Nga Prof. Dr. Perlat Kapisyzi, drejor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”
Do vijë një ditë kur në fjalorin tone “ kohë kovidi “ do të përdoret nga të gjithë ne për të shprehur momente dhimbjeje, dëshpërimi, trishtimi, vuajtjeje… ankth, ndjesi, të cilat që prej një shekulli njerëzimi nuk i kish përjetuar…
E kur të thonë “ si në kohe kovidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me kovid19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijra jetë, për të rikthyer me qindra mijra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra mijëra shpirtra të lënduar, për të flakur tej ankthin mundues, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak deri dhe jetën.
I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kane punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste. Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen qe të shkakton humbja e jetës… me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kane mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra …
Por gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor kovidian “, do te ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës . Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre.
Si asnjëherë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë.. maska oksigjeni.. sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën.. maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarve…
Veshjet munduese anti kovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy na njohin nga “ dritaret e shpirtit” përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire… Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje! Sy plot lutje , shpresë e gëzim kur ndjehen më mirë.. por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës…kthjelltësinë e mendjes..
Si kurrë ndonjëherë sot pacientët, familjarët e tyre komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “kovidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që te na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne gëzimi për jetën.
Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar…në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij…por duke i vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës.
Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dalë… na duhet ndihma e skalioneve të dyta – komunitetit mbështetës, medias, politikës besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen.
“Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje,
Kush na bën të ndihemi me prit ne te ardhmen
Kush na bën që të jemi krenarë me jetu
Shpresa është përgjigje” (Amores)
Se bashku shpresa gjallon ,rritet, forcohet shpërndahet kudo me jete të shpëtuara.
ore shume “ANKOHESH” ti..Nuk ke degjuar ZOTEROTE PER Lulezim BASHEN; QE vetem per ju Mendon????
Bravo!
Respekte dhe mirenjohje të pakufishme! Me kurajo, mos u dorezoni e as ligeshtohuni, sepse semundja do të mundet njerezimi do te shpetoje edhe kete here dhe ndaj jush ne Shqiperi dhe kudo ne Bote, do te flitet dhe do te shkruhet gjate e pa kufi. Edhe njehere respekte.
Uroj qe mesazhin tuaj ta lexojne Saleh Berisha, vajza e tij e dyte Lulka, Monakokemadhja dhe burrrri saj po ashtu me koke me të madhe, sot aksidentalisht president si dhe mjeket karagjoze prane tyre. Turpi qofte me ta!
Bravo! Jeni heronj.ju jini madheshtore! Shkrim i ndjere qe del nga shpirti. Falenderime te perzemerta o njerez te sakrifices. Lutje per ju qe te jini shendoshe per te na sherbyer siç po na sherbeni duke rrezikuar dhe flijuar veten. Jete te gjate gjithe personelit mjekesor
??????
Bravo por cfare tu besh disa qelbesirash qe shpifin e gazetare e medie qe shpifin e tmerrojne njerzit e politikant si puna e lylkes,ilirflorini,mona kurves.
Koncerti i Ansamblit para spitalit sot ishte me se paku i panevojshem dhe me se shumti nonsense. Po, kemi nevoje te qeshim dhe te mposhtim stresin qe po na mbyt, por ne nje ambient me vuajtje pacientesh, paciente qe po vdesin apo qe sapo kane humbur jeten eshte nje pandjeshmeri te shohim personel qe kercen nen ritmet folk.
Le te kercejme dhe kendojme kur te mbaroje epidemia, ose te pakten kur te vihet nen kontroll.
Ju lumtë !!!Në jetë mirënjohje !
Lusim Zotin te vije sa me shpejt dita ker Ne te themi na ishte nje here “Covid ”
Gjiithska mund te venitet me kohen!
Por kurresesi nuk mund te harrohet perkushtimit, sakrificat dhe mbi te gjitha profesionalizmit Juaj dhe I gjithe ekipit qe Ju drejtoni!
Faleminderit
Si mjek ndjehem I trysnuar dhe I lodhur me tërë këtë politikë të njerëzve të paaftë të kuptojnë që kemi një armik që po na merr njerëz. Ska kuptim dhe vlerë ky politizim I skajshëm. Mbyllni gojën me maskë dhe na lini të punojmë. Boll foli dhe taksisti për mjekësinë a thua se kupton diçka. Kemi bere mbi 30 vjet shkollë dhe akoma se njohim e sngeli injorant pa na e shpjeguar covidiin.
Respekt i pafund per personelin mjeksor qe jep betejen me te madhe e te veshtire ne historine e tij, duke dhene gjithshka ,edhe jeten ne kryerjen e misionit fisnik. Jemi me ju ne cdo moment, me mendje dhe me zemer. Fjalet jane te teperta. Ju lumte.
Eshte edhe pandemi e hartimeve a la Rama. Hajdute dhe halldupe te tere. Te majte e te djathte, mjeke, police, mesues, profesore e shume e shume te tjere.
Ah qe ste ha mortja o sufllaxhi qe snjeh norma morali. Ketu flitet per ata qe rrezikojne gjithshka ne emer te humanizmit. Chyn Rama ketu.
Mirnjohje e respekte te gjitheve per kontributet te sherbim popullit.
Mirenjohje pa fund te gjithe mjekeve te Sanatoriumit dhe jo vetem.Kur e kalon vete kete virus kupton sa vlen jeta dhe ndihma e mjekut dhe sidomos Profesor Perlati nje njeri super human dhe gjithemone i gatshem per keshilla shume jetik orar pa orar.
Respekte dhe i uroj gjithe te mirat atij dhe familjes!
SUKSESE!!!
Te Lumt mendja dhe dora Doktor Perlat Kapisyzi, qe ke bere kete shkrim brilant.Ju personalisht, me gjithe stafin tende mjeksor ne ate spital,do te mbaheni mend dhe historia do te permendeni si heronje qe, po vini ne rrezik edhe jeten tuaj perball KOVIDIT-19,punen e madhe dhe humane qe po beni.Nga ana tjeter,historia do te denoi mjeket sharlatan,maskarenj,interesaxhinj.lepiresit e politikes,dalin sot perkrah Bashes,Metes dhe Berishes e shpifin e hedhin posht sakrificat tuaja,punen e madhe,veshtiresit tuaja pran te semureve me Covid-19.Politikanet e opozites,te etur per pushtet,nuk po vene re se gjendje eshte shqiperia sot nga kjo epidemi,u jane veshur syt dhe nuk po dine se ç’po bejne,nuk mendojn per jetet qe po ikin ç’do dite,por vetem gjejn disa mjek servila,sharlatan,pa din e iman dhe bejne propagande denigruese,madje shume denigruese.Por, a mund t’i votoi populli keta lloj njerzish? Kurre.Ata po punojne kundra vullnetit te popullit.Preshendetje dhe respekt per ju zoti Perlat.Vazhdoni punoni,se,populli do ju doj me shume.
Jeta eshte kjo qe eshte me humbje the me fitore .Nje i moshuar ne mergim (ne spital]qe kishte probleme me veshkat , i mbijetoi arrestit kardiak , humbi te folurit ,pasi i kaloi te gjitha keto ;infermjeria e pyet ”cfare deshironi te shikoni sot ne TV Mr.N. Ai i pergjigjet ;”Albanian Music ”(Muzike shqiptare ) dhe ajo respectoi pacientin dhe vuri muzike shqiptare (Osman Taken} . Me shume respekt per jetet e humbura duhet te mbajme lart moralin e” Mjekeve heronj ” qofte dhe vetem me pranine e tyre shpetojne jete njerezish .Mos harroni qe keta mjeke kane familje , kane ndjenja , lodhen , stresohen kur shohin jete te humbura ,semuren dhe humbin dhe jeten e tyre , jo ne pak raste .Kurajo , Kurajo , Kurajo . Le te shpresojme per sa me pak te humbur duke bere secili detyren e vet .
Mirenjohje per cdo person ne zinxhirin e sistemit mjekesor te Republikes se Shqiperise!
Mirenjohje ne radhe te pare personelit mjekesor! Te gjithe jeni heronj ne sakrificat tuaja te panumerta, per te mbrojtur shendetin e pacienteve nga flama cowid19!
Punen tuaj fisnike mundohen ta perdorin djajte e politikes, per te perfituar sadopak, por ne te vertete i kane nxjerre dhe i nxjerrin syte vetes se tyre…
Jeni shume te dashur dhe te bekuar! Pa ju, bota ka marre fund!
Shendet, jete te gjate dhe sherbim te mbare ne sherimin dhe shpetimin e jeteve te pacienteve!
Ne keto momente qe lexon,kete shkrim ,eshte e pa mundur ,qe disa pika lot te mos i ndalosh dot. Ju me gjith mend jini heronj,ne kete kohe qe po perballi me kete armik te rrezikshem,dhe te pa dukshem ,te pa pare e provuar ndonjehere me pare. Eshte nje stres te degjosh qe vdiqen kaq njerez ne kete shtet,e kaq ne kete shtet,po dhe kaq ne vendin tone qe nuk jane pak.Ju bej thirrje te gjithve atyre qe e lexojne ,dhe nepermjet tyre gjithe popullates,zbatoni rregullat qe japin specjalistet ,per te shpetuar sa me shume jete .
Pano Hallko
PËRGËZIME PROFESOR KAPISYZI!
Mesazhi i Profesor Kapisyzit, është shumë më përtej mesazhit të një drejtori Spitali. Është një mesazh i madh e domethënës, i një njeriu të madh, e i një Doktori të madh.
Ky njeri i madh, Prof. Kapisyzi shpalos në këtë mesazh botën e madhe shpirtërore të tij. Në mesazhin e tij, ndeshet shpresa me mërzitjen; gatishmëria me stërmundimin; si dhe profesionalizmi i lartë, me rrezikun e lartë.
Diku ai u drejtohet “të tretëve”, pa i emërtuar dhe etiketuar ata. Por nëpër rreshta, iu drejtohet. Është çasti, që të dalin nëse ka ndonjë në këtë vend, ndonjë pasanik human, e të mbështesë fuqishëm përpjekjen e shtetit, në këtë luftë të pabarabartë.
Përgëzime Profesor Kapisyzi, juve dhe stafit Tuaj. Nuk shlyhet dot ky vend me Ju, si një kontributor i madh i Mjekësisë Shqiptare, e si një Majë e vërtetë e shkencës.
Durim dhe kurajo Profesor!