Numri 2 i Policisë së Shtetit: Jemi krah qytetarëve, rastin po e heton prokuroria. S'do lejojmë që imazhi i ndërtuar me sakrifica të cenohet nga veprime të individëve të veçantë

9 Dhjetor 2020, 18:42Kronika TEMA

Numri 2 i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një lidhje me skype në “Top Talk” ditën e sotme ka komentuar përfshirjen e policisë në vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha orët e para të datës 8 dhjetor.

Ai thotë se institucionet e policisë janë vënë në lëvizje për të zbardhur çështjen si Prokuroria e Rrethit Gjyqësor apo Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat. Dervishaj thekon se policia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vrasëse por në krahun e qytetarëve. Ai thekson se ky imazh i krijuar me mund, gjak e sakrificë do të kurohet.

“Ngjarja e ditës së djeshme është një rast domethënës që çdo individ çdo punonjës duhet të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, jemi të vendosur që të mos ketë dyshime që do të bien në dyshim me ligjin.

Policia e shtetit nuk do të lejojë që imazhi i saj i ndërtuar me mund, sakrifica e gjak të cenohet nga veprime sporadike të izoluara të individëve të veçantë në shkelje të ligjit apo procedurave standarde të saj.

Kemi filluar analizat në çdo drejtori vendore të policisë në të cilat  do të evidentojmë të gjitha problematikat, ku kanë transmetuar apo konstatohen defekte të punës sonë, qoftë të përzgjedhjes qoftë të kontrollit, të garantojmë një plan program specifik të kësaj situatë. Ne nuk kemi pasur më parë një rast të tillë specifik.

Është bërë e njohur se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor dhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat kanë filluar hetimet, kanë kryer veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes, është dhënë masë arresti në flagrancë të autorit dhe në ditët në vijim kjo masë do të vlerësohet.

Për disa vite me radhë kam punuar dhe po punoj që të rris forcimin e besimit të publikut. Në veprimtarinë  e saj policia nuk e ka në praktikë përdorimin e armës ndaj qytetarit.

Policia, strukturat do të punojnë që ta kurojnë këtë imazh. Policia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një polici vrasëse. E ka paguar me jetën e 202 punonjësve të saj të rënë në krye të detyrës”, tha Dervishaj.

5 komente në “Numri 2 i Policisë së Shtetit: Jemi krah qytetarëve, rastin po e heton prokuroria. S’do lejojmë që imazhi i ndërtuar me sakrifica të cenohet nga veprime të individëve të veçantë”

  1. Qytetar says:

    Skena mesjetare, turp, turp. Ka 3 ore rresht qe policia qendron nen bresherine e gureve nga nje grup njerezish.
    Protesta padyshim te behet, me nje organizim, por policia eshte komplet e paorganizuar.
    Turp per keta shefa policie komplet te paafte. Per cfare hidhen miliona e miliona investime per policine ???

  2. Mirditori i beses says:

    Ore keni byth si shtet ju apo jo ? Ju vune perpara nje grusht langaraqesh, keni dy dite qe kerkoni falje ne gjunje. Per ate fatkeqsi te mbaj pergjegjesi ai qe e beri dhe prokuroria te zbardhi te gjithe te verteten dhe gjithsecili te mari ate qe meriton. Po jo keshtu pa shtylle kurrizore, e çuat per tok dinjitetin e shtetit..

  3. koki says:

    Ky qe shkruan me pseudonimin QYTETARI duket qe eshte rrac gomari……
    Albert Dervishi eshte elite e policise dhe keshtu ka qene gjithmon, eshte profesionist dhe me integritet. Analiza qe beri eshte shume e sakte sepse nuk mohoet puna e policise nga nje ngjarje e tille kur keto 30 vite jane vrare gati 250 efektiv policie bij nenash dhe kjo ” shoqeria civile” as ne nje rast nuk eshte mbledhur per ti mbrojtur.

  4. Ujku Plak says:

    Dikur Kurvat thonin :Te Qin Benci dhe jo Lenci. Si te presim ne nga Policia qe te jete ne lartesin e duhur kur kemi 30 vjete qe Polirika e degraduar Policine ne ate pike qe nuk mban me. Marrin Borxhe qe te ikin me sherbim,2 vjete pa marre dieta e ore shtese,ushqimi dhe paga vl,veshjet ku eshte cilesia me e dobet etj…… Mos me keq kuptoni se nuk dua te justifikoi vrasjen e Rashes se aty kemi shkelje flagerante te ligjit dhe i shpreh ngushellime familjes. Per ngushellim eshte dhe polici se e presin vujtje te medha . Per Pilicin dhe rashen fajtor eshte Shteti qe nuk i jepe njerezve ate qe jane te afte te bejne por nisen nga interesa te ngushta. Edhe keta qe derdhin lot krokodili neper studio i njohim mire si i merrnin Antaret e KZZ dhe pse ishin pa shkolle i benin Drejtora ne polici,arsim,shendetesi etj

  5. edi says:

    bert dervishi kokra e te paaftit,servilit,spiunit frikacakut etc ….se kuptoj si ska turp e del akoma pas nxjerrjes se dosjes si informator i sig te shtetit me pseudonim “filtri”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje