PADIA E PLOTE/ Privatizimi i kompleksit Partizani: Kallëzohet penalisht në SPAK, Sali Berisha, Arben Imami dhe dhëndri i Berishës

24 Nëntor 2020, 15:15Politika TEMA

Kreu Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, që e disponon Top Channel,  për privatizimin e kompleksit Partizani e denoncuar që tetë vite më parë nga socialistët,  si një aferë e pastër korruptive e qeverisë Berisha.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.  Taulant Balla shpjegon përse tani ky kallëzim në SPAK.

“Fjala e dhënë nuk shkelet kurrë dhe qytetarëve shqiptarë qytetarëve të Tiranës prej vitit 2012 i kishim premtuar që çështjen e transferimit tek disa ish pronarë të cilët sipas vlerësimeve tona kanë problematika të lidhura me ligjin dhe falsifikimin e dokumentave zyrtare dhe përfshirjen e familjes Berisha të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi por të elementëve të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm si vepra penale prej vitit 2012 e kemi ndjekur këtë çështje por këtë moment janë vërtetuar  të gjitha dyshimet tona sa kohë në një kompleks prej 17 kullash rezulton tashmë të jetë pronar i më shumë se 35% të vlerës të kësaj prone Jamarbër Malltezi tashmë i vërtetuar me shkresa e  dokumente zyrtare ne Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve”.

Në këtë kallëzim thuhet:

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, konstatohet se i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm që bëhet përfaqësues  ligjor për të gjithë ish pronarët pronarët, por bëhet edhe garantues i marrëdhënies finale të përfitimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të  realizimit të veprës. 

Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që ti japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqe”.

Për të ilustruar këtë skandal të denoncuar tashmë në SPAK zoti Balla jep këto dy shifra.

“Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”. 

PADIA E PLOTE: KALLEZIM-PENAL-KOMPLEKSI-PARTIZANI

28 komente në “PADIA E PLOTE/ Privatizimi i kompleksit Partizani: Kallëzohet penalisht në SPAK, Sali Berisha, Arben Imami dhe dhëndri i Berishës”

  1. TONI says:

    Shume mire…kur te vijne ata juve e keshtu pastrohen hajdutet…..

    1. Eri says:

      Tani per tani SPAK eshte i zene me ata 10 mije lekshat e vjeter.Me vjedhjet dhe korrupsionet e Berishes Bashes Likes dhe Rames te shikojme pas mandatit tjeter.Keshtu derrkuci Balla??

  2. Ns mbushet mendjen me spak says:

    E hengren edhe keta si ai qytetari qe i dha policit 10 mije lek

  3. kujtimi says:

    Po privatizimin e 4 HEC perse nuk e padisni ne spak ore zoti balla, dhe me keq akoma parate u perdoren per fushaten zgjedhore dhe per te mbushur xhepat e hajduteve, dule filluar me salen e vazhduar me hajdutet e tjere te pd.

  4. vlora says:

    Taulant eshte fushate.Populli nuk eshte budalla sic mundoheni ta paraqisni juve.Ku ishit gati 8 vjet ne pushtet e u kujtuat tani?Lerini perallat

  5. Arjan says:

    Po per kinostudion e Sandrit kur do ta dorezoni kallzimin ?

  6. Po te jete per spakun apo kakspakun qe flen gjume kjo ceshtje eshte mbull me kohe spaku ja rrun bishtin

  7. Arjan says:

    Keta jane veprime pa asnje lloj impakti ne publik pasi te gjithe e dime qe ne prag zgjedhjesh keshtu ndodh. Soj soj akuzash e maskaralleqesh qe te gjithe i dime e gjasme cohen ne gjykate, apo ne kete te rene qe nuk e ka emrin te njejte me ate qe duhet te bente. Me te mbaruar zgjedhjet te gjitha qetesohen e keshtu deri ne zgjedhjet e tjera. Edi Rama nderro njerezit se keta do ta cojne ne plehra autoritetin dhe pasionin qe ke per te bere Shqiperine nje nuse te vertete

  8. ..... says:

    Eshte bere spaku VK
    Nga nje padi koti dite per dite sa per sy e faqe. Paradite padi ne darke marin njeri tjetrin ne tel e qeshin
    Dhe populli me kot shikon zihet ne kafene per politike e vete voton perseri ata.
    Besoj ja kemi kaluar edhe Zimbabues
    Shohim rilindjen e ka..it me padi per te genjyer kete popull idiot te evropes
    1- Po te donin numrat i kishin dhe nuk na vinin Ilirin president
    2- Mblodhen komisionin per shkarkim hengren e pine leket e popullit per oret jashte orarit
    3- Nuk e shkarkuan por e qortuan.
    4- U bene si balli kombetar do bejme kete e do bejme ate e bota qesh e evropa tallet
    Vend koti qe po katandiset si mos me keq

  9. K says:

    2 muaj para zgjedhjeve ? Na hongsh mutin.

  10. fariu says:

    Keto privatizime, kuptohet si jane bere dhe duhet ndjekur e gjithe procedura, nga kethimit te tokes, saligjore ka qene, perse dhendri i ish/kryeministrit, dhe me pas procedura e vleresimit dhe privatizimit, kush i ka leshuar urdherat per privatizim te klubit Partizani kur ai ishte nje sh.a. etj, etj.
    Por duhen pare edhe disa abuzime me ALUIZNIN. Shkoni njehere ne Lalez Shen-Pjeter, shikoni ne krahun e djathte te rruges pa shkuar ne Shen-Pjeter, do shifni disa ndertesa koti me blloqe (tamam kasolle te pa suvatuara e te braktisura), qe jane bere ne vitin 2013, jane bere ne vije te drejte paralel me rrugen, mos jane bere sa per ti kapur fotografimi ajror dhe te kene te drejten e legalizimit, apoi jane legalizuar?

  11. Mario says:

    Show parazgjedhor. Nuk majfruan 8 vjet per kte denoncim por u priten te vinin zgjedhjet. Fuck u Balla

  12. Jim says:

    SPAK une keto te meret jo me 10 mije lekeshat qe u jepen policeve turp i zotit Merreni te pandehur Zhemal Gjunkshin qe per firmen mori postin e shefit te shtabit te pergjithshem

  13. Vjola says:

    Ju lumte Balla Encinitas perpara……le te Lenin qe te mos i lini te Martin fryme deri sa ti sekuestrohet qindarka e fundit .

  14. K says:

    Nje specialist ne artikullin e tij shkruan:

    Eksperienca jonë
    mbi konçesionet e pasurive natyrore dhe ndërmarrjet tek të huajit, apo shitja që u bë nga banda
    qeveritare e hajdutëve PD+LSI e 4 HEC-eve fitimprurës, Bistrica-1, 2, Ulëza dhe Shkopeti, etj.,
    me çmime qesharake për qëllime elektorale dhe për të mbushur xhepat e tyre, kompanisë turke
    Kurum, ka dështuar plotësisht dhe ka sjell dëme të pa riparueshme në ekonomi dhe në jetën
    sociale të popullsisë. Kompanitë e huaja jo vetëm nuk sjellin thasë me para për të investuar apo
    eksperiencë ose teknologji të reja për të rritur prodhimin, që ne “budallenjtë” nuk i kemi njohur.
    Ata vijnë, pasurohen, nuk paguajnë detyrimet, dhe pastaj mendohen mirë n.q.se mund të bëjnë
    ndonjë investim minimal apo jo. Ky është realiteti i hidhur dhe këto janë rezultatet. Edhe sikur
    paratë nga shitja e tyre të shkonin për ekonominë nuk mjaftonin, sepse ajo do investime prapë
    dhe po i shitëm të tëra çdo bëjmë për më tej? Nuk shitet pula sepse ajo bënë vezë gjithmonë. Kjo
    mënyrë qeverisje që fal pasuritë natyrore konçesionarëve hajdut apo shet veprat dhe pasuritë
    publike fitimprurëse, gjoja për të zhvilluar ekonominë, ka në themel vetëm korrupsionin.

  15. Shenjestra says:

    Ama edhe Balla paska gjetur xhami ku te falet.SPAK-u eshte dhe drejtohet nga Sali Berisha,ai mendon se do t’a zgjidh SPAK-u.Jo more Balla jo,nuk e gjen gje as Salin as dhenderrin e tij,se e mbron kryetari KRAJA qe eshte byth e brek me Salin.Mos u mundo kot.Ti do t’a hash,do te quajn shpifes.

  16. Boston says:

    Te kenaqur per kete veprim….une e kuptoj se tani u krijua SPAK me ne krye USA se me pare ishte gjykata e Saliut apo e Ilir hajdutit…
    Me mire vone se kurre, e drejta vonon por nuk haron. Hajde me kembe te mbare per te gjithe hajdutet e pasurise se popullit

  17. Predatori says:

    SPAK do ta zvarrisë pak këtë çështje, sepse për momentin është duke u marr me ca çështje shumë më të rëndësishme si ajo puna e qytetarit me policin me korrupsion 1.000 Lek. E kuptoni dhe vetë ndryshimin midis 21 milion € dhe 1.000 Lek.

  18. Ard says:

    Po per SHQUP-in dhe ambjente te tjera ne rrethe, qe jane kthyer ne zyra te PD do ket ndonjihere drejtesi .

  19. lini says:

    Mire ua bejne, Jeni ne mes te vjedhjeve te perditeshme:Stadiumi,teatri, kulla te sahati,unaza , inceneratoret, koncesionet, PPP=te dhe vetem flisni asnje perpjekje per te cuar kryehajdutin perpara ligjit.

  20. Skrapari says:

    Po si nuk shkruajtét njê herê ju tê Temés se si dhe pse u zgjodh ky kêlyshi i saliut nê krye tê spak?! Po si ka mundêsi o Tema qé ka kaq dité e muaj qê Ked êshtë kthyer nê vegël tê saliut dhe metés duke sabotuat dhe kapur organet kryesor né drejtêsi si gjykatén kushtetuese etj dhe ju heshtni ?! Apo m.q.s rama dêshtoi pér té kapur kêto gjykata, mé mirê tê jenê si ishin nê dorê tê saliut dhe mutês se sa tê pa varura !.

  21. lefteri says:

    Me SPAK un e Arben Krajes keta behen 1000 vjec
    ai eshte total nene thundren e berishes dhe metes, nuk e di po kete majmun
    duhet njxjerre zvarre nga zyra, merr dhe denon nje njeri per 10 mije lek
    dhe lejon shkelzen berishen dhe berishet te grabisin prona miliona euro
    ja ky eshte SPAK qe pritet

  22. Me mire ne SHQUP , atje ja u tregon kryetari ne mbledhjen organizates , do t’i beje per uje te ftohte , qe mos e perseritin me , dmth kur te vine ne pushtet mos e privatizojne me kompleksin “Partizani” , po ndonje kompleks tjeter !

  23. Besi says:

    Edi Rama po nuk dhate sinjale konkrete se Shteti po funksionon seriozisht me 25 prill voten ja jap Rudina Hajdarit!!!! Na lodhet, na e nxite shpirtin me padrejtesite ne Shqiperi. E di ti qe keto horra kane “ble”, zhvat gjithe tokat ne Dajt, ne Lunder, Ne Sauk, ne Ksamil, ne Dhermi, Palase etj. etj.. I dini se zaptusit jane 3 te Saliut dhe 1 i joti. Ose shporrini keto gjakpires ose si une e kane nder medn me mijera ne Shqiperi qe te braktisin dhe ty. O sot o kurre!!!!!

  24. Arbeni says:

    Shum mir, ligji te veproje, nese kane marre gjene e huaj te ndiqen penalisht dhe te denohen.

  25. ilir says:

    Edi Rama ne fushat elektorale u betua qe sa te fitonte do te shkonte ne Firence e do kontrollonte pronat se te kujt ishin.
    Pse se beri? Pse se mbajti fjalen?
    Ato prona qytetaret shqiptar ja kishin shitur nje her Italis dhekishin mar parate.Ne Hipotek ato ishin prona te shtetit te mara me Demshperblimet e Luftes te paguara nga Italia sipas marveshjes.
    Si u ben perseri pronar keta ?Kush fallcifikoi dokumentat.’
    Dhe ketu nuk behet fjal vetem per klubin partizani qe ishte 10000m2 por per nje siperfaqe nga Lana mbrapa ish uzines Enver qe dikur ishte oficin e FIAT dhe deri ne Laprake qe ishin ndertimet e bera per strehimin e Oficerve Italian.
    Te gjith ata qe rimoren pronat ne kete siperfaqe. fallcifikuan dokumentat!

  26. Patriot says:

    Shume mire, te lumte, te shikojme me tutje si do vene punet

  27. xhoxhi says:

    Tani SPAKU do ti arestojë dhe do ti dënojë!Kemi 30 vjet që çfarë nuk është thënë dhe shkruar për këta njerëz dhe ata vazhdojnë të sfidojnë drejtësinë duke akuzuar të tjerët si hajdutë dhe kriminelë.Do i vijë ndonjëherë fundi këtyre pashallarëve që të flemë rehat?Unë them se jo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje