Presidenti Meta, në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur vullnetin e tij në lidhje me parlamentin shqiptar.
Ai e ka cilësuar atë si antikushtetuese dhe të paligjshme, e për zhbërjen e saj ka shkuar deri në thirrjet për referendum. Për këtë arsye, mazhoranca është angazhuar për hartimin e një projektligji të ri organik për institucionin e Presidentit.
Deputeti Adnor Shameti, pjesë e grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij drafti tha në një intervistë për mediat tha se ligji do të zgjidhë të gjitha ngërçet institucionale dhe vakuumet ligjore që janë hasur deri më tani në aktivitetin e institucionit të Presidentit të Republikës.
Ndërkaq, këto zhvillime u analizuan në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Frrok Çupi. Sipas analistit, nuk duhet bërë shumë ligje të dedikuara për presidentit, kjo sipas tij është problemi kryesor, e këtu përmendi largimin nga BE-ja të Britanisë së Madhe. Ndërkohë ai tha se sipas tij presidenti Meta ka tendencë për të dalë përtej postit të tij e moralit dhe ligji do e ndaloj këtë gjë
“Edhe njëherë, presidenti del jashtë detyrës së tij, por me një vullnet që parlamenti është i paligjshëm. Çështja është se përse duhet bërë kaq shumë ligje për presidentin, ky është problem.
Në fakt nuk do të ishte mirë që të kishte një ligj të dedikuar për presidentin. Britania u largua nga BE-ja për shkak të shumë ligjeve. Rasti ynë është ky, që në shoqëritë e ashpra duhen shumë ligje.
Përderisa presidenti tenton të gjejë vrima për të ndaluar demokracinë, zhvillimin i duhen gjetur disa ligje, që demokracia të vijojë.
Ligji siç është apo siç e keni parë në draft nuk e kushtëzon presidentin, por e ndihmon atë. Ndihmon këtë president që ka tendencë për të dalë prej postit, moralit, por ndërkohë në të njëjtën kohë e mbron për të mos gabuar. Kur e mbron, do të thotë që je një president korrekt.
Ne kemi një president të lajthitur, parlamenti ka gjetur këtë mënyrë për ta mbajtur në kontroll. Shiko ne nuk jemi perfekt, as mazhorancën, por ndërkohë kemi një president që ka krijuar probleme të mëdha me shtetin ka deformuar republikën.
Ai sillet si kryetar i opozitës, ku në fakt nuk duhet të ketë lidhje me partitë politike. Presidenti është shëmbëlltyra e mbretit dhe në çdo kohë mban anën e mazhorancës.
Ne kemi presidentët rreth nesh, në Europë, në Izrael, janë motamo dhe nuk e kanë çuar ndërmend të kthejnë një ligj në parlament”, tha Çupi.
?
Me vjen keq per Bujar Nishanin, me vjen keq sepse i duhet ta leshoje FRONIN e Presidentit me idiot qe kemi pas, mendonim qe Meta vjedh vetem Flori, por ky vidhka me ç’do kusht dhe vendin e pare si Presidenti me idiot&gomar qe republika e Shqiperise deri tani ka kaluar…. Urime per medaljen Like palla?
??
Si ti, janë të rallë .
Ilir Meta me i korruptuari i Ballkanit,pse nuk vepron Gjykata r Hages?Cfare pret BE dhe Amerika.
Froku eshte pjerdhur kur flet per luften Nac-çlirimtare duke e ndare nga lufta per çlirim te Kosoves !Ai ne emisionin Talk-Top deklaroi se periudha kur u be luf-nac.çlirimtare u be per pushtet ndersa lufta e Kosoves per liri!O hej ,o hej,o hej,o hej!Dhe kur u pyet per Trapin e Amerikes deklaroi qe nuk i dihet akoma kush do fitoje por edhe nese nuk fiton do te beje nje kthim te madh ne 2014 ,nje idotesi qe me siguri Saliu do ti kete dhene ndonje hapje dhe qe efetin po e jep tani ndonese eshte shume vone!
Ne kendej nga anet tona o Frok kemi nje shprehje ku themi :O Dudi o moj Dudi,ku ta ve une e ku pjerdh ti!
Po vertet..ne vend te pare si President IDIOT..i ketij vendi e mbante Bujar Mehmeti(Nishani)…Por Like Meta..si nga Skrapari qe eshte(Respekt per Skraparlinjte)dhe si gjithmone do te jete i pari..Ja ka marre vendin e pare Bujar kapterit…dhe Presidenti me idiot eshte Ilir Meta.