Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen Partizani, Kukësi dhe Teuta. Dy takime shkojnë në shtesë

12 Nëntor 2020, 15:39Sport TEMA

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Në katër sfidat e para nuk ka pasur surpriza ku skuadrat e Kategorisë Superiore kanë arritur që të kualifikohen për në raudin e çerekfinaleve.

Partizani arriti që të mposhtë ekipin e Apolonisë me rezultatin e ngushtë me 1-0.

Autori i vetëm i golit për djemtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja ishte sulmuesi Braun, që shënoi një gol pas një asisti spektakolar të Jurgen Bardhit.

Ndërkohë, Teuta ka mposhtur lehtësisht dhe me reuzltat të thellë ekipin e Kastriotit.

“Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin e thellë 5-0.

Kukësi u kualifikua me përmbysje në duelin kundër Besës së Kavajës.

Vedhezinjtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, por në 45- minutat e dyta verilindorët përmbysën gjithçka, duke shkuar për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Kujtojmë që në këtë përballje Kukësi u drejtuar nga zv.trajneri Rahmnan Hallaçi, pasi Skënder Gega është karantinuar në shtëpi duke qenë se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tirana-Korabi dhe Bylis-Dinamo janë mbyllur në barazime në kohën e rregullt.

Kualifikimi për këto ekipe do të vendoset pas 30 minutash lojë. (TemA)

REZULTATET E KUPËS SË SHQIPERISË

Teuta-Kastrioti 5-0

Kukësi-Besa 2-1

Partizani-Apolonia 1-0

Kukësi-Besa 2-1

Skënderbeu-Pogradeci 3-0

Tirana-Korabi 0-0

Bylis-Dinamo 1-1

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje