Basha nuk hartoi vetëm dosjen për “Shtëpinë e Verdhë”, zhduku dhe kasetën-provë për vrasjen nga serbët të 240 shqiptarëve në Krushë(VIDEO)

8 Nëntor 2020, 14:52Politika TEMA

Kreu i mazhorancës Edi Rama ka dy ditë që “ngacmon” Lulzim Bashën për dosjen që kishte përgatitur në favor të serbëve ku akuzoheshin luftëtarët e UÇK për krime lufte dhe për transplant organesh njerëzore.

Misioni faktmbledhës i Bashës dhe Argita Berishës përfundoi në dorën e Dick Marty-t, i cili e ngriti kërkesën për hetimin e këtyre “krimeve” në rang rezolute të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe ku Berisha kontribuoi me një votë pro saj.

Këtu bëhet fjalë dhe për “Shtëpinë e Verdhë” në Gurrë të Matit, ku sipas mjekut peruan me të cilin ishte Basha, kanë shkuar të maskuar për të gjetur fakte që implikonin ish komandantët dhe luftën e UÇK.

Pikërisht këto fakte Rama ia përmend  Bashës por dhe Berishës e Metës, duke i akuzuar se kanë punuar gjatë gjithë kohës kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe vetë shtetit të ri.

Por Lulzim Basha nuk ka qënë vetëm bashkëautori i misionit faktmbledhës për krimet e shqiptarëve kundër popullsisë serbe dhe entniteteve të tjera. Kreu i PD ka dhënë një kontribut direkt në zhdukjen e provave me zë dhe figurë që tregonin genocidin shtetëror serb në Kosovë.

Këtë e ka pohuar Milaim Bellanica një kameraman amator, që thotë se ka xhiruar 45 minuta filmime për masakrën e para më shumë se 22 viteve dhe pas luftës ia ka dorëzuar ish zëdhënësit të UNMIK. I cili është as më pak dhe as më shumë por kreu aktual i PD dhe kandidati për kryeministër, Lulzim Basha.

Bellanica ka rrëfyer edhe për dëshminë të cilën u ka dhënë BBC, vendimin për dorëzimin e incizimeve sfidat e marrëveshjes  si dhe ka treguar si dhe cilit politikan të tanishëm ja ka dorëzuar origjinalin e incizimeve.

Dëshmitari okularë ka treguar për keqpërdorimin e incizimeve se dhe personat që i kanë keqpërdorur dhe neglizhimin e prokurorisë e Shqipërisë në atë kohë.

Sipas tij, që atë ditë askush nuk ka dëgjuar për këto filmime, që mund të ishin përdorur në Hagë kundër kriminelëve të luftës, e ngjarjet do të kishin marrë një drejtim tjetër për hetimin e masakrave të kryera nga serbët në Kosovë.

Ndërkohë Lulzim Basha, kthehet në Shqipëri dhe me ndihmën e vajzës së Sali Berishës kreut të PD, Argita Berisha Malltezit, i futet politikës. Luli futet në politikë si askush tjetër, me 1 milionë euro pasuri.

Dhe në konferencën e shtypit, të parën pas një jave si Ministër i Transporteve, kur u pyet nga një gazetar për burimin e kësaj pasurise, apo nëse bënte fjalë për pasurinë e pritshme si ministër me tenderime, Basha iu përgjigj se kishte qënë funksionar i lartë i UNMIK. Në të vërtetë zëdhënës!

Ka dyshime në Kosovës dhe në Shqipëri se Basha për zhdukjen e këtyre filmimeve është shpërblyer fort dhe ky është dhe burimi më i madh i pasurisë së tij marramendëse si rrogtar. Qoftë dhe në funksion të OKB si zëdhënës i UNMIK.

Të interesuar për zhdukjen ose më e mira për futjen  në dorë të këtyre provave kanë qënë serbët, pasi nëse do të bëhej publike kjo kasetë ku jepeshin pamjet e maskrës e mbi 240 të pafajshmëve mes të cilëve fëmijë, në Krushë, nuk do hynte në syrin e askujt raporti i Dick Marty-t.

Deri më tani, me gjithë akuzat nga Kosova e Shqipëria, kreu i PD nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, mohuese ose pohuese

Kjo tragjedi në Krushë të Kosovës ka qënë e fiksuar në film, i cili po të shfaqej ditën e sotme do të kishte thyer të gjitha rekordet, pasi do të kishte zbardhur një krim makabër.

Bellanica, kameramani amator kishte filmuar për 45 minuta me radhë një nga masakrat më të përgjakshme kolektive të ndodhura që nga lufta e parë botërore ndaj njerëzve të pafajshëm, dhe që mbajnë për autorë trupat militare e paramilitare serbe, krim i realizuar në Kosovë.

Ai ka rrëfyer se, duke vënë jetën në rrezik kishte filmuar masakrën e Krushës në Kosovë 22 vite më parë, ku serbët vranë 240 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë pa kursyer askënd.

Ndërsa rrëfen ngjarjen e tmerrshme, ai thotë se filmimin e kishte ruajtur deri pas luftës, për t’ia dorëzuar më pas ish zëdhënësit të UNMIK, Lulzim Bashës. Bellanica deklaron me zë dhe me figurë faktin e tmerrshëm për kreun aktual të PD, duke thënë se i ka dorëzuar atij filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët.

Këto filmime, që nga ai moment nuk e kanë parë dritën e diellit dhe nuk është dëgjuar më për to. Madje dhe në Gjykatën e Hagës për krimet serbe të luftës nuk është folur fare për ekzistencën e një kasete të tillë me pamjet e tmerrshme të vrasjes së 240 shqiptarëve në Krushë të Kosovës.

Bellanicën e mundon fakti që ia dorëzoi me mirëbesim Lulzim Bashës pamjet e rralla, që do t’i ëndërronte çdo gazetar, jo më për një amator, që kishte rrezikuar jetën për t’i bërë ato filmime.

Këto pamje do të ishin dhe prova më e madhe që mund të përdorej në Gjykatën e Hagës ndaj kriminelëve serbë të luftës për genocidin e ushtruar në Krushë dhe në tërë Kosovën.

240 të vrarë, mes tyre fëmijë dhe gra që janë vrarë në mënyrë makabre do të kishin “kryqëzuar” shumë kriminelë, nëse nuk do të ishte zhdukur kaseta autentike e Bellanicës. Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët, sipas tij, është Lulzim Basha.

Basha nuk ka folur kurrë se ekzistonin këto pamje filmike, jo më të kishte treguar destinacionin e kasetës dhe faktin se pse s’janë bërë publike, megjithëse do kishte bërë shumë punë.

Dhe pasi Milaim Bellanica vendosi të mos heshtë më, duke treguar se kujt ia ka dorëzuar filmimet e maskrës së Krushës, Lulzim Basha nuk ka folur.

Por kur bën lidhjen mes deklaratës së Bellanicës dhe deklaratës së pasurisë prej 1 milionë euro të deklaruar nga Lulzim Basha më 2005 kur hyri në politikë, gjithkush mund ta mendojë se kush është burimi i këtyre parave.

Pasi nuk mund të besohet që një përkthyes në UNMIK të arrijë të fitojë në pak muaj punë 1 milionë euro për të hyrë i pasur në politikë, çka ngjall dyshime serioze se filmimet e masakrës serbe të Krushës në Kosovë janë konvertuar në para.

Që Basha nuk i ka dorëzuar tek misioni i OKB dhe as në Gjykatën e Hagës, kjo nuk ka diskutim, pasi do ishin përdorur në gjyqin ndaj Milosheviçit dhe kriminelëve serbë për t’i dënuar.

Lulzim Basha nuk ia ka dhënë as ndonjë mediaje të fuqishme botërore, të cilat janë në kërkim të këtyre ngjarjeve, që do të përbënte dhe kulmin e karrierës së tyre, pasi do ishin publikuar deri tani.

Që Lulzim Basha ti ketë mbajtur në arkivën e vet, me gjithë ato akuza, do t’i kishte dorëzuar publikisht filmimet dhe do të kishte dhënë ndonjë deklaratë në mbrojtje të vetes.

Tashmë që është vënë nën shënjestrën e Ramës që po i përmend të gjitha bëmat në Kosovë dhe kundër saj, ka ardhur koha që Basha të flasë për zhdukjen e filmimeve të Krushës në Kosovë kur serbët ekzekutuan 240 njerëz të pafajshëm. Të mohojë akuzat të paktën.

Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004, kur hyri në politikë:

-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)

-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro

-Apartament në Durrës, 33 mijë euro

-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë

-Apartament në Tiranë,  62 mijë USD/52 mijë euro

-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë

-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro

-Pikturë , 6500 euro

-Orë dore, 5200 euro

-Ore dore, 4500 euro

-Unazë diamanti, 11.500 euro

-Servis porcelani,  6800 euro

-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro

-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro

-Depozitë bankare, 81 mijë euro

Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD

Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro. /M.Nikaj-TemA

 

 

23 komente në “Basha nuk hartoi vetëm dosjen për “Shtëpinë e Verdhë”, zhduku dhe kasetën-provë për vrasjen nga serbët të 240 shqiptarëve në Krushë(VIDEO)”

  1. Kosovari realist says:

    Nuk ka asgje te re, keto i dime biles edhe me shume. Por, askush nuk do veproj. Edhe Rama e perdore per politike duke shfrytezuar gjyqin e Hashimit. Jeni plehra te gjithe. Por me plehra jane vete shqiptaret e kosoves qe i kane harru krimet e Serbise mbi popullin e tyre dhe i perdorin viktimat dhe perdhunimet e femrave te tyre per politike.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Gënjen Peruani
    gënjen Bellanica
    e dlirë është Lulja
    LuleMozë Llastica!
    .
    .
    .

  3. Socialist i vertete says:

    Rama i paska ruajtur per prag zgjedhjesh keto akuza. Me sa duket i paska hyre frika. Maskarenj te gjithe.

    1. demokrati i vertete says:

      S’eshte hera e pare. Keshtu kane vepruar dhe veprojne te dy palet me faktet dhe provat kur i kane, ose pretendojne se i kane. I perdorin sa here u duhen te diskreditojne njeri-tjetrin ne prag fushatash, por edhe ne situata te tjera te acaruara politike. Gjithsesi politika se eshte e tille, pos te tjerave ka merituar epitetin “kurve”. Por njerezve dhe te vertetes i intereson te dije se çfare ka bere, ben dhe duhet te beje, prokuroria ne keto raste. Nese gjerave nuk u shkohet deri ne fund, akuzat publike nga kushdo dhe per kedo qofshin, kthehen në thashetheme dhe e verteta nuk del kurre.

  4. anton says:

    Ku eshte SPAKU? E dija te korruptuar kete plehre, jashteqitje politike, por te kete vetem ora per gati 10 K € ne 2004, ku pagat e pensionet ishin sketerrre, kjo eshte e paimagjinueshme dhe e papranueshme. Aq shume i paska dhene puna e perkthuesit (se nuk eshte se ka ndonje nivel anglishteje)?
    E paimagjinueshme!!!

  5. TTT says:

    Dihet, ndermjetesja ne Beograd ka qene Argitovica

  6. Beni says:

    NEQOFTESE EKZISTON NDONJE GAZETAR ME AUTORITET E PATRIOT NGA ATA QE I SHKOJNE LULIT NE KONFERENCA SHTYPI DUHET TA PYRSIN PA PUSHIM SE KU E KA ÇUAR KETE VIDIO TE BELLANICES KAQ ME RENDESI PER POPULLIN KOSOVAR ? NQSE I SHMANGET PERGJIGJES SIÇ E KA ZAKON TA PYESI GAZETARI TJETER E KESHTU ME RADHE.AI NUK DUHET LEJUAR QE TI TRAJTOJE GAZETARET SI BUDALLENJ ME TE CILET DUHET TE TALLE LESHT SA HERE TI DOJE TRAPI.

  7. Beni says:

    NEQOFTESE EKZISTON NDONJE GAZETAR ME AUTORITET E PATRIOT NGA ATA QE I SHKOJNE LULIT NE KONFERENCA SHTYPI DUHET TA PYESIN PA PUSHIM SE KU E KA ÇUAR KETE VIDIO TE BELLANICES KAQ ME RENDESI PER POPULLIN KOSOVAR ? NQSE I SHMANGET PERGJIGJES SIÇ E KA ZAKON TA PYESI GAZETARI TJETER E KESHTU ME RADHE.AI NUK DUHET LEJUAR QE TI TRAJTOJE GAZETARET SI BUDALLENJ ME TE CILET DUHET TE TALLE LESHT SA HERE TI DOJE TRAPI.

    1. Populli says:

      Ku ka gazetar që ja të në gojë pse një kriminel si Sali sërbi ja fali partin një shërbëtori të vohël të sërbëve sii ky luli vocërr

  8. Ylberi, British Columbia Vancuver Canada says:

    Sot , dihet boterisht dhe nga te gjithe qe milioner ne nje kohe te shkurter , behesh vetem me tradheti , tregeti te zeze dhe lende narkotike dhe me vrasje , ose shkelje mbi kufoma ……rruge tjeter ska , prdikime se gjasme punova ne Kosove kamarjer , dhe bera kete dhe bera ete nuk bindin as te miturit ……po ta germoshe Bashen nga nje drejtesi e pavarur dhe e pafrikshme do te shikoni qe ky njeri i paskrupull eshte mare me te gjitha ……po kush ta hetoje dhe gjykoje ama gjykatesi Sallaku ??? Mos e fol ate fjal …
    Bile keshtu shpjegohet pse vonon kaq shume drejtesia e re te bej detyren ne baze te standarteve qe u kane vene , jo nje rec , por as 100 nuk do ti perballojne dot ndeshkimet , kete s’harijen te kuptojne dot partneret tane , masivitetin e korupsionit , ke te zeshe e ke e leshe , ne cdo drejtim ama si majtas por dhe djathtas . Beni nje pyetje vetes dhe jepjani pergjigjen po vetes , ke te denosh me perpara ???????
    Ne Shqiperi kot presin dhe predikojne disa , kurre ama kurre ska per tu zbatuar sic duhet ligji sado presion te madh te ushtrohet nga lartneret tane europiane dhe jo vetem ……….eshte si puna e kancerit kur ka bere metastasi , ke pjese ose organ te shpetosh ………asnje …fatkeqesisht ….

  9. ????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    BASHA, PARA DREJTËSISË .
    TRADHËTAR I KOMBIT .

  10. Sali Trimi says:

    Ju shqiptaret kokelesh e akuzoni pa te drejte Bashen.
    Basha ishte nje djale ri dhe ne ate kohe nuk kuptonte mire nga keto pune. Ai thjeshte ishte nje perkethyes dhe nuk kish pervoje ne agjenturat e huaja.
    E verteta eshte se vertet Bellanica ja dha kaseten. Basha si njeri i ri dhe i ndershem beri punen e tij per te verteten e paster dhe jo per te verteten qe pretendon Bellanica. Basha kur pa videon vertet qe pa njerez te vrare me gurmazet te nxjerre ne toke dhe syte te plasur nga objekte te forta. Nga keto fotografi nuk dilte se cishin te vraret dhe pse ishin vrare. Per hir te se vertetes, aty kishte dhe ushtare serbe qe raportonin ne komanden e ushtrise serbe. Te gjithe e dine se Basha nuk kupton Serbisht. Per te mesuar te verteten ai ja dha kaseten kolegut serb dhe ju lut qe ta lante ate. Mbas 2-3 oresh kolegu serb i tha qe ushtaret raportonin se kishin vrare terrioristet qe kishin sulmuar popullsine civile te Krushkes. Ne kete rast Basha nuk kish cte bente. Ai i tha kolegut te tij serb qe meqe kjo eshte e tere e verteta, ai nuk kish cte raportonte. Thjeshte ja la kaseten kolegut serb.
    Kjo eshte e tere e verteta.Thashethemet qe Argita di serbisht dhe eshte ajo qe i tha Bashes se kaseta nuk kishte gje me vlere, eshte thjeshte spekullim.
    Per pasurite etj, ju thjeshte keni inat te pasurit. Ju morracak!

    1. Orest Dalani says:

      Sa bole je ore Sali trimi , shume te zgjuar te paska bere jot eme kurva , ne vend ta conte kaseten ne prokurori per verifikim dhe analiza , dhe nga ajo kasete do shkonin brenda ai qe meritonte , tani shkojne per hetim te tjere sepse Basha yt e dhe te serbet dhe sigurisht shekembimi u be me milionin qe doli papritur ne llogarite e Bashes .
      Ti do qire robt ku ti keshe , o plere duhet te te shkerdhenin ty motren dhe mamane serbet dhe tu prisnin germazin qe te kuptoje krimin , po ti me sa duket perpara parase dhe pasurise e fal motren , mamane dhe kedo ….tipik plere

      1. Vellai i Dalanit says:

        I dashur Orest Dalani:
        Te tera ato qe thua jane te verteta per Sali Trimin e vertete dhe jo per mua. Me vjen keq te te them se une si Sali Trimi them ato qe mendon Saliu i vertete dhe jo une.
        Po te thelloheshe pak do kuptoje se ato qe shkruaj jane sarkazme per te diskredituar Bashen qe nuk spjegon se cka ndodhur.. Qe te kuptosh qe ketu behet fjale per sarkazem, vetem po te spjegoj piken e pare:
        1-Nuk mund te justifikohet spiunlleku ndaj kombit tend me faktin qe je i ri. Ajo qe them une se Basha ishte i ri dhe nuk kuptonte keto pune, jane sebepe se si Saliu i vertete do munduhet te justifikoje Bashen e vertete qe u be spiun. Njelloj si Saliu qe u be ne rini spiun edhe Basha u be ne rini spiun i Serbit……
        .
        .
        .
        Ne kete forme duhet ta lexosh shkrimin. Me behet qejfi qe e kupton drejte se cduhet te bente Basha me kaseten dhe jo tja jepte Millosheviqit. Po keshtu ai duhej te kuptonte se femijet me gurmaze te care nuk mund te ishin terroriste. Me vjen keq qe ti nuk e ke kapur kete detaj…Eshte nje keqekuptim i vertete se si vellai injorant vrau vellane me shkolle…Besoj se me kupton. Sidoqofte faleminderit edhe per te sharat se ato nuk jane per mua por per shoket e Saliut dhe Bashes.

  11. Roberto says:

    Nuk kuptoj akoma se c’fare pret kjo gjykata “kaq e drejte” e Hages?? Dick Marty bashke me KURVEN E NDYRE CARLA DEL PONTE jane shkaktaret e deformimit te realitetit kriminal nga Serbet ne Kosove por jo vetem. Sali Berisha nje KRIMINEL ME DAMKE FAMILJARISHT,Lulezim Basha nje vegel qorre e tij i cili ka sherbyer ne Kosove ne ate kohe. Nuk e di se cfare prova te tjera duhen qe Prokuroria Shqiptare por edhe ajo e Kosoves te marrin ne pandehur plehrat e kombit,tradhetaret dhe spiunet e UDB ne Shqiperi apo Kosove. Per keto flisni,kjo ka shume rendesi. Provat jane.

  12. Taipi says:

    KY FOTOGRAFI NUK E BENTE DOTE KOPJO APO TALL BYTHEN ME NE

  13. Konjak says:

    Problem , per ate pjese te shoqerise shqipetare qe jetojne midis ketyre gjysem te vdekurish !. Kufomat , nese nuk izolohen , jane nje rrezik i pa imagjinushem , zhdukin nje shoqeri te tere !.

  14. Shenjestra says:

    Gazetari Bellanica ka bere nje gabim te madh,ai te kishte bere dy kaseta,nje ta mbante dhe nje t’ja dorezonte Lulzim Bashes siç ja dorezoi.Megjitheate Basha duhet te thirret nga gjykata,pasi ai ka qene punonjes dhe prekthyes i UMNIK.Bota, apo me mire Amerika,ka hetues shume te zot qe e zbulojn te verteten e implikimit te Lulzim Bashes dhe te Sali Berishes ne sherbim te kriminelve te medhenj te Serbis.Mbi ta rendojne krime makabre.Ata din shume gjera.

  15. Lul basha says:

    Thuhet se Bellanica ka bere regjistrimin dhe kaseten ja ka dorezuar Lulit. Beni nje emision, me ze e figure, ku njerzit te shikojne e degjojne keto fakte. Apo TV nuk u mjafton koha per kete ceshtje?

  16. mirel says:

    Cili qenka ky koqe gazetari Ballanica qe i paska dhene ne mirbesim nje çunaku 18 vjeçar qe punonte si perkthyes ne UMNIK te jepte kete video?
    Vetem nje leshko mund ta bej kete, ose me e mundshmja eshte qe Ballanica genjen!

  17. shqip says:

    Jam i prirur të besoj që është kështu. Por nuk mund të pranoj të na bëjnë lolo sikur po ngjet gjyqi I Nurembergut. Që kur ka dalë në skenë emri i Sali Bishës, Lyl Bashes, e Ilir Metës, kemi dëgjuar nga më të thjeshtat e deri te më të pa besueshmet. Rezultati Zero, me Z të madhe. E kujt I duhen këto artikuj “bombë”? Jo po prisni sa të krijohen Spak, Bkh, leshi dhe preshi. Të dëgjosh Ngjelën duket sikur këtu do kalohen në giotine gjithë kasa politike. Pirdh, pirdh se lirohesh. Këtu asnjë krim nuk është dënuar. I vetmi krim që mori dënim ka ndodhur jashtë kufijve shqiptare, në Francë. Në Tiranë vetëm sa grine sallate turke. Ai tjetri i nxori faktet lakuriq, që presidenti shet nënshtetësinë dhe bën para, dhe ja ku jemi. U harrua. Tani do shtyjmë ca kohe me kasetën. Po mire mo, me 600000 usd të lobimit ç’u bë? Apo iku ajo punë. Po me Çezin, apo kaluan zgjedhjet? Po me tokat në Porto Romano, apo nuk janë në rendin e ditës? Pirdhuni me gjithë analiste, e me gjithë analeshë. Merruni me Trapin e me Bidonin per zgjedhjet në Amerikë. Asnjë km në botën e qytetëruar nuk do merrej me deklarime të tilla. Jo se nuk është I informuar, por nuk ta lejon pozita dhe ligji. Me kaq gjëra sa dëgjojmë për Bashen, ky as roje nuk do qëndronte në Shqup. Ndërsa një pjesë e shqipfolesve presin ta kurorëzojnë km të rep se bananes të Shqipërisë. Çfarë të kemi bere vallë që jemi të dënuar në këtë mënyrë???

  18. goni says:

    Te mos harrojme qe Basha jo vetem ka punuar per Unmikun po e shoqja eshte e bija e financierit te VEfa, kompanise piramidale. Prandaj te tre femijet u shkolluan ne hollande dhe vajza e re me rroge studenti bleu shtepi 230 mije euro.
    Po edhe sikur ti mbledhesh te gjitha rrogat, nuk shpjegohen 1 milion euro se duhen te pakten 10 vjet rroge e pataksuar. Per me teper per nnje cift qe jetonte me unaza diamanti 11 euroshe dhe pjata 6500 eurosh. Cili person qe ka 1 milion euro ne banke dhe pas Unmikut jeton me rrogen e gruas blen pjata per 6000 euro? Multimilionat e Xhaferit te vjedhur nga VEfa? pervec ndonje dallavere tjeter.
    Nuk e di me se merret Instituti i verifikimit te pasurive, duket sikur eshte vene aty per te legjitimuar pasurite e paligjshme, majton ta deklarosh edhe pasurine me te habitshme, dhe merr vlere ligjore. Ku eshte pare kjo???

  19. Labi says:

    Pasi i rrujti trapin Sales duke e akuzuar pervrasjen e Hajdarit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, pasi i hengri mune Ilirit me gjoja Skandalin e pasaportave ,tani plaku Mero ,i qenka turr Bashes me akuza kalamajsh qe te bejne peer te qeshur ,perveç se pompojne Injorantet ketu qe turren si kope pa vene trurin ne pune fare .
    Po fundi kete synon edhe plaku Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje