OBSH thirrje qeverive të botës: Mos u dorëzoni përballë pandemisë

27 Tetor 2020, 09:11Bota TEMA

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë me një thirrje të drejtpërdrejtë për liderët e botës që të mos humbasin besimin dhe të mos dorëzohen në luftën përballë përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se e kupton lodhjen mendore dhe fizike me të cilën po përballen njerëzit në të gjithë botën, por ky nuk është momenti për t’u dorëzuar.

“Liderët duhet të balancojnë ndërprerjen e mënyrës së jetesës me nevojën për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë dhe sistemin shëndetësor që të mos shembet”, u shpreh Ghebreyesus.

Komentet e kreut të OBSH vijnë disa ditë pas deklaratave të një ndihmësi të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili pranonte se SHBA nuk do ta kontrollonte pandeminë.

1 komente në “OBSH thirrje qeverive të botës: Mos u dorëzoni përballë pandemisë”

  1. yes says:

    haahahah, keta na e sollen keta thojne mos u dorezoni, kesaj i thojne tja fusesh vetes bam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje