Nevil Dede është prezantuar sot si trajneri ri i Tiranës që do udhëheqë bardheblutë për sezonin e ri futbollistik.
Një ish lojtarë dhe trajner i kësaj skuadre më herët, Dede është rikthyer të drejtojë kampionët e Shqipërisë pas shkarkimit që iu bë Emanuel Egobos pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Korabit.
Një shkarkim për Egbon që është cilësuar si një pabesi e presidentit Refik Halili, i cili është akzuar ashpër në rrjetet sociale nga tifozët bardheblu.
Edhe vetë ish trajneri Egbo e pohoi se shkarkimi i tij ishte i planifkuar, duke deklaruar se mezor po prisnin që të pësonte humbjen e parë.
Në prezantimin e tij trajneri i ri Dede e komentoi kështu largimin e Egbos:
“Është një marrëdhënie kontraktuale, çdo trajner mundohet të japë më të mirën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai ka të drejtë apo bën gabim. Marrëdhëniet kështu janë”, u shpreh Dede i cili më pas foli dhe për objektivin që ka në krye të stolit të Tiranës.
“Objektivi është që Tirana të dalë kampion. Të harrojmë që kemi dalë kampion, por duhet të dalim sërish. Objektivi për kampion është e shkruar në ADN.
Kemi një punë shumë të madhe përpara, por derisa unë pranoj të drejtoj Tiranën, kjo është e treta e vërteta. Grupi është aty. Unë kam ardhur në një shtëpi ku bazat janë të forta. Unë po futem këtu dhe falënderoj stafin që ka qenë.
Por, profesioni i trajnerit ky është. Në çdo klub të botës, ka një fillim, ka edhe një mbarim. E rëndësishme është që Tirana të jetë në mendësinë e saj. Klima është e duhur. Unë s’e mohoj dot faktin që stema e madhe bën që çdo të zjerë. Nëse rezultatet janë pozitive, gjithçka sfumohet”, tha Dede. (TemA)