Lulzim Basha, takim virtual me të rinjtë: Mezi e pres ditën kur të bëhem kryeministër

8 Dhjetor 2020, 13:00Politika TEMA

“Mezi po pres ditën kur qeveria e dalë nga votat e 25 prillit të marrë përgjegjësitë”. Kështu u shreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aktivitetin e organizuar nga FRPD me rastin e 30-vjetorit të lëvizjes studentore.

“Mezi po pres ditën kur qeveria e dalë nga votat e 25 prillit të marrë përgjegjësitë, të mundë virusin dhe betejat e tjera për të mposhtur varfërinë. Më lejoni tu jap një përqafim virtual.

Jam i gëzuar që këtu janë bashkuar me ne edhe të rinjtë nga Kosova, Maqedonia, Presheva e Diaspora dhe dua ti përshëndes me mall.

Ky komunikim mbarëkombëtar ishte vetëm një vegim, sot është realitet. 30 vite më parë ne bëmë kthesën e madhe. Kjo u bë falë të rinjve të dhjetorit që u shkon sot mirënjohja. Kauza e këtij ndryshimi u bë e mundur vetëm prej të rinjve idealistë.

Populli shqiptar ka një histori ë dhimbshme, por në këtë histori nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e lavdishme pa protagonizmin e të rinjve. Sot në këto ditë të shkurtra dhe të errëta të dhjetorit, ky mesazh vlen dhe duhet të kujtohet më fuqishëm. Ndryshimi i Shqipërisë do të vijë dhe do të bëhet vetëm nga rinia shqiptare.

Kam udhëtuar anembanë Shqipërisë. Kam takuar të rinj të talentuar. U bënë 8 vite që Shqipëria ka dalë nga shinat, kostoja e jetës sa vjen e rritet, si pasojë e keqqeverisjes shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe shpresën. Kjo është arsyeja që shumica e të rinjve mendojnë të largohen nga vendi.

Shumë e kanë hedhur hapin, shumë të tjerë e mendojnë si mundësinë e vetme emigracionin. E kuptoj dhe e ndjej dëshpërimin tuaj, kur shikoni propagandën virtuale dhe pastaj përjetoni me sytë e tuaj realitetin. E dëgjoj tek  thoni kështu paska qenë e shkruar për ne”, tha Basha.

2 komente në “Lulzim Basha, takim virtual me të rinjtë: Mezi e pres ditën kur të bëhem kryeministër”

  1. Beni says:

    Hahahaha, mezi po pret te behet k/ minister.
    Si k/ minister i ardhshem 3 pyetje Lulit.
    1.Si mendoni per thenien te gjithe te barabarte para ligjit.Nqse rihapet gjygji per vjedhjen e 230 milion eurove te rruges kombit do te merrni me raport mjeksor ?
    2.Kur te jesh k/ minister , nqse protestojne para k/ ministrise do te urdherosh perseri te hapet zjarr kunder protestuesve. ( E duam shqiperine si gjithe europa !)
    3.Mendon qe ke kapacitet per te drejtuar nje shtet , kur nuk arrite te drejtosh dot nje bashki ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje