Nga David Patrikarakos, The Spectator
Të premten pasdite dikush vrau edhe një shkencëtar tjetër që punonte në programin bërthamor të Iranit. Mohsen Fakhrizadeh, që drejtonte sektorin e kërkimit dhe inovacionit në Ministrinë e Mbrojtjes iu zu pritë dhe u vra në makinën e tij në lindje të kryeqytetit Teheran, nga persona të armatosur që hapën zjarr ndaj tij dhe truprojave që e shoqëronin.
Unë po shkruaj prej gati një dekade mbi shkencëtarët bërthamorë iranianë, teksa libri im i ri mbi programin bërthamor të Iranit është ribotuar me disa plotësime këtë muaj. Me këtë akt duket se po fillon një cikël tjetër i dhunës bërthamore. Dhe Fakhrizadeh është deri goditja më e rëndësishme.
Ai ishte vërtet “truri” i ambicieve bërthamore të Iranit. Në vitin 2018 kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e veçoi emrin e tij në një prezantim publik mbi programin bërthamor të Iranit. “Mos e harroni atë emër”- i tha audiencës. Një këshillë që dikush e mori shumë seriozisht.
Edhe amerikanët e kishin nën vëzhgim të veçantë Fakhrizadeh. Në vitin 2015, gazeta“The Neë York Times”, e cilësoi atë si “J.Robert Oppenheimer” e Iranit. Ky i fundit drejtoi dikur Projektin Manhatan gjatë Luftës së Dytë Botërore, që prodhoi armën e parë bërthamore në botë.
Iranianët po reagojnë ashpër ndaj vrasjes së tij. “Terroristët vranë sot një shkencëtar të shquar iranian”- shkroi në Twitter Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif. “Ky akt burracak – me të dhënat e para që tregojnë se pas tij qëndron Izraeli-synon të nxisë luftën. Irani i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare – dhe posaçërisht Bashkimit Evropian – që t’i japin fund standardeve të tyre të dyfishta e të turpshme, dhe ta dënojnë këtë akt të terrorizmit shtetëror”.
Që izraelitët e kishin vënë në shënjestër, kjo ishte më se e dukshme. Ata kanë kryer goditje të tilla prej të paktën 1 dekade. Përveç kësaj, askush tjetër nuk mund të realizojë vrasje të tilla në rajon. Sigurisht, ekzekutorët fizikë mund të mos kenë qenë agjentët e MOSSAD-it, shërbimit sekret izraelit.
Për operacione të tilla, Izraeli ka prirjen të përdorë grupimin iranian të opozitës, Organizatën Popullore të Muxhahedinëve Iranianë, ose Mujahedin-e-Khalq, një organizatë e ngjashme me kultin që luftoi përkrah Sadamit gjatë Luftës Iran-Irak.
Media shtetërore iraniane ka marrë stafetën. Në çdo rast ajo fajëson Izraelin, teksa citon Udhëheqësin Suprem Iranian Ali Khamenei të zotohet t’i “ndëshkojë organizatorët” e vrasjes, apo deklaratën e presidentit Ruhani që premton një hakmarrje të afërt.
Më shumë sesa kjo, fotoja e Fakhrizadeh është bërë virale në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale në Iran. Dhe kjo gjë është në vetvete shumë domethënëse. Në të kaluarën, iranianët zgjidhnin të zbehnin rëndësinë (dhe për këtë arsye edhe suksesin) e këtyre vrasjeve. Në këtë rast ata po bëjnë të kundërtën, dhe për ta kjo është një situatë shumë e ndërlikuar. Programi bërthamor i Iranit, është po aq cilësor sa edhe fuqia e kapitalit të tij njerëzor. Ky kapital është i mirë, por gjithashtu edhe i brishtë, dhe kjo sapo na është kujtuar.
Problem nuk është vetëm fakti që regjimi ka lejuar vrasjen e disa prej shkencëtarëve të tij më të mirë, por edhe që ata janë vrarë në mënyra të ngjashme:duke udhëtuar me makinat e tyre në rrugë; me bomba-magnet të ngjitura pas makinës nga motoçiklistë që janë larguar me shpejtësi; nga të shtëna armësh apo tani së fundi ndoshta nga një kombinim i të dyjave. Po të isha një shkencëtar bërthamor në Iran, do të shtroja një pyetje të thjeshtë:nëse nuk mundët ta mbroni Fakhrizadeh, atëherë si do të më mbroni mua?
Pyetja tjetër është:pse Fakhrizadeh u vra pikërisht tani? Për t’iu përgjigjur, ne duhet të shohim drejt një politike më të gjerë. Pavarësisht protestave të vazhdueshme të Donald Trumpit, më 20 janar të vitit të ardhshëm Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Biden ka qenë gjithmonë “djali i politikës së jashtme”, dhe në kryeqytetet e ndryshme evropiane dhe të Lindjes së Mesme ku unë shkruaj vazhdimisht, ka shumë njerëz që dëshirojnë të shohin nëse hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë, do të sjellë rikthimin e SHBA-së në lidershipin e botës-sidomos në Lindjen e Mesme.
Dhe disa nga këta njerëz janë izraelitët. Disa thonë se Izraeli mund të ketë goditur me vrasjen e shkencëtarit, pasi kishte të vetmen hapësirë nën presidencën Trump. Mendohet se Biden mund të mos jetë aq i përshtatshëm për këto lloj gjërash.
Por unë nuk jam dhe aq i sigurt. Izraeli do të kërkonte pothuajse me siguri dritën jeshile të SHBA-së për të vrarë një politikan apo gjeneral të njohur iranian. Por nuk është kështu për shkencëtarët bërthamorë pothuajse anonimë.
Përkundrazi, më duket se me këtë vrasje dikush diku ka transmetuar një mesazh të thjeshtë: administratat mund të ndryshojnë, por shqetësimet e sigurisë jo. Nga ana e tyre, iranianët e kanë bërë të qartë se kjo vrasje nuk do t’i spostojë ata nga pozicioni i tyre mbi programin bërthamor.
Kur Biden të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin (të cilën Trump e shfuqizoi në vitin 2018) – dhe ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse ta bëjë këtë – prisni që iranianët të ngrenë zërin për vrasjen e Fakhrizadeh. Biden mund ta marrë vërtet pushtetin vitin e ardhshëm, por në Lindjen e Mesme, mandati i tij ka nisur tashmë. /Përktheu: Alket Goce- ABC
irani – ambicje berthamore
usa – e drejte kom betare
kina
rusia
franca etj
si mendojne ne shqiptaret qe shqiperia te kete arme berthamore keshtu mendon edhe irani per veten e vet
irani – ambicje berthamore
usa – e drejte kom betare
kina
rusia
franca etj
si mendojne ne shqiptaret qe shqiperia te kete arme berthamore keshtu mendon edhe irani per veten e vet
Nje akt terrorist, krim kunder nje shkencetari qe eshte ne profesionin ose ne talentin e vet, e mbi te gjitha nje njeri qe duhet te jetonte dhe te vazhdonte pasionin e vet. Ai nuk kishte kryer krim, po bente punen e vet…Mendoj se perfundimet e kerkimeve te te shkencetarit dhe grupit te tij do t’i kishin dhene sherbime te medha njerezimit. Nuk besoj se bota ka shume shkencetare. Per mendimin tim, ka me shume kriminele ne pushtet dhe njerez qe luftojne per mbijetese. Dora e zeze e akteve terroriste, ngado qe vijne, duhet te ndalet. Shkencetareve ju intereson pasioni, talenti dhe gjenia e tyre. Ambicja e tyre jane me karakter misipnari, me te shenjte se religjionet, etj., qe ne kohera, por edhe sot gelojne gati pa kufij. Perpos te tjerash, ia vlen te mos harrohet trashegimia e Iranit, vijuese e Persise te dikurshme, te zhvilluar, lulezuar dhe pararoje e nje prej qyteterimeve te Globit. Politikanet, pushtetaret, por edhe biznesmenet e medhenj, mendoj se jane te vegjel, teper egoiste dhe pa vizion. Iu ka errur syte dhe mendjen paraja, pasuria dhe pushteti. Per me teper, shumices qe pretendojne se jane kerthiza e Botes, dhe qe shlerfillin edhe Zotin, Perendine, iu rren mendja, kur mendojne e sillen si te ishin Zota, te pavdekshem. Nuk ia vlen te zgjatem. Ju flm.
Bla bla bla ha kar.
Irani me bombe berthamore, do jetoje me mire? Jo. Te cmendurit, Kim Jong dhe Irani duan bomba. Qe te mbajne karriken. Tani ta fusi ne bythe bomben.
Edhe nje shtojce. Shkencetari iranian u vra kot, pa lidhje. Nese do gjykohej nje fajtor, nuk duhet te vritej kali, donethene shkencetari, e jo kaloresi. Une kam qene, jam dhe mbetem kunder akteve, vrasjeve qe i marrin jeten tjetrit. Nuk kam lidhje me Iranin, Sirine, Libine, Irakun, Afganistanin, Kinen, etj., por jam qytetar i kesaj Bote qe ka vuajrur luftra, vuan edhe Covid-19. Ju flm!
Ti je nje rrot kari, qe, ne vend te pish ndonje kafe me shoket dhe miqte, apo te mbjellesh ndonje peme afer shtepise ku jeton per te zbukuruar jeten qe te ka dhuruar zoti, merresh me politiken globale, duke folur per lidhjet e tua ndershteterore. Me vjen keq ta them, por je katerciperisht i shqepur nga mendja zoteri. Rri or i uruari perendise ne hallin tend dhe shtriji kembet sa ke jorganin. Nuk hoqet dore nga gjigandomania enveriane ju, duke menduar akoma se shqiperia eshte qendra e botes. E di cfare eshte Shqiperia? Shqiperia nuk eshte asgje tjeter vec njera nga halete, e nje vile gjigande te quajtur bote.
Nese drejtohesh mua, deridiku ke te drejte, por fyerja apo sharja jane te pa vend konentuesi Vendteshes. Po ju bej nje pyetje duhet te flasim apo jo?! Kuptohet qe nuk eshte ne tagrin tim per tu marre me problematiken e “Gjirit Persik”, por njeriu e ndien se ka nevoje te shprehet ndonjehete. Kjo eshte jeta. Une nuk jam tregtar.
Nuk e kam zakon fyerjen dhe e di qe e kam tepruar. Por e bera thjesht per te arritur efekt maksimal, si dicka qe do te trokiste fort ne koshiencen tende. Ajo qe me tmerron mua si individ eshte megalomania absurde qe na ushqeu komunizmi. Kjo bene qe ne si popull nuk dime dhe nuk ndjejme kenaqesi tek gjerat e vogla te perditshme, per merremi me faktin “se nga rrodhi bota”, a thua se ne jemi qendra e botes dhe zgjidhjet detyrimisht duhet te burojne nga ne. Sinqerisht t’me falesh per fyerjen. Dhe une e di qe do t’me falesh, pasi nga ato qe shkruam tregon se je njeri me te vertete i mire. Thjesht dua qe te mos lodhesh me gjera per te cilat ne, si njerez te thjesht nuk kemi pse ngaterrohemi, pasi nuk ndikojme dot. Lus per ju, gjithe te mirat.
Z.Topalltia, nga Vendresha, Jam i qete se me mirekuptoni. Perjetojme nje moment me te veshtire se e quajtura Diktature. Ky eshte mendimi, por edhe bindja ime. Ne nuk zgjodhim gje, por na duhet qe te luftojme per jeten, aq sa na e ka parashikuar Krijuesi, Natyra. Ketu, tek ne ka shume, madje vetem pisnesmene osr pisneswomen. Edhe Tema nuk ben perjashtim. Por, Tema ka nje vlere se na jep nje mundesi komunikimi, komunikim ne kohe pandemie..
Ju flm per mirekuptimin, shendet dhe gezime ne familjen e jeten tuaj! Me ndieni per zgjatjen dhe ndonje perseritje, por thelbi, besoj, mbetet i njejte: Ne nje mendje.
SHTOJCE Edhe nje qjcbshtojce. Shkencetari iranian u vra kot, pa lidhje. Nese do gjykohej nje fajtor, nuk duhet te vritej kali, domethene shkencetari, e jo kaloresi. Une kam qene, jam dhe mbetem kunder akteve, vrasjeve qe i marrin jeten tjetrit. Nuk kam lidhje me Iranin, Sirine, Libine, Irakun, Afganistanin, Kinen, etj., por jam qytetar i kesaj Bote qe ka vuajrur luftra, vuan edhe Covid-19. Ju flm!
Eshte nje loje. Thjeshte loje. Loje qe e ha shumica 99.99% e kam ngrene edhe une per nje kohe te gjate. Iran gjithmone shikohet ne kendeveshtrimin terrorrist apo atentate, Rusia si mafioz me helmime , Kina e keshtu me radhe. Iran konsiderohet per me te ” Zgjuarit” si vend i pavarur ku elita boterore do ta pushtoje apo Irani e ka banken qendrore te pavarur etj. Ne e dime qe pandemia e Cov19 eshte nje manipulim ne shkalle boterore dhe se Irani eshte ne krye te listes per propagande pro pandemise se bashku me Izraehellin. Pra si Izraeli edhe Irani jane te 2 shtete nene kontrollin identik te elites boterore apo One World Order. E kuptoj qe kejo eshte shume per disa ta kuptoje por mos harroni se Khomeni qe beri revolucionin erdhi nga Franca ( si gjithe elita perfshi edhe Enverin) . Kush dominon maskat dominon boten dhe se te gjithe udheheqesit qe vene maske jane kulishe ne zinxhir.
@jon,
I ketij mendimi jam edhe une, lojra pa fund. Mjere kush guxon dhe e han sapunin per djath.
Pra cfare do te thuash me pak fjale?
Pervec Iranit, cfare mendimi ke per Kinen dhe Rusine?
Per Kinen do i referohem Protokolleve te te urteve te Zionit ku USA do perdoret si Krahu i Hekurt ( pra ushtarakish) dhe kejo dihet kurse per Kinen permendet perseri si pjese e lojes. Mos harro se Kina u be superfuqi pikerish me ndihmen e USA( elites). Kurse per Rusine do e mbaj mendimin per vete por gjerat s’duken mire . Cov19 perseri eshte “The red Line”. Mos harro gjithashtu se ne vitin 1999 Putin ishte ne krye te FSB kur dihet dhe e provuar se bombat e vena ne pallatet e banuara ishin nga FSB. Keto qe them per Putin jane Open Source informacione.
Ca ke bo si ke qen, mire? Me traget erdhe?
U paralajmerua shkencetari 2 vjet me pare, dhe si duket nuk e paska mesuar mesimin, ka dashur te prodhoje arme qe vret miliona njerez. Mendoni ,edhe ne situata delikate edhe e kane paralajmeruar
Irani eshte terrorist dhe duhet nga faqja e dheut. Iranianet jan bytheqira.
Energjia berthamore nuk eshte vetem per bomba atomike per te vrare njerzit. Cernobili i Ukraines, pavaresisht katastrofes qe i ndodhi, ne gjendje funksionale normale perse sherbente?! Po, ka edhe ne vende te tjera te zhvilluara impjante berthamore, nukleare. Nje saktesim, ne rastin konkret, nese do te ishte e nevojshme, nuk ka arsye te goditet kali, por kaloresi, ose nuk i bihet samarit, por gomarit. Me ndieni per folklorizmin, por po them dicka. Nuk jemi ne qe kemi mbi shpine dhe duhet te zgjidhim hallet e botes, por ja qe jetojme ne kete bote, edhe te pandemise. Ju flm
qish bre kshu.
e lan pa festue rramaxonin ?
Edhe saleh rramallah birrisha thon ja ne Lalz nji
Punishte Berthamore ?♂️
mos ja qin sllabodanken ene birishes aaaaaa para vitit te ri ???
Mendoj se Irani nuk eshte per lufte,per zgjerim ekspansioni,ai ç’do armatin te persosur,modern, e bene per t’u mbrojtur. Iranit, sot Amerika i ka shpallur embargo,kudo nga te gjitha anet dhe i trembet nje agresioni te mundshem.Duke qene ne keto kushte, ai eshte i detyruarte pergatitet per nje mbrojtje te pathyeshme. Qeveria e Iranit, ndjen pergjegjesin per mbrojtjen e popullit dhe te gjithe vendit te tij,prandaj ai ka vene ne efiçence te plot ç’do gje aty edhe pastrimin e uraniumit.Irani ka sot shkencetaret me te mire dhe vrasja e kokes se madhe te shkences qe u vra dje nga Izraelitet,eshte humbje e madhe per ate.
Xho
“Ne e dime se Izraeli dhe Irani jane bashke persa i perket pro Pandemise cuditerisht “? Edhe Enveri para Khomenit erdhi nga Franca, dhe sot ju mendoni se Franca eshte fajtore per keto ngjarje. Por ky budallallek i ketij artikulli nuk kuptohet dhe eshte nje Tumnaje. Ne Shqiperi iizrailianat u ndihmuan nga shqiptaret sidomos ne Vlore dhe ne vende te tjera te Shqiperise. Krahasim Idiot me Shqiperin. Familja ime ka jetuar ne paqe me familjen izrailite ne Vlore per nje periudhe mbi 25 vjecare deri ne vitin 1945 dhe vazhdojme edhe neTirane tani ne moshen 81 vjecare’ Pra ju mendoni se ne jemi aq te mencur te deklarojme se” Izraeli dhe Irani jane dy shtete identikte te elites Boterore!!!!! dhe kjo eshte zero. Pra barazimi i ketyre dy shteteve ne eliten boterore eshte i pa motivuar. Elita boterore eshte ne nje katund tjeter.