Parlamenti miraton financimin e rrugës së Lurës, një dritare e rëndësishme për Mirditën, Dibrën e turizmin në Shqipëri

3 Dhjetor 2020, 14:38Turizëm TEMA

Nje lajm i shkelqyer per banoret e Mirdites, Dibres dhe gjithe turizmin ne Shqiperi, eshte bere publik diten e sotme.

Parlamenti shqiptar i hap udhe te pakthyeshme financimit te rruges per ne Lure, duke celur dhe nje dritare te re dhe te rendesishem per destinacionet turistike ne Shqiperi!

Lajmin e ben te ditur ne nje postim te tij Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, i cili nder te tjera thekson se, “vjen një lajm i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Mirditës dhe të Lurës.

Sot Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën”.

Postimi i plote i Lleshajt:

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për banorët e Mirditës dhe të Lurës.

Në vizitën e tij në Lurë, që ishte e para e një Kryeministri në këtë vend, Edi Rama premtoi se do të përpiqej për të financuar rrugën e Lurës. Gjatë gjithë periudhës që pasoi këtë vizitë të Edi Ramës në Lurë është punuar me intensitet të lartë.

Dhe sot Kuvendi i Shqipërisë i dha udhë të pakthyeshme financimit të rrugës që lidh Perlatin me Lurën.

Ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm zgjidh një problem të madh që e ka munduar Mirditën dhe Lurën në të gjithë historinë e vendit.

Ndërtimi i kësaj rruge mbyll izolimin dhe harresën e gjatë, që i është bërë këtyre trevave shumë të rëndësishme jo vetëm për historinë e vendit, por mbi të gjitha për të ardhmen e ekonomisë dhe turistike të turizmit në Shqipëri.

Ndërtimi i kësaj rruge bën realisht pjesë të hartës së vendit Perlatin, Bardhajn, Lufajn, Sheben, Kthellën e Epër, Zajsin, Kurbneshin, Mërkurthin, Kumbullën, Krejën, Lurën dhe fshatrat e tjerë të saj.

Pas dekadash të tëra shpërfilljeje dhe harrese, pas morisë së fjalëve dhe premtimeve të rreme, sot vjen një VENDIM i thjesht dhe i madh.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Mirditën dhe për Lurën.

Në emër të gjithë mirditasve dhe lurasve sot shpreh falënderimet më të mira dhe mirënjohjen më të thellë për Kryeministrin Edi Rama për lidershipin e treguar për të zgjidhur këtë problem jetik për mijëra banorë.

Falënderimet më të mira dhe për kolegen time, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për përgatitjen e gjithë procesit dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen me votë.

 

10 komente në “Parlamenti miraton financimin e rrugës së Lurës, një dritare e rëndësishme për Mirditën, Dibrën e turizmin në Shqipëri”

  1. raul says:

    Ec perpara o gjigandi i Ballkanit, o Napoleon Bonaparti i ri I Europes , o mendje e ndritur qe mendon nate e dite per popullin dhe jo si Nafije dybeku i babaxhikes qe mendon vetem te mbushe thesin , te shtoje vilat dhe te vjedhe fondet e shtetit me tendera si tek rruga Elbasan Tirane apo tek kodercurrila Durres qe per 6 muaj kodra shkoi ne te s’emes dhe leshilikes mbushi thesin e Nafijes. Edi Rama i sigurte drejt mandatit te trete.Nafija ka prekur fundin politik dhe ne 25 prill iken nga sistemi politik bashke me sharebajgat e haremit te Jales.

  2. Ate qe e ka,
    e ka.
    E futi Shqiperine ne Europe nga pamja qytetareske
    qe po jep Shqiperise
    I mach vallaj

  3. ?????? says:

    Raul ja ke thith rames qe je ne klimax idiot ..

    1. ce says:

      Shihni endrra ju te pd leshelis , gjigandi Edi Rama do hyje ne histori si kryeministri legjendar i Spanjes Felipe Gonzales qe mori 4 mandate radhazi dhe e beri Spanjen nje vend ku mund te jetohet me mire se ne Gjermani,

    2. Revizori says:

      O ti qe te kane hyrë gjashtë gishta. Çfare ke me komentuesit o katunar i ndyre i Enverit.
      Apo e sheh si armik qe mbeshtet PS dhe Ramën? Po natyrisht, se komunistet si ty dhe Saliu vetem armiq shohin.
      Une jam kunder Ramës, qekurse mban Çerrin e Beratit si zv-kryeminister dhe Ahmetajn si minister.
      Por ky djali eshte ne te drejtën e vet te jete me kë te dojë.
      Une psh kam problem me korrupsionin qe do behet perseri me kolaudimin e makinave, dhe Jo me kete djalin.
      Qekurse doli Çerri i Beratit te shajë Saliun per koncesionin e kolaudimit, u kuptua qe ka diçka mbrapa kesaj. Pastaj doli Gonxhja ta shpjegoje korrupsionin e ri. Qekurse nuk.u liberalizua, u kuptua qe do kishte koncesion te brendeshem.

  4. shtellunga says:

    Sa para jane alokuar, kur do filloj e kur do te mbaroj – na jepni pak detaje per kete rruge, te cilen e kam bere disa here ne kembe ne kohe dimri me debore. Uroj te mos jete nje miratim parlamenti sa per tu futur ne fushaten propagandistike te zgjedhjeve te ardhshme.

  5. Pensionist says:

    Punë të mbarë dhe ta gëzojnë banorët e kësaj zone turistike të izoluar deri tani.
    Rama punon dhe dëshiron të punojë, po shkopinjtë nën rrota janë gati t’i fusë salehu, lulkatrani, monameta e metakryemadhi me kompani sëbashku me minorenët e gurëve, që i zëntë rrota nën vete!

  6. Amaneti says:

    Ata banorë që dje nuk ditën të mbrojnë pyjet përreth perlës së liqeneve të Lurës, qeveria po i shpërblen pa lindur filizat e asaj masakre.Nuk e meritojnë këtë investim kaq shpejt!Mallkuar qofshin ata që vunë dorë në atë masakër!

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    Lura ishte nje nga parqet me te bukura te Evropes. Ishte magjike si ne perralle. Nje perle. Por kur rregjimi i Saliut erdhi ne pushtet duke qene se cdo gje e bukur per ta ua erreson syte, e shkaterroi me keq se nje pushtues. Tani ska gjelberim, pyjet jane prere, liqenet jane ktheyer ne pozzanghere. Mallkuar qofsh o sale virusi.

    1. Arbërori says:

      L’imperatore Diocleziano

      O taljano, ca dmth “pozzanghere”? E dimë që je italian po na ndriço edhe ne të tjerët që jemi injorantë në gjuhën taljone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje