VIDEO/ “Dosjet e UÇK”, reagon Rama: S’jam unë që akuzoj Lulzim Bashën, por heshtja e tij e ka kthyer në të akuzuar. Të sqarojë publikun pse dëshimtarët i kërkojnë atij hesap

17 Nëntor 2020, 10:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, duke deklaruar se nuk është ai që akuzon Lulzim Bashën për UÇK, por është heshtja e tij, shmangja nga ballafaqimi, sharjet në vend të shpjegimeve, që e kanë kthyer Lulëzimin në të akuzuar!

Rama thotë se atij i takon vetëm një rol: të kërkojë nga Lulzim Basha ti sqarojë publikut kush është ai në këtë mes dhe pse i kërkojnë atij dëshmitarët hesap

Postimi i Ramës:

Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.(TemA)

6 komente në “VIDEO/ “Dosjet e UÇK”, reagon Rama: S’jam unë që akuzoj Lulzim Bashën, por heshtja e tij e ka kthyer në të akuzuar. Të sqarojë publikun pse dëshimtarët i kërkojnë atij hesap”

  1. Sal babai says:

    …prit se aty do dal. Hahaha…

  2. Artan says:

    Po pse do merret ai me ca dëshmitarë lapanjoze politike që ndryshojnë qëndrimin brenda natës ? Po ti ishte Edi Rama që akuzohej si do vepronte , do i kthente përgjigje çdo njërit që shpif ?? Mos u merrni me budalliqe për kapital politik . Personi ka gënjyer dhe vetë Dashamir Peza e ka thënë që kasetën e mori BBC . Se pse ka gënjyer është tjetër çështje. Mund ta ketë lënë mendja, mund të ketë inat personal me Bashën , mund të jetë simpatizant i PS (siç është Batoni) ose mund të jetë i blerë nga PS për arsye politike në prag zgjedhjesh. Ka shumë arsye po nuk do merret Basha ti sqarojë .

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Variantin se “kjo është shpifje” Basha e ka mësuar nga babai Sali Berisha.Se edhe kur Berishës i nxorën vidion e Hysen Shoshorit,e mohoi dhe tha se është shpifje e sajuar nga PS dhe komunistët.
    Kështu që mos prisni transparencë nga Basha.
    Vetëm populli ka në dorë ta shporrë këtë agjent sërbo-rus!

  4. keqardhje says:

    Artan, edhe ti je pa shtylle kurrizore; ata qe i kerkojne Lulezim Bashes te zbardhe videon apo ditarin, jane njerezit qe kane derdhur gjak dhe Lulezimi ka diçka ne kurriz qe i shmanget debatit apo ballafaqimit. Pse nuk u prononcua ai mbreme ne emisionin e Eni vasilit te dilte dhe ti kundershtonte, por nje fare mercenari bashibozuke, Balliu hidhej nga nje dege ne tjetren apo nje fare Habilekaj, njeri pa bosht fare njerezor dhe bajat mermeriste duke i ofenduar ata qe u ishin vrare njerezit, ky idiot i pa shpirt. Ishin ata tere edukate e miresjellje se te ishte ndonje tjeter me lesh ne hunde do ta kerkonte Habileken ti thyente brinjet maskarait. Atyre u jane vrare njerezit dhe mbledhur trupat me lopate, Habilekaj thoshte broçkulla. Gazetari idiote apo Balliu qe s’i mbyllej buçja dhe ty pjese e suites kriminale qe s’kursyet gje per interesat tuaja. Lulezim Basha te dilte tu pergjigje, dhe mos harro; keta kosovare te ndershem, patriot, te masakruar nga serbi, kerkoni te zbardhej çeshtja dhe ju maskarenj ti denoni akoma. Ai flet vete direkt, ai flet me video duke treguar masakren, ai ankohet se Lulezim Basha ja ka marre videon, ju te pa meshirshem njerezor e shpirterisht, flisni me munde, mundet, mundet Ju kerkoni shpagimin me duket se rruge tjeter s’ka me me njerez te tille bastarde e te pa shpirt. Por Basha nje dite do ti pergjigjet ketyre se pastaj do marri pergjigjen e tyre shqiptarçe. Boll i dhunoi dhe shkaterroi serbi, tani ngelet ju dordolecet e lirise dhe demokracise, ju paçavuret e mbeturinat e nje shoqeri qe po e çfrytezoni nz emer te saj.

  5. Veritas says:

    @Artan

    Atehere pse nuk reagon ligjerisht Basha duke e hedhur ne gjygj per shpifje?
    Ligjin e ka ne anen e vet nese eshte kshu sic thua ti.

    Plus si mund te qendrosh kaq i qet sac qendron Basha kur akuzat jane kaq te renda, qoft dhe te reme biles aq me keq do reagonte nje person vertet i pafajshem!!

    Mesa shof ju te PDes e keni fare te lehte te krijoni skema dhe filmacione dhe te viktimizoheni sa here akuzoheni per dicka, ja keni marre doren duke patur parasysh dhe skemen e babales ku ju ishit autori dhe jo i akuzuari!!

  6. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Me the,te thashe,
    lart,poste,llafe grash,thote populli.
    T’ju referohemi fakteve:
    Lulja nuk njihet per virgjereshe.
    Fakt eshte,ne Krushe te madhe ka ndodhur nje masaker.
    Fakt eshte qe personi ne fjale eshte autori i nje filmimi horror,
    me permasa tragjike.
    Fakt eshte qe personi ne fjale ka dekada qe perserit te njejtin version.
    Fakt eshte qe,ka edhe persona te tjere si antropologu peruan,
    me emer dhe mbiemer,qe deshmon per veprimtarine kolaboracioniste
    te Lulezim B.
    Fakt eshte,qe Lulja duhet te shprehet me gjuhene fakteve,te argumentoj,
    te pranoj ballafaqimin,perndryshe verteton faktin qe ai eshte fajtor.
    Politike andej,politike ketej,besueshmeria e Bashes,
    eshte zero,e perseris,zero.
    Duhen hapur letrat,n.q.s.edhe socialistve me gjithe mend u intereson,
    kush eshte lulezim B.
    Te dokumentuar:
    Cfare universiteti ka perfunduar ,kur dhe ku.
    vertetimin nga ana e universitetit.
    Cfare detyre ka pasur ne kuader te UNMIK-ut.
    Te detajuar dhe dokumentuar.
    Nga i polli milionat,kur hyri ne politik,
    te dokumentuara.
    ka aq shume pse ne biografine e ketij personi,
    sa dhe rere ne dete.
    Ky perso eshte personifikimi i enigmes.
    Po e mbyll me pyetjen:
    Cili jeni ju Zoti Basha ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje