtare të Kërkimit për Shkencat Planetare.

1 komente në ““Ka ujë në Hënë”, studimet e NASA-s: Teleskopi i Sofjes zgjidh misterin, vlerësohet më shumë se 40,000 kilometra katrorë të sipërfaqes hënore”

  1. Cifuti x says:

    E ku e gjeti ujin hona mer..
    Vec n qoftse kan bo shurren alienet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje