FOTO/ Gruaja e kryeministrit armen shkon në luftë: Do japim jetën për atdheun

27 Tetor 2020, 09:00Bota TEMA

Armenia dhe Azerbajxhani vazhdojnë konfliktin rreth territorit të Nagorni-Karabakut. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ditë më parë i ka nxitur bashkëqytetarët të marrin pjesë në luftë, pasi nuk ka zgjidhje diplomatike.

E para që iu ka përgjigjur thirrjes së të parit të qeverisë armene është Ana Hakobyan, gruaja e kryeministrit, ku ajo njoftoi se së bashku me 13 gra të tjera do të shkojnë në Karabak.

“Duke filluar nga nesër, 13 gra duke përfshirë edhe mua, do të fillojë stërvitjen ushtarake. Pas disa ditësh, ne do të fillojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e kufijve tanë.

As atdheu, por edhe as dinjiteti ynë nuk do t’i dorëzohet armikut”, shkroi ajo në llogarinë personale në Facebook.

Anna Hakobyan deklaroi gjithashtu se nuk ka asgjë më fisnike sesa të japësh jetën për atdheun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje