Nikoll Lesi: Pas 25 prillit Ramës s’ia hap më njeri telefonin, madje as Elisa me Taulantin

29 Tetor 2020, 17:19Blog TEMA

Nikoll Lesi shkruan se Edi Rama po shkon me vetëdije drejt një përplasje me BE-në.

Por, sipas tij, Rama e ka kot, pasi në 25 prill e ka të sigurtë humbjen.

Shkrimi i Lesit

Edi Rama po shkon me vetdije në një përplasje publike me BE. Nuk ka ndodhur në këto 30 vite që një kryeministër të mos ndalojë në hovin e tij për të marrë gjitha pushtetet, kur Europa i bën thirrje të mos hedh hapa të tjerë që rrezikojnë demokracinë dhe kur sjellin përplasje të mundshme civile.

Natyrisht që ka patur, dikur, tendenca nga presidenti Berisha ndër vitet 1992-1996, por edhe ai ndalonte kur dilte tabela ndërkombëtare me mbishkrimin STOP.

Edhe kryeministri Fatos Nano frenonte kur përballë kishte bllok ndërkombëtarësh që e atakonin. Edhe kryeministri Ilir Meta ishte i kujdesshëm në raport me aleatët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Ndërsa Edi Rama ecën me vrik drejt përplasjes me Europën.

Dhe nuk e bën pa një qëllim.

Duke qenë prej muajsh, sidomos javët e fundit, nën breshërinë e opozitës, te një pjese të mediave te lira dhe krejt rrjeteve sociale kundër tij; atij, pra Edi Ramës i duhet patjetër një spostim vëmendje nga skandalet, sidomos nga ky i inceneratorëve.

Edhe Prokurori më i thjeshtë dhe pa ndonjë eksperiencë e shikon se është një vjedhja e madhe në dhjetra milionë euro dhe që nuk ka Zot që e shpëton atë, apo ata, që kanë firmosur në një aferë haptazi korruptive. Së paku dy ministra dhe ish-ministra shkojnë në burg, pa hap e mbyll sytë, pra për një minutë.

Natyrisht që arrestimi i ministrave mund të sjellë hapjen e gojës së ndonjërit që nuk ja mban të rrijë në të ftohtin e dimrit në qeli.

Dhe po foli, sirenat shkojnë më lart në Qeveri!

Ndaj kryeministri, duke qenë mjeshtër në lojërat dhe shantazhet apo pazaret politike, e ka gjetur me djallëzi spostimin e  vëmendjes nga skandali i fundit. Më mirë një zhurmë e madhe ndërkombëtare se sa arrestime në Tiranë, kjo është motoja e qeverisë në këtë rast.

Sajuan përbukuri që krejt media e Shqipërisë dhe publiku të interesohet me shumë për enderrën europiane se sa të milionat e eurove që ka vjedhur qeveria, pra tani kazani zien se si Rama nuk pyet BE, se pse Gjermania nuk na jep vazhdimin e negociatave, se ç’tha komisioneri e si përgjigjet Elisa, se ca llomotit Taulanti dhe pse kryeministri e voton Kodin Zgjedhor duke mos dëgjuar Europën.

Asnjë fjalë më për inceneratorët!

Lojë e thurrur me kujdes, për momentin, e kryeministrit.

Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese janë shkatërrim i sistemit demokratik dhe vlerave europiane, ku synojmë të arrijmë, porse Edi Rama e ka në kokë skemën e përplasje me Brukselin, bile duke ditur se nuk do ti hapin negociatat e kapitujve, se nuk plotëson asnjë nga 15 kushtet, do mundohet në dhjetor kur të dështojë të justifikohet se “mos hapjen e negociatave BE-ja e bëri nga inati se nuk iu nënshtrova”.

Pra jo se nuk është korrekte qeveria shqiptare, por ngaqë kundërshtoi BE-në, ata nga inati nuk i hapin konferencën e parë ndërqeveritare Bruksel-Tiranë.

Kjo mazhorancë, më pak përjashtime, e ka strategji të mirëpërcaktuar se më mirë një Shqipëri që mbretërohet nga Edi Rama me mikun turk, Erdogan dhe aleatin e ri Vuçiç se sa të ketë mbi kokë komisionerët dhe kontrollorët e BE.

Nëse fillojnë kapitujt e negociatave me BE, nuk ka më qe Edi Rama vendos pa kontrollin e Brukselit. Natyrisht deri në prill, pasi pas datës 25 ai ikën pa drejtim dhe nuk do ketë njeri që do ti hapi celularin më. As Elisa e Taulanti nuk e qasin më, mundet Damiani apo edhe ndonjë ministër që do ti telenojë nga burgu.

E megjithatë Edi Rama nuk është kundërshtar i lehtë.  Ai mbart paksa nga Enveri (si diktator), nga Saliu i parë (si autokrat) dhe nga Nano (si korruptiv).

Kush e njeh Edi Ramën habitet se si ka ndryshuar 180 gradë nga ai Edi që shkruante në gazetën KOHA JONE, dikur ndër vitet 1992-1997 e ku pena e tij drithëronte regjimin e kohës.

Por ai ka shkruar me dorë dhe ka menduar me mendje se si do jetë Shqipëria kur ta drejtojë unë!

Dhe e pamë këto 8 vite!

Për të qenë korrekt me veten dhe të vertetën, Edi Rama në dy mandatet e para si kryetar bashkie në Tiranë punoi admirueshëm, por më pas… E  dreqosi!

Dhe ja ku jemi, në momentin që ai duhet të iki.

12 komente në “Nikoll Lesi: Pas 25 prillit Ramës s’ia hap më njeri telefonin, madje as Elisa me Taulantin”

  1. Mirëdita says:

    Lehësi eshte penë e holle: shkruan ndryshe, por mendon ndryshe. Eshte disident ne demokraci!

    1. Lec or dordolec do humasesh si jo me kec! says:

      Akoma ky kokekungulli me parashikimet e tin idioteske. Nuk u ngop se beri parashikime qe nuk i dalin asnjehere? Perse je gomar ore Les-i meti!? Ne 25 Prill ti s’do te flasesh me me Meten sepse Meta dhe partia e tij familjare lesheli do te jene askushi.

  2. Mandi says:

    Ate do e shohesh ti shemtire

  3. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Vetèm GRUAJA jote do tja hapi Telefonin , se pèr LEK QYL , çfarè N UK mund tè bèj GRUAJA jote more Nikollè LehaQENI , dhe LEK , ? dhe ? ka Edvin Rama plot , se ja kanè mbushur THASÈT OLIGARKÈT KRIIMINELÈ dhe té KORRUPTUAR , qè VJEDHIN , ZHVASIN , GRABISIN dhe PLAÇKISIN me çdo Parti KRIMINALE kèto 30 VJET SHKÈRDHATOKRACI dhe QENÈRI . ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖???

  4. Eno says:

    Të gjithë jeni qelbësira sepse e dini faktin që ER i ka mbajtur edhe sot bizneset tuaja me para. Duke shfrytëzuar mentalitetin e këtij populli, që sa më shumë ta shani aq më shumë (për inat) vota do marrë. E thjeshtë: ai është më i miri për punët tuaja.

  5. Mona krva says:

    Les ke ik per lesh. Ke deshtuar ne te gjitha spekullimet e tua.

  6. Martin says:

    Oi kur flet ky pithrop mashkull te vjen stomaku te goja.. dhe mos kesh ne mend te vedh per re votuar kur te degjon kta legena duhet te vesh qe ne 7 te mengjesit te votosh

  7. Aleksander says:

    MOS E PI KUR NUK TA BA.
    I MENCURI FLET MRAPA .

  8. ndrea says:

    Qeni Lesi vetem e lehura te ka mbetur, mbete duke bere ham, ham, ham…. Daun…

  9. Lec bubarec says:

    Hallall dajakun nga cubat e Salies , per zotin me gjith shpirt po ta them : ben nje gje te mire , te shqepen ne dru , te takonte ……

  10. todi says:

    Nikollaq e ke kot. Je thjesht një dështak. Ylli yt ka perënduar pa lindur akoma.

  11. BARDI says:

    QE NE FILLIM PO E THEME QE ESHTE EGABUAR,POR DIKURB PER NJE OFENDIM TE LEHTE SHQIPTARI MERRTE HAK OSE TE PAKTEN NUK TE FLISTE,TE MBANTE MERI DHE NE SE NUK KISHTE FUQI HESHTE DHE STRUKEJ NGA PAMUNDESIA,NGRINTE GURIN DHE RRINTE STRUKUR.POR TI MORE NIKOLLE LESHI U RRAHE SI GOMARI NE DUHAN DHE TE SHKATRRUAN GAZETEN DHE TI MBETESH NJE DORDOLEC PA VLERE DHE RRINE DHE BENE PRAP PROPOGANDE PRO RRAHESVE TE TU.THONE SE AI QE RRIHET SI QEN MBETET NJE SPURDHJAK DHE FRIKACAK KREJTESISHTE PA VLERA. BARDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje