Angazhimi i qytetaëve në skenën politike të vendit dhe besimi te institucionet politike duket se ka shënuar një rënie dramatike gjatë katër viteve të fundit, ku humbja e besimit te qeveria nuk ka sjellë ndonjë përmirësim te besimi për opozitën ndërsa gjithnjë e më pak qytetarë shohin zgjidhje te kutia e votimit.
Sondazhi u krye në muajin qershor të këtij viti nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me financimin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe të dhënat e këtij viti mund të krahason me të dhënat e një sondazhi shumë të ngjashëm të kryer katër vjet më parë.
Sipas sondazhit, 69% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur nga qeveria, 61% janë të pakënaqur nga presidenti dhe 70% janë të pakënaqur nga opozita, qoftë ajo parlamentare ose jashtëparlamentare.
Në krahasim me katër vjet më parë, niveli i mosmiratimit të qeverisë është rritur nga 57 në 61% ndërsa mosmiratimi ndaj opozitës nuk ka pësuar rënie të mëtejshme nga niveli sakaq i lartë prej 70%.
Shqiptarët janë pyetur në këtë sondazh edhe se çfarë opinioni kanë për marrëveshjen e 5 janarit dhe atë të qershorit 2020, në bazë të së cilës, maxhoranca dhe opozita ranë dakord të kryejnë ndryshime në kodin zgjedhor sa i përket administrimit zgjedhor. Rreth 48% e shqiptarëve besojnë se marrëveshja është vetëm interes i partive politike dhe 49% besojnë se ajo nuk ka kurrfarë lidhjeje me interesat e qytetarëve.
Vetëm 3% e shqiptarëve besojnë se ata mund të kenë një ndikim të madh në skenën politike të vendit ndërsa 55% ndjejnë se nuk kanë kurrfarë ndikimi.
Edhe në këtë sondazh, shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkuan që të kenë mundësinë të zgjedhin deputetët përfaqësues në parlament drejtpërsëdrejti dhe jo përmes listave të partive politike, siç bëhet që nga viti 2009 pas marrëveshjes së Sali Berishës me Edi Ramën.
Rreth 47% e shqiptarëve mendojnë se listat e hapura do të ndihmonin në pëmirësimin e cilësisë së parlamentit në masë të madhe dhe 31% të tjerë mendojnë se do ta përmirësojë disi. Ndryshe nga shqiptarët, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë deklaruar haptazi se mendojnë të kundërtën. Socialistët dhe demokratët kanë argumentuar se një masë e tillë do të ndihmojë oligarkët apo gangsterët të çajnë përpara për në parlament.
Rreth 63% e shqiptarëve mendojnë se deputetët kanë prioritet partinë e vet dhe jo interesat e qytetarëve ndërsa vetëm 26% mendojnë se parlamenti ka mbajtur qeverinë llogaridhënëse, tipari kyç ky i sistemeve të demokracisë liberale, tipar që në rastin e Shqipërisë duket se është shkatërruar nga mungesa e garës së brendshme dhe tendencave autoritariste të udhëheqësve të partive, të cilët pëlqejnë dhe kanë fuqinë të zgjedhin deputetët pa ndonjëfarëlloj procedure gare të brendshme. (BIRN)
Link: Prezantimi i sondazhit
Po normal nuk ka si te jet ndryshe.. E gjithe rremuja ne Tirane u be per politike, populli nuk ha bar.. policat u bene kok turku per qeverine dhe per opoziten. Ja dhame voten 2 her do ta marre edhe nje te trete dhe shtet nuk beri dhe as nuk ka per te bere.
Ne muajn qershor e nxjerrin tani si kur ka mish dhije,hajde,hajde e ka porosit hajdare rudina.Jane pese sondazhe deri tani dhe qeveria nuk ka rene kurr nen 48 perqind,tung nga xhimi
Kemi degjuar me pare nga presidenti qe protestat kerkojne ndryshim! Ndryshim sipas tij do te thote qe ne fuqi te vije kompania e falimentuar IBBM. Prandaj behen keto protesta te dhunshme ku ne krye kane vene kalamajte 13-15 vjecare. Larg qofte por me mire kemi Edin sesa kompanine IBBM. Tani per tani nuk kemi ndonje grupim, koalicion apo parti me te besueshme. Besoj se ne zgjedhjet e ardhshme pjesmarrja do te jete me e larte sesa kjo qe thone sondazhet. Problemet qe po kalon bota dhe Shqiperia do ti nxitin shqiptaret qe te marrin pjese ne % te larte ne zgjedhje. Edi dhe PS pavaresisht veshtiresive dhe problemeve te kohes duhet te korigjojne dhe permiresojne qeverisjen ne te gjithe drejtimet dhe me qetesi dhe maturi te vazhdojne punen e nisur.
Sondazh idiot….te pakenaqur qe opozita nuk ashperson tonet…por Rama ta hartoje pushtetin ne prill….vetem ca Emigrante mund ta votojne
te gjithe do votojne, e shesin bythen per dy kile miell e 4 shishe vaj kikiriku !
shqipkaret popull i trashe, po tu thuash qe sje me asnje parti, te marin per budalla
E cja fut kot o ti shqiperia e bukur…..rama e ka te sigurt fitoren mbi 60% ….po te jet per emigrantet ….edhe un jam ne emigrim ketu e njezet vjet….ritet shum perqindja pro rames….ndaj mos shih endra me sy hapur
Po normal!!!’Shume i drejte sondazhi!!! Kur opozita të bënë për të vjellë….spiropalizmi i qeverisë të shpartallon me korrupsion!! Yllir muti kryehajduti tha një fjale të vërtet:spiropalista???!!! Te gjitha drejtorit e qeverise nëpër rrethe,legalizimet,kadastrat,tatimet,doganat..kanë qënë dhe janë jashte kontrollit!! Nuk kanë kritere në punen e tyre….në vend qe te marrin persiper,të pengojnë,kjo eshtë 100%e sigurte!!! Dhe e bukura ketu qëndronë që këta minjtë nuk kanë as frikë dhe as turpë!!!! Mendoni njëherë,që shqiptarët që jetojnë në Europë të kenë këto probleme nga administrata???!!!!!! Po k/ministri Edush i di këto??? Patjetër!!!! Me thënien e tij që:Shqipëria nuk është Gjermani….e vulosi perfundimisht ,dmth e legalizoj korrupsionin!!! E bukura është se sa herë nxjerrë hundën e tij SALA me JENIÇERET e tij,Ylliri dhe Monka….pikërisht këtu Edushi bëhet më i fortë!!!!! E trishtishmè,por e vërtet….kjo ështe zgjedhja e detyruar e shqiptareve…. Aty në Shqipëri eshte paradoks i madh….TE PASURIT JANE:familjet politikanëve(pozitë,opozite),te prokuroreve,gjyqtarëve,të doganave,të leg.kadastrave,tatimeve,të tenderave,të angjesive qeveritare…dhe të varfer jane ata që punojnë…????…. Shqiptaret e dijnë mire që qeveria ka fytyren e EDI RAMES,DHE OPOZITA SURRATIN E SALES DHE YLLIR MUTIT
Kajo per ju e kisha se shikoni fb e Rames e ju duket Shqiperia lule…..
Birni ka kohe qe po me duket si Saliu me Meten, shikojeni e nxjer presidentin me 60% mendim pozitiv, hapu dhe te futem.
Pse jo ?! Meten e kemi presidentin me te mire te te gjitha koherave. Keshtu tha Edi Rama. Dhe kur ai e thote dicka, nuk i heq asnje pike apo presje.
Mendoj të bëhet një sondazh për BIRN-in të shohim sa i besueshëm është. Ka të ngjarë të dalë më keq se opozita. Ka kohë që ndjek një politikë të varur, se ku e di ajo.
Po birn e di qe keta dhe po nuk votove prape aty jane ,te djathe e te majte e lesh e li,ne nje tenxhere hane te gjithe ,bejne pak teatro sikur zihen , por ne fund vjedhin cdo gje qe u del perpara,dhe i ndajne bashke . kurse njerezit zihen e shahen per partite dhe ne tavoline hane buke me qepe . dhe kujdes tu shash partite dhe hidhen perpjete si rrk.