Sali Lushaj ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Panorama, ku flet për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ai i qendron ende besnik Sali Berishës dhe thotë se ai nuk ka pse të përzihet fare me këtë vrasje, ndërkohë që rrëfen dhe miqësinë me Izet Haxhinë.
Prej disa ditësh ka nisur rigjykimi i dosjes “Hajdari”, me kërkesë të Izet Haxhisë, i cili kërkon që të thirren për të dëshmuar në gjyq disa persona, mes të cilëve edhe ish-Presidenti Sali Berisha. Si e shihni rigjykimin e kësaj çështjeje dhe ç’do të thonë për ju emrat e personave që do të thirren si dëshmitarë?
Kjo është një farsë. Një çështje e ngritur qëllimisht në këtë situatë politike. Për mendimin tim gjithçka është bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen. Asgjë tjetër. Ky gjyq ka përfunduar. Ky gjyq nuk ka lidhje fare me Izetin.
Sipas jush, pse e ka bërë këtë kërkesë Izet Haxhia?
Vetëm ai e di. Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Izeti mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër. Ditën e vrasjes, deri nga ora 13:00 kam qenë me Izetin. Më pas jam takuar me të, të nesërmen. Kemi qëndruar për një muaj pas ngjarjes bashkë në një shtëpi.
Çfarë ju thoshte gjatë kohës që qëndronit bashkë në një shtëpi?
Asgjë. Nuk më jepte të kuptoja asgjë. As që është në dijeni të diçkaje, asgjë. Absolutisht.
Po pas një muaji që qëndruat bashkë, keni pasur më kontakte, keni biseduar?
Jo. Atë ditë që është larguar nga unë, ka ikur në Tropojë. Kemi qenë 3-4 vetë që rrinim bashkë në një shtëpi. Nuk jam takuar më me Izetin.
Si i keni pasur marrëdhëniet me Izetin para se të ndodhte vrasja e Azem Hajdarit?
Shumë të mira. Me Izetin, me vëllezërit. Unë i kam fqinj. Shkojmë për çdo gjë, për raste vdekjesh, dasmash. Për gjithçka jemi bashkë.
Ju keni qenë një ndër personat e fundit që e keni takuar Azem Hajdarin para se të vritej. Si e kujtoni atë moment? A mendoni se do ketë diçka të re nga thirrja e Berishës për të dëshmuar?
Absolutisht zotin Berisha nuk kanë përse ta thërrasin. Kjo është e kotë. Zoti Berisha nuk ka pasur asnjë kontakt në atë kohë me Azemin. Azemi ka dalë nga zyra, unë kam qenë jo më larg se 5 metër me Genc Pollon, duke diskutuar diçka. Azemi më ka takuar mua që më ka thënë se është një makinë poshtë dhe kaq. As nuk ka pasur me vete pistoletë apo çfarë thonë tani. Ku e panë pistoletën e Azemit këta, kur nuk mund të shihnin më larg se 2-3 metër?
Berisha ku ndodhej në atë moment?
Ka qenë në zyrë. Zoti Berisha nuk kishte shans të shihte as 5 metër. Kur nuk shihja unë që isha aty jashtë, si të shihte zoti Berisha?
Aty ka qenë errësirë…
Komplet errësirë. U fikën dritat, në momentin që është vrarë Azemi, 5 minuta para.
Nga zyra e Berishës te vendi ku u vra Azem Hajdari, kishte fushëpamje, mund të dallohej diçka nga dritarja?
Jo, jo. Nuk ka shanse. Edhe të kishte drita, nga aty nuk dukej asgjë. Ka qenë në një qoshe, që ishte e pamundur të dukej diçka nga aty. Prandaj them që gjithçka është e përpunuar nga avokati. Po të kishte qenë Izeti atë natë aty, do ta kisha parë edhe unë dhe do dëshmoja që ka qenë Izeti. Siç kanë qenë të tjerët. Deri të nesërmen, as atë natë, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Izetin. Unë kam qenë shumë afër kur ndodhi vrasja. I pari që e pashë Azemin të vrarë dhe unë jam personi që ia kam thënë këtë edhe zotit Berisha. Ai vetë nuk ka kontaktuar më asnjë njeri. Siç ju thashë, ka qenë në zyrë. Kur kam hyrë unë aty, zoti Berisha ka qenë vetëm në zyrë. Se kush ka shkuar më pas për ta takuar, unë nuk e di.
Si mendoni se do të jetë ecuria e këtij gjyqi?
Asgjë. Ky gjyq ka marrë fund. Njerëzit janë dënuar. Izeti ka punën e vet. Unë nuk di se çfarë ka deklaruar asnjë, asgjë. As i plagosuri. Paska ardhur makina te PD-ja për të takuar një njeri tjetër! Kë? Pse nuk e nxjerrin këtë person asnjëherë? Janë pyetur disa herë dhe nuk flasin. Të gjithë kanë thënë që ata kishin shkuar aty për të takuar dikë. Si nuk doli ai njeri asnjëherë? Ku kishin shanse ata që të rrinin një orë aty? Çfarë mund të bënim ne sikur ta dinim që ishin aty, a mos i kishim frikë? Asnjë nga ne që ishim aty nuk kishim frikë nga askush. Po ta kishim ditur ne që ata janë aty, nuk kanë pasur shanse të shkonin më në Tropojë të gjallë, asnjëri nga ata. Ose po të dinim që kishin ardhur për të vrarë cilindo nga ne, Azemin, zotin Berisha apo ndonjë tjetër, ata nuk do kishin ikur të gjallë. Por kjo është bërë me ndihmën e Policisë. Një Komisariat Policie nga Tropoja. Aty ka qenë një kryeplak i familjes së tyre. Ajo ishte dita e dhjetë që do t’i kthenin përgjigje Azemit. Dhe e gjetën mënyrën se si t’ia kthenin përgjigjen. Ata e prisnin Azemin.
Cilat kanë qenë veprimet tuaja pas ngjarjes?
E kemi marrë, e kemi hipur në makinë dhe kemi shkuar në spital. Me vonë ka ardhur në spital edhe zoti Berisha. Kur e ka marrë vesh zoti Berisha, ka marrë në telefon ambasadorin amerikan. I ka treguar gjithçka dhe të gjithë ata që janë deklaruar, rezultuan se ishin vrasësit.
Në ato vite, por edhe më vonë, situata në Tropojë ka qenë disi e tensionuar. Si e kujtoni ju atë kohë? Ngjarjet që kanë ndodhur atje?
Çdo vrasje që është bërë në Tropojë, unë kam një listë këtu, çdo vrasje që është bërë atje është nga dora e këtyre personave. Nga të njëjtët persona që kanë vrarë Azem Hajdarin. Kanë përdhunuar, kanë grabitur, kanë vrarë. Kanë vrarë edhe femra. Kanë vrarë dy femra në Tropojë. Kanë marrë një vajzë në qytet dhe e kanë vrarë 2 kilometër poshtë qytetit. Këtu i kam të gjithë emrat, vrasjet që ata kanë bërë.
Po pse kanë ndodhur të gjitha këto ngjarje, sipas jush?
Shiko, ata mund të shihnin edhe ndonjë ëndërr dhe kujtonin se nuk do të iknin kurrë nga pushteti. Nuk e di se kush i ka orientuar kaq keq. Mendonin se gjithmonë do qëndronin shefa komisariatesh, shefa krimesh. Tropoja tani është lehtësuar. Me ikjen e këtyre, në Tropojë mund të ketë ndodhur një ngjarje, ose dy. Në Tropojë nuk vritet kush, sepse është një grusht njerëzish që njihen të gjithë me njeri-tjetrin. Unë kam pasur miqësi shumë edhe me njerëzit e Jahos (Jaho Mulosmanit), me të atin, me djalin e vëllait, me të gjithë. Kanë qenë dhe janë familje shumë e mirë, njerëz të nderuar. Duhet thënë realiteti. Ashtu edhe krahu i Fatmirit. Ka pasur një gjysh shumë të zgjuar. Por morën mbrapsht. Të mendosh që merr pjesë në vrasje një burrë 70-vjeçar, që ishte atë natë. Për t’i dirigjuar, që të ishte aty. Për t’i kthyer Azemit haberin ditën e dhjetë. Nuk kanë asnjë kasetë, që thonë kemi kaseta. Asnjë. As ata dhe as Azemi nuk ka dorëzuar këtu asnjë kasetë, kurrë. Bëjnë presione, sikur kanë kasetë. Thonë që kanë kasetën që i ka dhënë Azemi babait të Fatmir Haklajt. Nuk kanë asgjë.
Po, në fakt, çfarë kishte ndodhur 10 ditë para ngjarjes, që ju thoni se erdhën për t’i kthyer haberin Azemit?
Azemi u pat thënë që nuk u kishte gjë borxh. Ai u ka thënë: “Po shkoj të flas”. Mua në moment ma ka thënë Azemi, sapo ka bërë takimin me Muharremin. Kur e pyete sa çfarë i kishte thënë Muharremi, më tha: “Si sot 10 ditë do të kthejmë përgjigje”. Dhe ndodhi që pas 10 ditësh ia dhanë përgjigjen, e vranë. Pse nuk merren fare me faktin se kush ishte në Tropojë nga pushtetarët, që kanë darkuar me kriminelët në katin e dytë, 10 ditë para se të vritej Azemi? Kush ka qenë i deleguar? Të hapet libri i shërbimit dhe të shihet 10 ditë para se të vritet Azemi. Në katin e dytë, ju ka shërbyer kryetari i Partisë Socialiste, Bajram Gjongeci, djalë i shkëlqyer. Kryetar i Partisë Socialiste të Tropojës dhe mik i të gjithë tropojanëve. Pak kohë më vonë ai vdiq, në rrethana të paqarta. Vëllai i tij ishte me të djathtën, ky ishte me të majtën. Unë i kam edhe miq shtëpie. Vetëm ky u ka shërbyer dy personave të dërguar nga Tirana dhe të gjithë kriminelëve të Tropojës që kanë ngrënë me ta në zyrë. Në katin e dytë të atij hoteli ka ngrënë bukë Skënder Gjinushi bashkë me atë që ka ekzekutuar Azemin, vetë i tretë. Në një kohë që shefin e Komisariatit të Tropojës, Fatmir Metën, nuk e kanë lënë të marrë pjesë në këtë bisedë. Sabri Godo ka qenë në kat të parë me Fatmir Metën. Nuk i kanë lënë takim, sepse ishte edhe Sabri Godo i deleguar në Tropojë në atë kohë. Në katin e dytë, Feriz, Jaho, të gjithë këta kanë qenë bashkë dhe nuk u pranua shefi i Komisariatit, Fatmir Meta, në takim.
Më përpara më folët për një listë vrasjesh…
Po, unë kam një listë këtu, me emrat e të vrarëve në Tropojë. Të gjitha këto vrasje janë bërë nga të njëjtët persona që vranë Azem Hajdarin. Vrasjet fillojnë menjëherë pas vrasjes së Azemit, por ka edhe përpara. Unë po i lëxoj: Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbuçaj, Halil Hoxha, Agron Gjoçaj, Ramadan Demiri, Çel Valbona, Ramiz Haxhia, Musa Shpata, Artan Dusha, Ilir Dusha, Skënder Neza, Xhafer Hoxha, Bislim Hyka, Naim Bashkurti, Jonuz Hyka, Mereme Matoshi, Ram Braha, Hazir Gucaj, Ilir Gosturani, Rasim Lumneshi, Bislim Demiri, Agim Demiri, Gani Neza, Ram Hoxha, një vajzë me mbiemrin Hoxha, Mus Dynisha, Anton Gjergji, është marrë një mësues në mes të qytetit dhe është pushkatuar. Një mësues nga Kosova është vrarë në sy të dy vajzave. Dy vëllezër dhe dy vrasje që i bënë në Milot. Të gjitha këto janë kryer nga të njëjtët persona që vranë Azem Hajdarin. Të organizuara nga Komisariati i Tropojës. Si ka mundësi që gjithë ai SHIK nuk i gjeti vrasësit e asnjërës prej këtyre ngjarjeje? Unë edhe kur jam pyetur atëherë, por edhe tani, them të njëjtën gjë. Këtu nuk kanë dorë kurrë udhëheqësit e Partisë Socialiste, as Fatos Nano, asnjë. Janë struktura të tjera që të zhdukin. Këto vrasje edhe sot e kësaj ditë janë pa autor. Në Tropojë nuk është askush i fortë, por as i dobët nuk është askush.
Po i rikthehem edhe një herë vrasjes. A mundi Azemi t’ju thoshte diçka kur shkuat pranë tij?
Ai kishte ndërruar jetë në ato momente. Kur unë u afrova tek ai, gjithçka kishte marrë fund. Unë isha vetëm 10 metra larg atij në momentin që u vra. Duke qenë se isha dëshmitari kryesor në atë ngjarje, më erdhën shumë oferta për t’u larguar nga Shqipëria, por nuk pranova. Nga prokuroria norvegjeze apo dhe institucione të tjera. Më thanë që të largohesha bashkë me familjen time dhe unë nuk pranova. Nuk ia kam frikën askujt. Po kur thonë “Në Tropojë i futëm ne”. Po ku kishin shanse të na dilnin ne para kur shkonim në shtëpitë tona, kur kemi shkuar me zotin Berisha, me Azemin? Të gjithë ata që donin të prishnin mitingun aty kanë qenë në shesh dhe kur jemi hedhur ne në tokë ata janë larguar. Thotë Jaho: “Dola unë e i shoqërova”… Kush doli, ku kishte shanse ai të vinte në mesin tonë? Po pse përballeshin ata me ne? Ata vrisnin brenda qytetit, vrisnin hajdutçe
Sa i përfshirë është Izet Haxhia në këtë ngjarje, sipas jush?
Atë e di vetëm ai. Unë nuk mund të them kurrë as për Ismetin, as për Izetin, se nuk i kam parë. Të kishin qenë, do thosha që “po, kanë qenë”. Unë jam takuar me Ismetin më vonë dhe më ka thënë që është i pafajshëm. Po ashtu edhe me Isamedinin. Ne kemi hyrje-dalje, siç ju thashë. Është munduar SHIK-u në atë kohë, duke u thënë: “Do që t’ju vrasë Sali Lushaj”. E keni Ismetin gjallë. Është gati ta deklarojë që sot. E kanë thirrur Ismetin. Pse nuk i sheh këto gjëra Prokuroria, SPAK-u? Ismeti u ka thënë: “Le të na vrasë Saliu po pati plumb për ne”. E njëjta gjë vlen edhe për mua ndaj atyre. As unë nuk do t’i besoja nëse do të më thoshin se donin të më vrisnin ata. Dorë e kujt është kjo kuptohet, vetëm ai që nuk do që të merret vesh.
Çështja është e zbardhur, unë nuk e kuptoj se çfarë duan t’i zbardhin më. Se çfarë thotë ai avokati, këto të tjerat janë kot, se njihet Idajeti për kështu gjërash. Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg. Për mua ai nesër le të dalë. Edhe Jaho le të dalë. Po pse shkojnë më në Tropojë? Asnjë nuk e shkel më Tropojën. Pse shkoj unë në Tropojë dhe në gjithë Shqipërinë? Unë atë ditë në mitingun e Tropojës kam parë komunistë që qanin sepse menduan se u “çliruan”. Ata thërrisnin “Sali Berisha”. Gjithë ai SHIK nuk e di se kush e vrau Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. Dy orë para është takuar me Azem Hajdarin, kam qenë edhe unë me Azemin. Janë përshëndetur. Ndërsa banda e Tropojës ishte nëpër Tiranë atë natë. Të gjithë.
Gjithe jeten kalec i Berishes ngele Sali Lusha
Pse nuk sqaron te pakten qe Izeti nuk ka lidhje me vrasjen përderisa paske qene prane tij gjithe kohes? Apo keshtu del kundra agait tend qe akuzon ke do dhe si te doje. Plera!!
Bo bo, u japin hapesiren mediatike botes se krimit!
A ka me burra Shqiperia! Besoj..! Trimat u vrane ne lufte,te tjeret i vrau Enveri! s’besoj! Kane ngelur tipa si Salinjte!
Çi ki burr osht kan 10 metra larg
kur kan vra heroin Azem Hajdarin
dhe ka shkue me u sigurue qi ka dek
e për me e ndihmue, i ka zhdukun celularin!
Bo bo bo,doli shoku i babales.Familje qe ne gjirin e saj i ka te gjitha veset me te ndyra qe ekeistojne mbi toke,spiune ne te gjitha sistemet,hajdute,kurva dhe qe i ve te gjithave kapak sovjetiku (kreshniku pas prishjes me brss) b..q..ire.Mos e felliqni gazeten me kete nevojtore.
Vetem idjotet e besojne kete individ dhe qe Sali Berisha nuk ka gisht ne vrasjet e Troposjes dhe te Azem Hajdarit.
Ku kishe byth ti o sale me i dale perpara haklajve
Ne ate kohe i lepije bythen
More cflet ky. Eshte ne terezi po jo. Po z.Haxhia per kete vrasje eshte denuar. Si mos te kerkoj hapjen e gjyqit? Cjane keto pallavra qe nxjerr ky?
TI KE HALLIN E BERISHES POR TI JE NJE KARTE E DJEGUR QE STE BESON NJERI TI JE MASHTRUS HAJDUT QE I HYNE NE PUNE VETEM BERISHES TI DUHET TE ISHE NE BURGE
E, ee Sali Lushaj sa ka bredhe neper Europe, edhe zyrat qe ngriti per pd Sali Berisha nga ato ane i vodhi bashke me nje vlonjat . Ne 2005 u kthye ne gjirin e Sali Berishes ky dhe “gjeneralet”.Tani gazetari e merr ne pyetje! Po ke pyesni o gazetare, keta jane gjallesa te dale jashte jetes njerezore, humane, keta hane dhe dhjesin se zune rob Shqiperine. Makabre me cilin merreni, te pakten ju qe keni pese pare mend, i leni ne te dhjeren e tyre dhe mos i perzieni ne publik se s’u a ka me njeri ngene, mire qe ai vend s’u be nje here shtet qe pas diktatures. Tani e ka marre rrugen; lereni ta vendosin prokuroret dhe gjyqtaret sipas thesit te parave dhe arkivoleve qe ngrene. Ky ishte fati shqiptareve qe ata qe shpetuan e gjeten jeten jashte Shqiperise
Po Haklajt ne cliste i ke futur. Nuk figurojne ne listen e Tropojes qe ke bere. Ne gjithe kete interviste kuptova vetem nje gje. Qe Saliu eshte i paster si qehlibari. Pika se ste bie ty dhe atij qe te ka marre ne interviste.
Boll me histori malokesh se na çate derrasat!
Pune cubash…
Kakerdhija e Saliut, thote:
“Doktor Mortja “ nuk pa gje!!
Nga ana tjeter Daktorri akuzon Izetin!
Mos fol o kakerdhije se po i del kunder bajraktarit!
NUK U del shpellari por kerkoni opinjone dhe nga langojte e shpellarit,spiunet e U,D,B SERBE.
Kur nuk ka dore,perse nuk shkon te deshmoje ne gjykate
Po pse genjen? Ty Azemi te ka thene merr 1 automatik e hajde se ka nje makine jasjhte,dhe ti u fshehe si lepur
A ka ngel no nje tropojan qe i ploteson kushtet elementare te nje mashkulli?
Se keta qe nxirrni ju Jan “shemale”
Prostituta kombetare!
Foli roja.. loll
I paska vajt keq Berishes..loll
Ky eshte marre me goca prostituta femra ne Bruksel ne fillimet e veta Djali vet kendon ? doggy stile 69 per tropojen vdiqen trimat Haklajt si gjithmone ne Shqiperi fiton pjella e putanes hajduti spiuni frikacaku 69 ta ? qeni stile prandaj kemi mbaruar si komb une e kam heq pasaporten shqipetare ska kuptim ta kesh me jam kam lene ketyre me siper qe shkerrllejne dhe nenen e tyre respekt per trimat atje ne boten tjeter dheu i lehte e shpirti drite
Po kur thua qe te danit ju qe qen ata sdo veni. te gjalle ne TROPOJE. HAHAHA. PO ATA KISHIN GJITHE DITEN NEPER TIRAN. O SALI LUSHA… KUR VININ ATA POSHT TROPOJANET RININ 1 JAVE MBYLLUR NE SHTEPI. Thoni ca te doni per ta. Kriminela,perdhinisa ca te doni. Po legena mos o beni se i bie qe tropoja paskan bere shuren na legena. Qepe o Sali se ti je njeri qe ja di Berishes dhe kjo ka nje fare burrerie dhe kaq. MSHELE ATE GOJE SE DO DALESH SI BABALIA I VLORES NE HISTORI
Ky eshte nje kriminel qe nuk duhet degjuar
Orepo ti nuk don ta ngatrrosh Berishen se ai te beri miliaeder duke vjedh prona e duke bere pallate ku de deshi qefi ty kur ishe krye polic ne Tiranen e re, por shpresojm ss do te vij dita ti dorzoni te gjitha
ti xhiron kamzen dhe lapraken ata xhiroj evropen dhe amerikn pa pik problemi. cfar krahasimi o byth lepires
Na the që je trim e spyesje për njëri dakort.na the që kur u vra azemi ishe 10 m larg .atëhere çfarë trimi je ti që nuk nxore armën e të qëlloje ato që vranë azemin.apo aty të dërgoi berisha për tu siguruar që azemi vdiq dhe ti ti merrje cel që mos të merrej vesh me çfar kishte komunikuar azemi.
Sali ose me mire:o vellai i kurvave,o burri i kurves,o vllai i bythqirit! A te kujtohet kur ta ka there vellain Esat Valbona dhe ti pas tre ditve luaje bixhoz me Esatin po kur ta vrau vellan ilir meta dhe deklaroje e betoheshe se do hakmerreshe dhe tani i lepin sumen,po kur ja vishje cizmet lopes se babait tend dhe ja vidhshe,po kur ja vodhe leket qe kishte shite lopen sakatit nga shipshani dhe u denove 10 vjet burg.sali plehra! Ku ke patur shanse ti per tu perballur me Haklajt ne asnje aspekt sepse ndryshimi mes atyre e teje eshte si dita me naten,ne dac per trimeri ne dac per moral e ne dac per burreri.Se harrova,motrat e tua fitimja dhe dashnorja e kane marre persiper vrasjen e burrit te fitimes qe e ka vrare punetori i sigurimit por ato e kane nxjerre ne prite te kanali i Begaje kur shkon per Brodezhnice prandaj leri intervistat babale mashtruese e shko merre deshmine a ke qene spiun apo jo se sali vuku dosjen e selimit dhe te tijen i ka zhdukur ndersa ti e ke akoma aty.
Ke harru vajzen qe ja kapen me kokaine ne tren ne Belgjike!!
Në kohen e enverit,këta mizerabël grindeshin duke u gjuajtur me gurë
nëpër pyje dhe përrojtë e veriut.Sot dalin në gazeta.
Genjeshtra e pare: nuk ka kasete te mitingut. E pranoi dhe Berisha vete qe kaseta eshte e vertete.
E dyta: Ahmet Krasniqi ka takuat Azemin 2 ore para se te vritej. Ne fakt Krasniqi u vra 6 dite pas Azemit kur banda ishte ne Tropoje sepse kerkohej me qiri
Bo bo, u japin hapesiren mediatike botes se krimit!
Ti po flisje me Pollon per 1 makine te vjedhur se hajduti i njeh hajdutet. Kur Azemi te tha hajde ti u fshehe si mi
Berisha e paska ditë shum mirë ngjarjen se ashtu paska dalë si e ka informu amasaden amerikane pse amerikan ishte Azemi e thot se po të kishin ditë për vrasësit ata të gjallë nuk do të largoheshin dhe pohon se vetëm 10 metra ishte larg kur krimi ndodhi he more lepur se nëse të ka përly edhe ty Salihu me krim ske për të shpëtu asgja nuk mbetet për atë botë dhe sa i takon vrasjes të Ahmet Krasniqit ju jeni vrasësit potencial të tij se vetëm kaosi vetëm ty e Baces tand ju duhet
Ky eshte po aq moterqir sa padroni i tij.
Meqe eshte po aq ordiner sa Izet Haxhia, pa dashur kane deshmuar gjithe intrigen.
Izeti intrigonte per llogari te Berishes me Haklajt vrasjen e moterqirit tjeter Hajdari.
Ky kerma me spihunet e Gazidedes kishte si detyre te ngrinte dhe kontrollonte priten dhe carkun pereth PDse.
Moterqiri tjeter Salih kerma dirigjonte gjithcka nga zyra.
Duke mbajtur larg policine, thirri urgjentisht Hajdarin nga Fieri dhe e futi ne priten e rradhes qe kshin organizuar. Kete here ju doli me hajer.
rrace kurvash saleh lushaj , kush je ti pidh motre qe ke paisur gjithe njerzit e tu , me pasaporta diplomatike , isha ti qe beje gangesterin ne 97 ten ne jug te shqiperise , por livadhis se nuk ke faj ti kur edi ramuti erdhi ne pushtet dhe nuk hapi asnje komision per 97 ten , ju do shkerdhyer motra te gjithve pa perjashtim , ps , pd , lsi e gjithe ju politikane qe keni 30 vjet paperjashtim, do shfarrosur .
Ky eshte famekeqi “Arkan” i Tropojes, nen urdherat e “Millosheviçit” po prej Tropoje.
A S’ME THUA ORE SALIU I DYTE :NGA TE ERDHEN TE DHENAT QE I KA VRARE SHIK?? ,APO SHISH?
PO SHIKU ME URDHER TE KUJTE VEPRONTE ,DHE KUJTE PO I SHERBENTE.??????
PO TI SA VETE KE VRARE ,DHE KUJTE I SHERBENTE ELIMINIMI I NJERZEVE ,QE PAKE RENDESI KANE I KE APO JO NE LISTE.?????
A MOSE VALLE KJO ESHTE LISTA E PERSONAVE QE TE KANE URDHERUER PER TI ELIMINUAR PER LLOGARI TE BACES SALI RAME BERISHES.?????
A E KE MARRE NDONJEHERE MUNDIMIN ME I DENONCU VRASESIT ,MEQE JE KAQE I SIGURTE ,QE BERISHA NUKE KA DORE?????
PO GRAMOZ PASHKON ,A E KE NE LISTE?. AKOMA NUKE PO E KUPTONI SE EDHE SERBIA NUKE KA ME NEVOJE PER JU ,SEPSE KA FILTERUAR KONTIGJENTE TE RI.KURE NJE QYTETARE NUKE DO VENDIN E VETE ,NUKE KA SE SI TA DUAN TE HUAJTE.PRANDAJ JENI PERDORUR ,U KONSUMUAT ME SHPIFJE E KRIMET E BERA ,DHE TANI KERKON ME FUTE NE GJAKE FAMILJET E TJERA ,A THUA SE PAKE GJAKE ESHTE DERDHUR NE ATE VENDE.
Abdyl Matoshi kryeson listen e te vrareve.Ish funksionar i larte i Doganave,me pas kerceu ne ministrine e Brendeshme.A di njeri te thote pse e vrane ne prite thjesht per partizan i flakte i Berishes,mik i ngushte i A.Hajdarit apo per motive te tjera……
Sa vete e kane vrare te ndjerin 10 apo 1 o lugat lepires
Hajde trim ,hajde! Me kobure ne brez dhe shihje shoket si plaseshin pertoke.Ti qofsh si durove.Trimeria ne keto raste shpaloset. Se me fjale nuk ka me trim se une ne kete planet.
….di qe e kane ne liste….
Ky trimi, kur u hodhe nje granate ne nje meting te Berishes ne nje fshat te Durresit me duket?.
kush e ka pare si u hidhte perpjete si Lepur.
Shshsht lepurush! Mos u hap shume bythesh, se kur ju del papritrur Shota e Haklajve, ju qin ne bythe me rradhe! Ja u hap zorret, si atij spihunit te UDBse ne qender te Tropojes!
I thuaj Saliut, sa djem ka per gjak?! Se e beri ne mend kur vrau.
Pyete edhe se cfare fundi kane laviret dhe tradhetaret e sojit te tij?! Edhe kete dhe ate qe e pret, ai e di mire.
Ai e di ate qe beri dhe ne e kemi mbajtur shenim.
Degjo nje keshille!
Rri larg! Dhembet te kane rene. Trim ske qene kurre dhe nuk ke shume djem per gjak.
Bej sehir!
Se kermen, shkerdhenin dhe shkedhiten i pergjojne dite e nate.
Trau qe e mbajti po behet cope e cike dhe laku po i mbyllet.
Tradhetaret si ai, e shkruajne vet tmerrin e fundit te tyre.
Keta Jane vetem horrat me te cilet Sali Berisha mbante dhe mban me dhune PDne. Kulmi eshte se jashteqitje te tille, horra dhe kriminele ne vete quheshin demokrate. Kane vrare, kane masakruar dhe kane perdhunuar per vete dhe per Sali Argitqirin. Ishte nje kohe kur kermat e Sali Berishes perdhunonin dhe rrembenin ke te donin ne qytetin Studenti dhe ne gjithe Shqiperine. Shtepia e ketij moterqiri, e Izetit, e Hajdarit e horrave te Gazidedes ishin bazat ku Miri u Xhikes sillte femrat e rrembyera, ku perdhunoheshin ne grup, paiseshin me pashaporta Diplomatike dhe nxirreshin si prostituta rrugeve te Europes.
Keta ishin te gjithe si qen te leshuar rrugeve ku masakronin ke te donin rrugeve te Tiranes.
Keta gjithmone kane vepruar per llogari te Sali Berishes njesoj si bandat e Arkanit qe ishin per llogari te Milloshevicit, ne Kosove. Por keta ja bene shqiptareve, se me Arkanin dhe Milloshevicin ishin bashkepuntore. Kush nga keta moterqira mori nje familje te vetme kosovare per ta strehuar, kur populli i varfer kishte hapur dyert dhe zemrat?! E beri Sali moterqiri?! Kurre! Ishin si qente qe destabilizonin Shqiperine, percellonin komisariatet, hidhnin ne ere shtyllat e tesnionit, vinin mina kudo, masakronin Tropojen dhe godisnin UCKne per llogari te Milloshevicit.
Kane grabitur, rrahur, vrare, perdhunuar. Kane kryer akte terroriste. Kane percelluar Shqiperine. Jane vete mafja.
Per nje gje jam i sigurte, qe kane per tja u qire motrat dhe hapur kafkat pa asnje meshire, me gjithe ato krime qe kane bere dhe me ate qe horrà te tille Milloshevicjane i bene Shqiperise, gjoja ne emer te demokracise.
Ju or moterqir jeni denuar me vdekje, por perpara do lani me kermat qe pollet krime tuaja.
Tash qe esht hap prap dosja per rigjykim u ka hip frika ne trup, krye cdo muaji del nje i ri neper media e jep versionin e vet rreth ngjarjeve te Tropojes. Mit’Hat Havri, Fatos Klosi, Izet Haxhia, Idajet Beqiri, Haklajt, Sali Berisha tek Opinion , Arben Mecaj , Jaho Mulosmani etjjjjjj.
Ehaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, do ja vini ndonjeher kapakun ksaj historie????