Ambasadorja Yuri Kim: Lajm i madh! Shqipëria tani plotëson një nga dy kushtet për negociatat

23 Dhjetor 2020, 18:32Politika TEMA

Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur duke e quajtur lajm të madh.

Kim thotë se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese tashmë Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për negociatat.

“Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar përparim Kalon si gjyqtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. 

Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të krijohet kuorumi. 

Shqipëria do të përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke përfunduar periudha gati 3 vjeçare e mungesës së saj”- shkruan midis të tjerash ambasadorja amerikane.

Ky është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. 

Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. 

Ky është një hap gjigand përpara. Urime për popullin e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!“- shton më tej ambasadorja Kim.(TemA)

 

6 komente në “Ambasadorja Yuri Kim: Lajm i madh! Shqipëria tani plotëson një nga dy kushtet për negociatat”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Ehhhh… crendesi ka sa jane. Puna eshte si votojne…

    1. sokoli says:

      Puna eshte si votojne ??? Do bej sikur nuk e lexova mor zoteri , mos u trego kaq pesimist …..bene dhe bejne cmos amerikanet dhe partneret tane europiane , dhe dikush do kete kaq bole te renda ne Gjykaten Kushtetuese ti talli ?? Mos e kalo ne mendje fare , nuk ka asnje shanc te ndodhin lojra te tilla te pista , 0 shanc ……eshte njesoj krahasimi i gishtezes qe qellon me arme …….pothuajse ne te shumten e rasteve do te deshin te anullonin vendimin …….plumbi iku …….ose sic thone miqte tane amerikane ….go away…..tung

  2. populli says:

    Respekte per JU zonja ambasadore. Tani them qe mund te behet Shqiperia. Faleminderit dhe ndihmojeni kete popull te vuajtur e te persekutuar Zonje. JU jeni shpresa e fundit. Shendet dhe lumturi JU dhe familjes SUAJ. Gezuar vitin e RI 20201. Ju sjellte te gjithe te mirat.

  3. Andoni says:

    Kalo është një djalë i mirë. Por ai është konsulli i nderit i Danimarkës apo Finlandës? Kjo nuk është një pengesë për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese?

  4. Titi says:

    Tani do lulezoje Shqiperia, se gjykata na pengonte. Keta te huajt vazhdojne na trajtojne si vend afrikan.

  5. George says:

    Faleminderit Zonja Ambasadore Yuri Kim!
    Me juve ne krah kemi besim se do ta realizojme edhe kushtin e dyte per pranimin e celjes se bisedimeve me BE -ne:
    zgjedhjet e lira dhe te ndershme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje