Memorie.al publikon kujtimet e panjohura të Qamil Çelës nga Elbasani, i njohur ndryshe edhe si Qamil Çelirama, ish-sekretar i Fan Nolit në qeverinë e ’24-ës dhe më pas një nga komunistët e parë në Shqipëri me Ali Kelmendin etj., i cili me kthimin e Zogut në pushtet u largua nga vëndi dhe qëndroi në emigracion si antizogist, ku bashkëpunoi ngushtë me KONARE-në. Kthimi i tij në Shqipëri në vitin 1945 ku fillimisht u emërua si Kryetar i Kryqit të Kuq në Tiranë e më pas si Drejtor i Bibliotekës së qytetit të Elbasanit. Si e larguan që andej pasi ai nuk pranoi që në maketin e librit të Historisë së Shqipërisë, Haxhi Qamili të konsiderohej si patriot, gjë e cila u bë shkas që ai të abandonohej nga regjimi komunist dhe të shihej si “borgjez e reaksionar” e deri si “armik i popullit”, pasi më pas ai nuk pranoi që të shkruante për “aktivitetin revolucionar të Enver Hoxhës në Francë”, duke thënë se: ‘nuk e njihte për të tillë’?! Kujtimet e Qamil Çelës për historinë e Haxhi Qamilit që Memorie.al po i publikon në këtë shkrim, ai i’a ka pas dorzuar Institutit të Historinë në Tiranë kur po hartohej maketi atij libri dhe një kopje e tyre, janë ruajtur nga pjestarët e familjes së tij në qytetin e Elbasanit, ku ai ka jetuar deri në prillin e vitit 1988.
Kujtimet e panjohura të Qamil Çelirama (Çela) nga Elbasani për Kryengritjen e Haxhi Qamilit të vitin 1914
Esad Toptani, Dhespot Jakovi etj në bashkëpunim provizor me klerin reaksionar e me pasuesit e tyre, fanatikët antikombëtarë, me grupin e agjentëve të ardhur nga Turqia, ditën të prekin në ndjenjën më të dobët masën fanatike të Durrësit, Shijakut, Tiranës, Kavajës, Ishmit etj., për ta ngritur në kryengritje të armatosur. Themi në bashkëpunim provizor sepse ata kishin rrugë e qëllime të ndryshme. Ata u bashkuan për të përzënë mbretin Vid e për të shkatërruar pavarësinë shqiptare sepse më vonë, Esadi do të realizojë planin e tij të paracaktuar!
Esat Toptani i ndihmuar nga aleatët e tij, armiqtë e jashtëm të Shqipërisë, mundi të ngrejë masat e atij pellgu kundër indipendencës shqiptare e mbretit Vid, nën bajrakun e Baba Dovletit, e për “din e imanin”. Si rrjedhojë, ai triumfoi provizorisht kundër patriotëve. Në kohën kur pjesë të ndryshme të vendit tonë ishin pushtuar nga grekët e serbët e malazezët, patriotët luftonin për çlirimin e tyre.
Viti 1914 ka qenë vit i mbarë për bujqësinë e për oportunitet politik, populli i atij pellgu nuk ishte rënduar aspak me taksa të rënda siç pretendojnë disa oportunistë sharlatanë. Duke marrë parasysh se tokat e atij pellgu janë nga më pjelloret e vendit tonë, nuk mund të thuhet se ajo kryengritje u bë për bukë e për tokë. Po të ishte kështu, duhet të lëvizte Kruja, Peza, Martaneshi, Shpati, Verça, Skrapari, Kolonja, Kurveleshi etj., të cilët kishin me të vërtetë një gjendje të keqe ekonomike.
Duke kuptuar rrezikun që i kërcënohej atdheut dhe duke qenë të bindur se rrebelët bënin lojën e armikut patriotët bënë të kundërtën. Patriotët luftuan midis dy zjarresh si ndodhi në Starovë e gjetkë. Ndërsa patriotët kolonjarë luftonin për të çliruar tokat shqiptare që mbaheshin të pushtuar nga serbët e grekët e për të mbrojtur kufinjtë e atdheut, rrebelët në bashkëpunim me bejlerët e Starovës, u ranë atyre pas shpine. Në atë përpjekje ku mbetën të vrarë Gani Butka me shokë u provua më së miri tradhëtia e rrebelëve dhe u përgënjeshtrua kryekëput pretendimi i sharlatanëve që i konsideronin rrebelët kundërshtarë të bejlerëve.
Haxhi Qamili agjent i Turqisë
Rrebelët komandoheshin nga Qamil Haxhi Fejza, që më vonë, pas çlirimit, për ironi të fatit u konsiderua si patriot revolucionar, duke e dekoruar edhe me “Dekoratën e Lirisë” të klasit të tretë. Ai qe kryetar i grupit të agjentëve xhonturq që erdhën nga Turqia për të zezën e Shqipërisë. Forcat e rrebelëve pasi zunë Shijakun, Kavajën, Ishmin, e Tiranën j’u vërsulën Elbasanit ku paradihej se do të hasnin në rezistencë të fortë dhe ashtu do të ndodhte po të mos ishte larguar nga ai qytet Aqif Pasha, duke ja besuar mbrojtjen e Elbasanit Shefqet Vërlacit.
Sido që nuk mungonin edhe në Elbasan përkrahësit e rrebelizmës, populli, sidomos ai i qytetit, ishte me mish e shpirt kundër rrebelëve. Si i tillë ai rrëmbeu armët për të luftuar rrebelët. Nën udhëheqjen e patriotit të madh, sheh Hysen Sulova e Muharrem Moglicës, vullnetarët antirrebelë luftuan rrugë më rrugë kundër rrebelëve në rrethinat e Elbasanit, madje në rrugët e rrugicat e qytetit. Me gjithë rezistencën e madhe Elbasani ra në duart e rebelëve. Me rënien e Elbasanit rrebelët i shtuan forcat të cilat i drejtuan kundër Durrësit, ku hasën në rezistencë të fortë.
Veç xhandarmërisë së organizuar nga organizatorët hollandezë, Durrësin e mbronin edhe vullnetarë të ardhur nga gjithë viset e Shqipërisë. Këto forca komandoheshin nga patriotët e shquar Preng Pasha, Hys Buletini, Bajram Curri etj. Në Durrës u zhvilluan luftime të rrepta, ku pati të vrarë nga të dy palët. Nga ana e patriotëve mbetën të vrarë kolonel Tomsoni, organizator kryesor hollandez, major Kamo Sejdini nga Elbasani, Haki Glina, Ceno Sharra etj.
Sapo hynë në Elbasan, rrebelët dogjën flamurin kombëtar duke thirrur “ngordhi sorra” dhe ngritën në vend të tij bajrakun e Turqisë. Mbyllen shkollat shqipe, duke i zëvendësuar me medrese e mejtepe në gjuhën turke e arabe. Qeveria u kthye në hyqymet me gjuhë zyrtare turqishten. Rrebelët formuan një këshill administrativ “mexhlisi” që përbëhej nga paria fanatike e antikombëtare e vendit. Ata ishin armiq të betuar të lirisë e të pavarësisë së Shqipërisë.
Rrebelët formuan një farë ushtrie me 3.130 veta që mbahej me rryshfete e me grabitje. Kjo ushtri u nis nga Elbasani për të nënshtruar Beratin, të cilin e plaçkitën dhe e grabitën në mënyrë barbare. Deri vonë gjendeshin nëpër shtëpitë e komandantëve rrebelë, sixhade e sende të tjera të çmueshme që grabitën në Berat. Liruan nga burgu i Elbasanit dhespot Gjermenin e Efren Gjinin me shokë, duke i lënë të lirë të kthehen në Follorinë për të vazhduar më me ashpërsi luftën e tyre ndaj vendit tonë.
Si rrjedhojë e asaj tradhëtie, pati me dhjetra katunde të djegura, qindra të vrarë e të vdekur, mijëra muhaxhirë shumica kolonjarë, që u dergjën mjaft kohë nëpër ullishtat e Vlorës.
Vdiqën një numër i konsiderueshëm prej tyre nga uria e malarja, ata që mbetën morën rrugën e mërgimit. U degdisën në Europë, Amerikë e gjetkë, për t’i shpëtuar vdekjes. Vendin e kriminelëve e të tradhëtarëve nëpër burgjet tona, e zunë patriotët e atdhetarët që luftonin për liri e pavarësi.
Burgosja e patriotëve shqiptarë
Rrebelët dogjën në Elbasan shtëpitë e Aqif Pashës, Beqir Plangaricës, Emin Kasharit, Ali Çaushit e Kodhel Dedes me shokë. Ata dogjën edhe teqetë bektashiane, burgosën e internuan baballarë e dervishë patriotë. Në burgosje e tortura rrebelët nuk kursyen as gratë. Ata burgosën Tushin e Xhanit, që së bashku me t’ëmën e me shoqet e tjera, Dane Xhuvani, Zegjie Krasta, Shahu i Dylgjerit, etj., qenë nga gratë e para patriote të Elbasanit që kishin punuar me kohë për të përhapur gjuhën shqipe e idenë kombëtare.
Shtytësit dhe përkrahësit e rrebelizmit ishin veglat e okupatorit turk. Po ata u bënë veglat e Esad Toptanit e fqinjëve tanë shovinistë serbëve e grekëve. Haxhi Qamili vetë ka qenë nga fisi i pasur. Tregohen injorantë dhe sharlatanë ata që na e paraqesin Haxhi Qamilin si shtresë e varfër. Haxhi Qamili vishej si karnaval. Nga brezi e lart vishej si gjeneral turk, ku mbante kollpakun dhe xhaketën me spaleta të Fadil Pashës, të cilit i’a kishte grabitë. Në brez e poshtë vishej me benevrekë.
Si nga veshja si nga sjelljet e tij, kuptohej qartë se Haxhi Qamili ishte njeri pa asnjë vlerë dhe si gjysëm i marrë. Ai ishte vegël qorre e intrigantëve dhe e agjentëve të huaj. Motoja e rrebelëve ishte: “Ja turk e ne xhami, ja kaur e në kishë, ja shqiptarë e në hale”. Rrebelët i grabitën shuma të konsiderueshme të hollash patriotëve të burgosur. I detyronin viktimat të paguanin qindra napolona florin, duke i kërcënuar se do ta pësonin fatin e patriotit Hysen Sulova, të cilin e vrau vetë Haxhi Qamili.
Kështu ata u detyruan të shesin gjithçka kishin madje të hynin në borxhe për të paguar gjobën. Lanë peng ullishten e vetme që kishin si pronë vëllezërit patriotë elbasanas, Hasan e Hysen Xhani. Sheh Hysen Sulovën e vrau vetë Haxhi Qamili me duart e tij, në oborrin e Hyqymetit më 3.5.1915. Po atë ditë, burgosi dhe rrahu edhe baba Hamit Toçin nga Dibra. Baba Hamiti para Luftës Ballkanike, qe baba i teqesë bektashiane të Tetovës, një nga teqetë më të mira në Ballkan.
Me pushtimin serb si patriot, ai emigroi në Shqipëri në Elbasan, ku brenda një kohe të shkurtër fitoi respektin dhe dashurinë e mbarë elbasanllinjve. Sheh Hysen Sulova e nderoi duke i dhuruar teqenë e Elbasanit, i cili u bë baba i teqesë. Me vrasjen e sheh Hysen Sulovës, myftiu i Elbasanit Haxhi Tahir Hallulli, protestoi sa edhe u përlesh me Haxhi Qamilin. Ky i fundit e kafshoi me dhëmbë në zverg Haxhi Tahirin e u gjakosën.
Haxhi Tahiri ishte njeri me kulturë të gjerë fetare. Studimet e larta i kishte mbaruar në Stamboll. Pas përleshjes, Haxhi Tahiri u detyrua të kaloj në ilegalitet. Kur u vra Sheh Hysen Sulova në burgun e Elbasanit, ishin të burgosur edhe patriotët elbasanas. Ali Çelirama (babai i Qamilit), Ali Kopili, Bim Pajenga, e Ahmet Bylyku. Këta të fundit me pushtimin e Elbasanit nga rrebelët u arratisën në Itali, por gjoja me garancinë e Qamil Haxhifejzës, u rikthyen dhe përfunduan në burg.
Këta ngarkoheshin me faj se kishin qenë nga të Rilindjes dhe se kishin mësuar shkrim e këndim në shqip para Hyrrjetit. Ali Çelirama rëndohej më tepër se kishte qenë komit i parë i Çetës së Byshekut dhe se kishte dërguar të birin normalist në Normalen e Elbasanit, kishte luftuar kundër esadistëve e rrebelëve dhe ishte arratisur bashkë me Aqif Pashën në Itali.
Marrëveshja e rebelëve me Toptanin
Rrebelët nuk ishin kundër të pasurve e bejlerëve siç është trumbetuar dhe prej tyre nuk mund të prisje reforma në favor të vegjëlisë! Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, agjentët e Turqisë në Shqipëri morën udhëzime të tjera. Sipas Gjermanisë e Austro-Hungarisë, Turqia duhet të ndryshonte drejtim në Shqipëri, duke u kthyer në favor të indipendencës shqiptare e të mbretit Vid.
Duhej të ringrihej flamuri i Shqipërisë. Sidoqë një kthesë e tillë ishte e zorshme mos me thënë e pamundur, qeveria turke ju përkul padronëve. Ajo nuk hezitoi të japë urdhëra krejt të kundërta agjentëve të tyre, të cilët e filluan me vonesë kthesën në vend. Ndërkohë bënte punën e vet dhe propaganda anglo-franceze me krye agjentin Esad Toptanin. Lidhja e mëparshme e esadistëve me rrebel nuk ekzistonte më. Megjithë atë rrebelët nuk bënë asnjë kthesë.
Faza e dytë e rrebelëve është po aq e zezë sa ç’qe në fillimet e saj. Disa duan t’i japin ngjyrën e revolucionit të fshatarësisë. Rrebelët u prishën me esadistët, jo pse Esad Toptani ishte bej e i pasur, por sepse ai u doli nga fjala, i tradhëtoi për marrëveshjen që kishin bërë. Ashtu si në Elbasan edhe në Tiranë rrebelët dogjën e plaçkitën. Përveç shtëpisë së Esad Toptanit ata dogjën e plaçkitën edhe shtëpitë e beljerëve patriotë si të Murat Toptanit, Abdi Toptanit. Po kështu edhe shtëpinë e patriotit Seit Petrela i cili nuk ishte as i pasur e as bej. Zija Toptani ishte nga bejlerët më të pasur të Tiranës, por atij nuk i’u prek asgjë. Shit Petrela nuk ishte i pasur, por ai u përndoq e u burgos si patriot.
Në fazën e fundit të rrebelizmës u bënë më shumë grabitje, burgosje, tortura e vrasje. Kështu torturuan patriotin e madh Bab Dud Karbunarën të cilit i shkulën edhe qimet e mjekrës. Rrebelimi në Berat qe aq i rreptë e çnjerëzor sa që shkaktoi mëri e përçarje midis toskëve e gegëve. Në atë kohë u vranë në Berat nga rrebelët patriotët, Ismail Klosi e Gjebrea. Agjentët e Turqisë që i kallën zjarrin këtij vendi nuk mundën më ta shuanin kur ua deshi interesi. Rrebelizmi filloi e mbaroi si lëvizje antikombëtare.
mos u beni merak se kane ngel akoma haxhi qamilsa qe dun baben .
Kjo ishte kryengritje pellazgesh. Kjo levizje ne fakt verteton qe turkoshqiptaret ishin arjane dhe pellazge te vjeter dhe shume pak po fare pak turkoshqiptar.
Hoxh gomari-nje grusht kriminelesh nuk perfaqesojne shqiptaret, ashtu si edhe juve me disa te tjere bukeshkale nuk mund te perfaqesojne kombin iliro-shqiptar.
Zotrote me disa te tjere si puna juaj nuk jeni ndryshe nga Haxhi Qamilsat qe shume realisht pershkruhen ne kete artikull.
Edhe juve beni punen e neo-grekeve per ca evro te qelbura, njesoj si Haxhi Qamili qe bente punen e Turqise ne dem te vendit tone.
Haxhi Qamili me te tjere si ai e gjeten vendin ne maje te hurit me lakun ne qafe sic e meritojne te gjithe tradhetaret.
Sa mire qe ja paske plasur ketyre gjakprishurve gojemut. Asnje presje nuk te heq. Keta duhet te ndihen me fat qe jetojne ketu, se te ishin ne Greqi apo Turqi, e te hidhnin helme siç hedhin ketu per vendin e popullin, do te ishin terhequr zvarre e do te ishin debuar nga vendi i tyre, por ketu, ne krahasim me patridhen e ketyre haleve, ka tolerance e paqe.
Patjeter sorren e flamurit tone e shikon vetem ne flamujt e popoujve sllav. Duke filluar qe na Rusia. Shqiptaret e Kosoves shpetuan nga ky flamur. Qe na rendit sikur te ishim sllav ne flamujt e arenes nderkombetare.Kush e do sorren le ta mbaje per vete. Burre i mençur Haxhi Qamili.
Denis vemja, filogreku dhe gjakprishuri, ajo sorra eshte simboli i shenjte qe i ka ndjekur shqiptaret qysh prej parardhesve te tyre. Simboli i shqiponjes dykrenare gjendet qysh tek pellazget, vazhdon me Iliret, me Gjergj Kastriotin arberit dhe vazhdon me shtetin shqiptar. Prandaj o deniz ziu, per te ndyre flamurin shqiptar, vendin dhe njerezit e ketij vendi, mos dil ketu si otoman i kamufluar medemek sikur po shan sllavet, ku mbrapa qendron pasardhesi i andarteve kriiminele filogreke, se ju vini ere me kilometra large. Palaço trutredhur!
esrama vetem mysliman nuk eshte emeri i babes te edit eshte KRIS FAQ KAQ PER TY O LLAFAZAN
I dhate pronat Toptanit armikut te betuar te Shqiperise dhe fare e ndyre anadolli ptu beqira muti
Permendet shpesh Haxhi Qamili por jo dhespoti i Durresit qe nuk linte gur pa levizur ne 1912 qe mod te ngihej flamuri ne Durres . Armiqt e Shqiperise dhespotet e haxhit.
nji Histori qe turperon Shqiperine
me 1912 u shpall Pamvaresia
dy vjet me vone cohet muti Dovletit ngelur ne tokat Shqiptare dhe destabilizon
gjithcka ,natyrishte siedhe thuhet jo pandihmen e mbeshtetjen e serbise e greqise ,
qe ne cdo kohe ,financon e mbeshtet forcat dumbabiste ,mbeturinat e ushtrive pushtuese ne Shqiperi,
qe te destabilizojne Shqiperine.
Ajo qe te revolton eshte se ; Ku ishte Qeverria e Ismalil Qemalit ne ate kohe dhe cfar
bente per shtetin ?
Eshte skandaloze te shikosh qe sot tokat e pasurite i Shqiptareve i kan ne zoterim
Armiqte e betuar te Shqiperise qe ne shekuj kane bashkpunuar me cdo Politike Antishqiptare
kunder Shtetit Shqiptare.
Muti Toptani ,
Zogu i Kurves ,
etj , sot kane Prona qe nuk i takojne aspak atyre dhe se duhen gjetur menyra ,
t’i merren prapsh me te gjithe menyrat.
Nji klonim te ksaj jashteshqitje Kombetare Shqiptare ( rracen Dumbabiste ) e beri aktive perseri ,
Armiku Shekullore i Shqiperise Serbi-Greqi mbasi Rrospia Komuniste , vodhi cte vidhte me 91-dhe
la vendin ne duart e Djallit !
Historia u perserite.
DJalli nuk flinte dhe organizoj e solli ne pushtet ne Shqiperi faren e mutit Dumbabiste ,
te cilet bene ligjet te tilla me i rremby gjithcka shqiptareve ,me ne krye saleh berishen .ilir meten etj .
Shqiperia sot nuk eshte Pron e Shqiptareve e gjitha dhe ky eshte nji pike e nxehte e dinjitetit te shqiptareve.
E keqja eshte se kur shqiptaret jane ne pushtet , nuk spastrojne ferrat e vrasin gjarprinjte qe helmojne Shqiperine .
Ashtusi ndodhi me Qeverrine e Vlores , qe nuk diti te ndertoje Shtet ,dhe u injorua per turp nga
bandat esadiste ,
e njejta Panorame jetohet sot ne kte shekull !
A ka turp me te madhe per kte shtet ?
A ka poshterim me te madhe per shqiptaret ?
Shqiptari nuk vepron asnjiher si duhet me ndertu Shtetin ,mbasi merr Pushtetin ,
por kenaqet si idioti me ofiqet dhe kur e destabilizojne gjaprinjte qe mban ne shtepi ,
kercen perpjet perseri si nji idiot ,qe nuk mesoj kurre nga Historia.
Shifini sot Dumbabistet e grumbullu ne Lalz mbasi vrane shqiptarin -Pronarin e Tokes ,
ndertuan sarajet e tyre dhe shqiptaret bejne sehir e nuk i shkon mendja askujt ,
me ndermare nji veprim patriotike e zhduke kte fare te ndyre nga kjo Toke qe lengon ne shekuj ,
nga budalleku shqiptare.
Shqip-bashkohem me ato qe keni shkruar me perjshtim te fjalise se pare.
Nuk turperohet Shqiperia se ne historine tone ka patur dhe ka edhe tradhetare. Shqiperia eshte shume e madhe per tu turperuar prej buburrecave si Haxhi Qamili me Haxhi Qamilsat e tjere qe sot i falen parase se neo-grekeve apo serbeve.
Ne cdo vend tjeter te botes jane gjendur disa qe kane punuar per interesat e te huajve. Mjafton te permendim ketu se si kolaboracioniste te gjermaneve ka patur ne France, Belgjike, Poloni, Greqi, Jugosllavi e Rusi. Nga ky rregull nuk ben perjashtim as vendi yne. por keta individe nuk perfaqesonin aspak popujt francez, belg, polak, grek, serb, kroat apo ruse e te tjere popuj qe u pushtuan prej nazisteve, por qe kurre nuk u dorezuan. Fakt eshte se nazistet humben luften ne saje te rezistences se popujve qe pushtuan. Pa kete lufte te pakompromis me pushtuesit nazi-fashiste, aleatet nuk do te kishin patur mundesine qe te fitonin kunder forcave te Boshtit, qe per hir te se vertetes ishin shume me te pregatitura se sa forcat aleate.
Kujtimet e Qamil Celes mbi masakrat e fanatikeve injorante myslimane te Shqiperise se Mesme ne Elbasan jane te sakta.
Keto kujtime iu kerkuan Qamilit si material ndihmes nga drejtoria e Institutit te Historise, sic iu kerkua edhe per te analizuar
edhe kujtimet e Sejfi Vllamasit, qe gjenden ne parathenie e botuar te tyre. Por transferimi i Qamilit nga Tirana ne Elbasan
duhet te kete arsye te tjera jo per keto mendime te shprehuara te tij.
Persa i perket bashkepunimit te fanatikeve injorante antikombetare me Esat Pashe Toptanin duhet thene se ndodhi
ne fillim te rebelimit kunder Princ Vidit, por me pas, kur u zbulua se Esat Pasha ishte bashkepunetor i Mbreterise se Serbise,
rebelet osmaniste e xhonturkiste u perleshen rreth 9 muaj me trupat e Esat Pashes, por ne interes te Turqise, jo te Shqiperise.
Per me tej mund te njiheni me hollesisht me keto ngjarje tragjike ne biografine shkencore “Rinia e Mbretit Zog” (2020)
Kush eshte autori i ketij shkrimi?
LATO JE TIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII