“Asnjë grekofon në Shqipëri nuk mund të ankohet se po persekutohet”: Kur Kryepeshkopi Vissarion Xhuvani kacafytej me Greqinë

26 Dhjetor 2020, 09:00Politika TEMA

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të deklaratave të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Vissarion Xhuvani, të botuara në gazetën “Besa” të Tiranës (me botues Fiqri Rusi), në vitin 1935, lidhur me shpifjet e trillimet e shtypit grek, si “Iporotikon Mellon”, “Elinikon Mellon”, “Prota”, për vrasjen e bujshme të Stefan Guvolit nga Dhrovjani i Delvinës.

Nga Dashnor Kaloçi

Pretendimet e herëpashershme të disa qarqeve shoviniste të shtetit helen dhe të disa patriarkëve të lartë të Kishës Greke, që vazhdojnë të thonë me të madhe se gjoja në Shqipëri po persekutohet dhe po shkelen të drejtat e minoritetit grek e shtesave të tjera të besimit ortodoks, të cilat gjejnë vend dhe hapësira të bollshme në disa media helene, nuk janë gjëra të panjohura dhe të padëgjuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Po t’i hedhim një sy të shkuarës jo shumë ë largët, që ka të bëjë me marrëdhëniet në mes dy vendeve lidhur me këtë çështje, do të shohim se pretendimet e tyre janë një avaz i vjetër. Por ndryshimi qëndron në faktin se: ndërsa sot pretendimeve të tyre u bëjnë “iso” edhe disa personazhe të ish-organizatës Omonia, (e cila tashmë duket se është “arkivuar” dhe i përket të shkuarës), në atë kohë, më saktë në vitet e Monarkisë së Zogut, vetë paraardhësi i Janullatosit, Vissarion Xhuvani, që kryesonte Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dilte me deklarata dhe shkrime të ndryshme në shtypin shqiptar të asaj kohe, duke përgënjeshtruar shpifjet dhe trillimet e qarqeve shoviniste greke dhe disa kryepeshkopëve të saj, të cilët pretendonin se në Shqipëri, po persekutoheshin shtetasit e besimit ortodoks. Veç të tjerash, kjo gjë shihet qartë edhe në një shkrim të gazetës “Besa” të datës 23 shkurt të vitit 1935, (e cila dilte në Tiranë me botues Fiqri Rusi), ku Imzot Vissarioni. ka bërë një deklaratë të gjatë në lidhje me disa artikuj të gazetës greke “Iporotikon Mellon”, e cila shpifte dhe trillonte për një krim të përbindshëm të ushtarëve grekë, (vrasja e shqiptarit Stefan Guvoli nga Dhrovjani i Delvinës), duke u’a ‘faturuar’ atë ushtarëve shqiptarë. Bashkë me deklaratën e Imzot Xhuvanit, në këtë shkrim po japim të plota edhe dy artikujt e gazetës “Besa” të Fiqri Rusit (5 dhe 6 mars 1935), ku demaskohen shpifjet dhe trillimet e shtypit grek.

Shkrimi i gazetës “Besa” të botuesit, Fiqiri Rusi

Deklaratë e Kryepeshkopit të Shqipërisë Emzot Vissarionit, mbi zakonet e shtypit grek dhe atyre që munt të impresionohen prej atij shtypi

Gjith sa shkruen fletorja Greke “Iporotikon Mellon” Nr. 9. datë 2 Shkurt 1935, si dhe cilado fletore tjetër që munt të ketë shkrue ose që munt të shkruajnë si ajo në atë numër, porsa i përket kritikave dhe ankimeve tona kundrejt politikës Kishtare të Qeverisë Shqiptare, të gjitha nuk i përshtaten së vërtetës, por janë krejt gabime ose aluzione që nuk meritojnë vërejtje.

Mbasi neve kemi folur lirisht para gjithë botës haptazi kurdoherë dhe në çdo rast; po të ishte ashtu si thotë fletroja e sipërpërmendur, atëhere shtypi dhe Drejtësia publike do të na kishte prekë dhe do të kishte marrë masat e rastit relativ, me të drejtat sidomos tash kur regjimi Mbretnuer në Shqipni asht ma tepër se kurdoherë dhe në çdo kënt të Shqipnis i plotfuqishëm zotnues. Shpirtin Turko-fil të sistemit të Turqisë së vjetër edhe shpirtin mohues të Krishtënimit nuk asht kush në botë që ta urrej ma shumë se sa e urrjemë neve, si dëshmohet prej shumë punëve tona kurdoherë, që shifen prej atyne vetëm dëshirojnë me i pae; pra nuk asht ajo cilësi që përmend fletorja në fjalë, por mëshira e zotit dhe nevoja e domosdoshme e punëve t’Orthodhoksisë së Shqipnisë që na detyruan neve me marrë përsipër pa dëshirue as pak dhe pa kërkue n’asnjë mënyrë barrën e randë dhe historike të Kryepeshkopit të parë Kombëtar të Orthodhoksisë Shqiptare dhe pajtim të plotë pikërisht me Kanonet Orthodhokse, ashtu ekzakt si u proklamuan edhe nga Kryepeshkopët e parë të Greqisë etj., pa asnjë ndryshim mënyre, pune që e dinë mirë Grekët, por nuk kanë se ç’të bajnë duket dhe duan të gjinden në punë tuj shpifë.

Le të na e provojnë botnisht me fakte, çfarë persekutimi edhe atë ma të voglin qoftë, jemi neve personalisht dhe Kisha Tonë t’ue ba elementin Grek në Shqipni dhe, kur edhe si neve nuk jemi vetëm Kryepeshkopi i Grekofonëve në Shqipni, që dihen se sa janë, por edhe i gjithë popullit Orthodhoks të Shqipnisë, neve dijmë lumturi dhe kryenaltësi se asnjë Grek nga ata që rrojnë në Shqipni nuk ka dalë deri më sot, në një kohë kaq të gjatë deri në shtatë vjet, të paraqesë një ankim qoftë edhe fantastik për persekutimin nga ana tonë; kemi dashur dhe kemi ditë t’i mbrojmë edhe të kujdesemi fetarisht për to, në mënyrë të njishme dhe të përzemërt se gjithë Orthodhoksët Shqiptarë të Kryepeshkopatës së Shqipnisë me ndihmën e Mbretit Zog; po të kishin pësue edhe ma të paktin persekutim nga ana e Kishës Shqiptare, Grekofonët e ndodhun në Shqipni nuk do të kishin përtue me u ankua kudo që të munden; por lavdi Zotit edhe Politikës Mbretnore, këta nuk kanë përse t’ankohen dhe prandaj nuk janë ankue dhe prandaj porsa shkruen shtypi grek tuj na konsiderue neve si persekutonjës të elementit Grekofon në Shqipni, Grekofonët në fjalë vetë çuditen dhe qeshin me sa shkruen shtypi Grek për persekutimin fantastik nga ana e personit tonë që duan edhe shkruejn fletoret Greke edhe këto dit.

Por as vogëlsia e karakterit të mohimit të miqësisë politike nga ana jonë, që do dhe supozon fletorja në fjalë, porsa i përket Mbretit të soçëm historik të Shqipnisë, nuk mundte me na ba me kritikue Mbretin ZOG i I-rë, mbasi asht e ditun se nuk kemi as kritikue as harrue as më 1924 kur Mbreti me gjith miqtë e vet, për mos me ba gjakderdhje vllaznore, dhe e la fuqin e sundimit, dhe ishte jashtë Shqipnisë larg në mërgim; sa jemi besnik Mbretit ZOG i I-rë, neve, vërtetohet jo vetëm nga qëndrimi i pandryshueshëm edhe nga veprat tona që prej 1919 deri sot pa pre, por edhe në mënyrë ma solemne, kur Mbreti denjoj me na nderue tuj na mbajtë pranë tij në bashkëfjalime të papreme për plot tre orë, në Pallatin Mbretnuer tue bisedue me ne, me mënyrën më miqësore dhe ma të sinqertë që munt të bahet, dhe të thjeshtë, sado që fletorja e sipërpërmendun shkroi si deshi për neve dhe për të, për me mjellë në mes tij dhe neve armiqësi.

Sa për vujtjet e gjithë Krishtërimit në Shqipni që do me vërtetue fletorja Greke n’atë mënyrë që i pëlqen asaj, neve shtojmë se vetpërgënjeshtron veten ajo; se, nuk asht e mundun t’alarmojë botën për vuajtjet e Kristianizmit nji mohues i Kristianizmit, si do ajo me na quajtë, megjithqë asht punë prej të gjithëve e ditun dhe dëshmueme se, neve jemi mbrojtës deri në theorinë ma të randë, edhe t’jetës sonë për Kristianizmin Orthodhoks në Shqipni; 16 vjet sakrifikohemi për të, si e di vetë Perëndia dhe i gjithë populli i Shqipnis; por edhe ato Grekë që gjykojnë edhe flasin për djallëzi edhe pa prapamendim; se për shtypin dhe politikën Greke nuk na intereson se neve nuk jemi në fellat e Azisë së largët, si dihet, por jemi në portën e Greqisë në kufi të Saj, dhe këtu ndodhen gjithë përfaqësinat e Shteteve të qytetnuem, por as në shërbim të Greqisë jemi.

Për sa i përket margaritarëve të zakonshëm të Shtypit Grek për karakterin e botës nuk kemi asnjë vërejtje se dihet që, kur botojnë në fletoret e Greqis jo artikuj por faqe të tana, padrejtësisht, plot poshtërsina të pa tregueshme për Kryepeshkopin e tanishëm të gjithë Elladhës si edhe për të ma parshmine tyne, asht ma lehtë dhe natyrale ndofta të mirën dhe karakterin e moralitetit të të tjerëve, Grekët me fletoret e tyne t’u shpif sipas fandazisë bukur dhe të paimitueshme që karakterizon zotësin mithollogjike Greke. Po të ribotoheshin në Shtypin Shqiptar poshtërsinat e shtypit për karakterin e dy Kryepeshkopëve Grekë që janë sot, njani mbi Fronin e Aleksandris, dhe që me të vërtetë respekt dhe çmim, atëhere munt të merreshin vesh edhe ma mirë mentalitetet e disa fletoreve Greke.

Shkurt, le të mirret vesht njiherë e mirë se neve këtu në vendin tonë mundet të kritikojmë dhe të kundërshtojmë njani-tjetrin, por llogaritë i gjejmë vetë dhe i rregullojmë po vetë, edhe se patriotizma në Shqipni asht zhvillue mjaft si dhe ndërgjegjia kombëtare edhe hollësina e gjykimit, sa që nuk do të jetë e mundun me përfitue nga një rast intrigat e të huajve. Mentalitet; punë që nuk mund të ndryshojë me kalimin e disa shekujve; pra as ne nuk na habisin sa shkruejn në Shtypin Grek edhe n’ato artikuj me anë të cilave për Orthodhoksët Shqiptarë të Shqipnisë i quejn Grekët nga Kombësia, dhe munt të çfaqen si mbrojtës gjoja të Orthodhokësve në fjal; dhe politika Greke kujton se për vehte Orthodhoksët Shqiptarë; por punët tash dhe brenda 20 vjetëve bajnë që të provohet e kundërta; këto nuk kanë gajle, por ban që karvani vetë, ecën, dhe ato që duhet të gërthasin, le të vazhdojnë punën.

Dy artikujt e botuar në gazetën e Fiqri Rusit më 5-6 Mars 1935

Gazeta “Besa” e Tiranës denoncoi shpifjet e shtypit grek

    -Konkursi i gënjeshtrave filloi në shtypin grek-

Fushatë e re

Nuk qenka e thënë të na qetësohen veshët prej shpifjeve të shtypit grek, i cili pasi hesht për një kohë të shkurtër për të marrë frymë, unanimisht vazhdon zakonin e vjetër duke kallëzuar një tok përralla dhe ëndrra kundër vendit tonë. Këtë radhë qysh nga gazeta e humbur e krahinës së Pogonit “I foni tu Pogoniu”, gjer te gazetat më të mëdha si “Elinikon Mellon” dhe “Prota”, të gjitha gazetat e Greqisë kanë filluar zakonin e tyre tradicional, të mbushin shtylla të tëra plot me shpifje dhe me gënjeshtra, të cilat vetëm një shtyp si ai i Greqisë mund t’i krijojë dhe t’i përgatisë. Këtë radhë rekordin në krijimin e gënjeshtrave e ka fituar gazeta “Elinikon Mellon”, prandaj ne, duke ia lënë mënjanë të gjitha gënjeshtrat e tjera, kufizohemi vetëm me atë çështje që kallzon kjo gazetë më datën 22 Fror (Shkurt) 1935.

Një temë e përgatitur

Simpas kësaj fletore greke: “Një i quajtur Stefan Guvoli prej qarkut të Durrësit, kur mosha e tij u thirr nën armë, u arratis në Korfuz ku bëri shërbimin ushtarak dhe doli në rezervë për një aksident që pësoi në dorë. Rebelët shqiptarë të zemëruar prej këtij, i therrën nënën dhe babanë; i vëllai i tij u detyrua që të arratiset dhe të marri malet. Në muajin e fundit të vitit të kaluar, kur Stefan Guvoli nuk ishte nxjerrë akoma në rezervë, mori leje dhe mund të hynte në Shqipëri dhe të takohej me vëllan e tij, pa u kuptuar prej autoriteteve shqiptare; në ditët e para të Shkurtit, Stefan Guvoli deshi ta vizitonte përsëri atdheun e tij, por guvernatori i Selanikut nuk i dha leje, u detyrua që ta kapërcente kufirin afër katundit Grevecia; u diktua prej patrullës, e cila shtyri mbi të duke e rrëzuar të plagosur në dorë. Kur patrulla shqiptare prej dokumenteve që gjeti mbi të, e mori vesh se ky ishte Stefan Guvoli, e vari në një lis, e vrau, dhe të coptuar e futi në një thes dhe e hodhi në tokën greke”. Po për këtë person, për Stefan Guvolin, disa ditë më parë, gazetat e Athinës shkruanin se u mbyt në liqenin e Janinës kur po mundohej të shpëtonte dy gra.

Disa pyetje

E pyesim gazetën “Elinikon Mellon” se ky hero që krijoi ajo me fantazinë e saj të mprehtë, përse kishte ardhur dhe përse donte të vinte në një vend që i kishin therrur nënën dhe babanë dhe ç’dashuri mund të ndjente për Shqipërinë? Si mundi ky të takohej me vëllanë e tij, kurse siç thotë ajo vetë, ky qenka i arratisur ndër male? Përse ushtarët shqiptarë e lidhën për lisi, kurse mund ta vritnin shumë më lehtë duke qenë ay i shtrirë përdhe i plagosur, dhe kush ishte ay që i pa dhe ua kallëzoi këto barbarizma gazetës greke? Më së fundi, kush gënjen: ato gazeta që shkruajnë se Stefan Guvoli u mbyt në liqenin e Janinës, apo “Elinikon Mellon” që pretendon se ky u copëtua prejpatrullës shqiptare?

Edhe disa këshilla

Kurdoherë që u jemi përgjigjur shpifjeve të gazetave greke, e kemi thënë se shtypi grek nuk i shërben aspak interesit të Greqisë duke u munduar të alarmojë opinionin publik dhe të krijojë një korrent kundër Shqipërisë. Grekët i dinë dhe i njohin shumë mirë gazetat e tyre nga sa i njohim ne. Fare të pakët do të jenë ata grekë që do të gabohen me të remat e përhapura prej shtypit të tyre, por edhe sikur të pranojmë të kundërtën, sikur të pranojmë që opinion publik i Greqisë deklarohet unanimisht kundra Shqipërisë, çfarë do të mund t’i bëjnë vendit tonë. Ne kemi dashur të jetojmë me Grekët si dy popuj miq dhe fqinj të mirë. Në qoftë se gazetave greke nuk iu pëlqen kjo gjë, le të vazhdojnë fushatën ashtu siç kanë zakon se edhe ne s’kemi për të plasur prej hidhërimit. Dëshirojmë të na besojë opinioni grek që hidhërohemi për ngjarje të shëmtuara që ndodhin në Greqi dhe lusim megjithë zemër që të marrin fund sa më shpejt vëllavrasjet që tronditën shumë dëndur Greqinë. Kurse ne dëshirojmë të shohim një Greqi të bashkuar dhe të fortë, gazetat dëshirojnë të kundërtën për vendin tonë. Ja pra, dy mentalitete të kundërta që fatkeqësisht nuk mund të pajtohen. Sa për vrasjen e Stefan Guvolit, do të bëjmë fjalë në numrin e nesërmë.

“Ushtarët grekë e vranë për ta grabitur dhe e hodhën në lumë”

 Gazeta “Besa”: Ja e vërteta e vrasjes së Stefan Guvolit

Dje në këto shtylla bëmë fjalë mbi vrasjen e Stefan Guvolit ashtu siç tregojnë dhe kallzojnë disa gazeta të Greqisë dhe sidomos gazeta “Elinikon Mellon”. Gjithashtu në shkrimin e djeshëm shpjeguam qëllimet e këqia të shtypit grek i cili një krim që ka ngjarë në tokën greke, një vrasje të shëmtuar që kanë bërë ushtarët grekë, mundohet ta rëfejnë sikur ka ndodhur në tokën shqiptare dhe si fajtor tregon ushtarët tanë. Mbi këtë çështje shtypi grek është ndarë më dysh: një pjesë shkruan se Stefan Guvoli u mbyt në liqen kur mundohesh të shpëtonte dy gra që po mbyteshin, dhe një pjesë tjetër, dhe sidomos gazeta “Elinikon Mellon” akuzon patrullën kufizore të Shqipërisë. Që të dy palët s’bëjnë gjë tjetër veçse mundohen të fshehin gjurmët e kriminelave të vërtetë; kurse njëra të krijojë përrallën e mbytjes në liqen, ana tjetër deshi të përfitonte prej këtij rasti që ta atakonte Shqipërinë ashtu siç e kanë pasur zakon kurdo herë. Nuk do të na pëlqente të çelnim një polemikë me shtypin grek në këto ditë që Shteti fqinj gjendet në një situatë mjaft të vështirë, por meqë përgjigjet tona i drejtohen vetëm një pjese të shtypit grek dhe aspak qarqeve zyrtare dhe popullit grek, nuk mund të heshtim dhe të mos ta sqarojmë se si ka ngjarë kjo vrasje, të cilën shtypi grek mundohet ta spekullojë kundër vendit tonë.

Si ka ndodhur vrasja?

I ndjeri Stefan Guvoli nuk është prej qarkut të Durrësit, siç shkruan gazeta “Elinikon Mellon”, por prej katundit Dhrovjan të nënprefekturës së Delvinës. Prindërit e tij janë gjallë dhe nuk janë therrur prej rebelave ashtu siç i ka pëlqyer ta stolisë këtë dramë gazeta greke, bile i ati i tij, posa mori vesh, prej udhëtarëve, vdekjen e djalit të tij, me pashaportë shqiptare shkoi në Greqi ku gjendet edhe sot. Stefan Guvoli ditën e 23 nëntor 1934 është prezantuar në Konsullatën tonë të Selanikut dhe ka marrë një leje kalimi pasi, siç kishte thënë vetë, do të kthehej në Shqipëri për të bërë shërbimin ushtarak. Leja e kalimit mban Nr. 34/1385. Këtë fakt konsullata jonë ua njoftoi edhe shtypit grek; prandaj pretendimet e gazetës “Elinikon Mellon”, ku thuhet se Stefan Guvoli, pasi nuk kishte leje kalimi, u detyrua të hynte fshehurazi në tokën shqiptare, rrëzohen vetvetiu. Stefan Guvoli është vrarë afët katundit Camanda të nënprefekturës së Filatit, katë qillometre brenda kufirit grek. Vrasësit kanë qenë ushtarët kufizor të Greqisë, të cilët pasi e vranë për t’i marrë të hollat, trupin e tij, për të humbur gjurmët, e hodhën në rrëmbat e lumit Pavla.

Qëllimi i shtypit grek

Shtypi grek për të mbuluar këtë krim të tmerrshëm të bërë prej ushtarëve të tyre, në të parë e dhanë lajmin se ky u mbyt duke shpëtuar dy gra që po mbyteshin në liqen, e ma vonë e panë të që krimin t’ia ngarkonin ushtërisë sonë. Nuk çuditemi aspak prej kësaj sjelljeje të gazetave greke. Një shtyp që e ka bërë zakon të krijojë vrasje, krime dhe rrahje që nuk kanë ngjarë fare, e ka shumë më të lehtë që ta zhvillojë në një mënyrë alarmante dhe të na akuzojë si kriminelë kur gjendet një njeri i vrarë, qoftë edhe shumë kilometra brenda kufirit të tyre. Observacionet tona përsa i përket taktikës së shëmtuar që bën shtypi grek, i bëmë në artikullin e djeshëm dhe s’po i përsërisim. Në këto shënime të sotme, siç kishim premtuar në shënimet e djeshme, u kufizuam vetëm duke kallëzuar faktin se si ka ngjarë vrasja e Stefan Guvolit dhe kush janë kriminelët e kësaj vrasje.

16 komente në ““Asnjë grekofon në Shqipëri nuk mund të ankohet se po persekutohet”: Kur Kryepeshkopi Vissarion Xhuvani kacafytej me Greqinë”

  1. Revizori says:

    Kaloçi ne ditën e tij më të mirë. Me ne fund pashe diçka që nuk kerkon interpretimin dhe manipulimin e historisë per interesa te sotme partiakë.
    Ky eshte nje rast i veçante hulumtimi ne arkiva, dhe Jo germimi neper varreza.
    Ky zbulim ne arkiva ka vlera njohëse. Kemi pare qe greket Janë po ata qe kane qenë sot e njeqind vjet, qe grekofonet ne Shqiperi kane jetuar jetën si te gjithë, dhe ne mes tyre ka maskarenj “Omoniakë” si tek te gjithe popujt.
    Por edhe qe politikanët dhe njerezit me influencë ne Shqipërinë e viteve 1918 – 1938 duhet te kreditohen me suksesin e formimit te shtetit te pare shqipetar.
    Te mos kerkojme shtet ideal. Nuk kishim si te krijonim nje shtet ideal, kurve kishim per here te parë, dhe klasa politike ose udheheqese shqipetare nuk njihte gje tjeter veç perandorise osmane.
    Nuk kemi pse e idealizojme Ahmet Zogun, se ai ishte vetem nje provincial, por edhe nuk kemi pse ta veme ne qender te te gjitha te te keqiave te asaj periudhe, sepse ai nuk ishte i vetmi fajtor.
    Kur t’i analizojme Zogun, Enverin, dhe Saliun me kete lloj kendveshtrimi, do kemi bere nje hap te madh perpara ne ndergjegjen tone si.popull, me aftesine per te vkeresuar objektivisht te kaluaren tone, per te nxjerre mesime per te ardhmen.
    Sepse perndryshe kalojme ne budallalleqe te kohes se regjimit komunist, kur vleresonim ne mesimin e historisë “kufizimet ideore te Lidhjes Shqipetare te Prizrenit”, apo edhe deri tek “kufizimet ideore te Spartakut”, i cili duhej te kishte ndertuar socializmin ne shekullin e pare te eres tonë!!??
    Kur te dalim nga ky qerthull idiot partiak, do kemi mundesi ta shikojmë veten ne sy me ndershmëri dhe realizëm.
    Daut Gumeni ishte i pari qe pati guximin te shkepusë vuajtjet e tij personale nga vleresimi historik i periudhes 1945 – 1990. Nisma e tij ra ndesh ne murin e militanteve te rinj demokrato-enveristo-fashiste qe mblodhi PD rreth vetes.
    Ndersa udheheqja e PS nuk ishte e interesuar pertej nje manaxhimi momental te situates, per te patur nje lloj demokracie ne dukje, qe u linte mundesi atyre te pasuroheshin pa bujë, por duke u dukur se po bënin punë, pa arrogancën rrugaçe dhe banditeske te PD.
    Kjo eshte aresyeja e vuajtjeve tona 30 vjeçare 1990 – 2020. PD udhehiqej nga hajdutë rrugaçe, që edhe te rrihnin apo te vrisnin mbasi te kishin vjedhur, ndersa PS udhehiqej nga hajdutë intelektuale te cilet nuk te dhunonin, por kur ndaheshin fitimet neto te ekonomise tonë, ata pervetesonin pjesen e luanit.
    Si pasoje, vleresimi i historisë eshte bere me militantizëm te theksuar, dhe pa ndonje vlere intelektuale studimore.
    Per me tutje te shohim se çfare po gatuan Qeveria Rama, sepse ka kaq kohe qe ka vene kusinë ne zjarr dhe po trazon e trazon, por ne nuk po shohim gjë. Vetem nuhasim disa aroma te mira. Te shpresojme se do shohim diçka dhe Jo kusinë bosh ne fund.

  2. Publius_Varus says:

    Neo greket jane bastardet e ballkanit.

    Jo vetem bastard ne genetike dhe rrace se e mase te .madhe ortodokse Shqiptare dhe dobica te Shqiptareve myslimane jane,por bastarde ne shpirt dhe mendje.

    Vetem cifutet kane genjyer kaq shume per Hitlerin deri sa futen boten ne lufte kunder Gjermanise sac kane genjyer dhe genjejne neo greket.

    1. vdekje islamit, rrofte shqiptaria says:

      Pse cifutet e futen boten ne lufte kunder Gjermanise, apo Gjermania u fut ne lufte kunder gjithe botes dhe kunder cifuteve gjithashtu!?
      Ca po thua o PALLIUS CARIUS !?

  3. Te vertetat says:

    Propaganda vazhdon minoriteti etnik grek eshte qaraman .
    Shteti shqiptar pasi i ka kenaq vete shqiptaret qe kur eshte krijuar ,aq sa nga qe jane te lumtur kane ikur 35% e popullit ,ka treguar nje dashuri dhe dhimbsuri te madhe dhe per minoritetin.Pak histori :ne 1935 Shqiperia humbi gjyq ne Hage dhe u detyrua te rihape shkollat greke ne Himare dhe gjithe zonat e minoritetit.(Ka nr vendimi te Hages etj per kete mund ta kqyrni).Qeveria e Zogut me dekret te fshehte detyronte zyrat civile qe te nderronin mbiemrat me prapashtesat idis, poulos,is etj apo dhe ata sllave ne Veri si dhe toponime psh Himara do te quhej vetetimia,ndersa Vunoi Mjegullosh dhe shume gjera te tilla palacolleqe.Sherbimet e fshehta ndiqnin kemba kembes greket e Shqiperise dhe nuk lejonin organizimet,shoqatat etj.Himara luftoi shume dhe i ruajti deri diku venomet shekullore te vetqeverisjes madje himariotet nuk shkonin ushtare.Zogu kur shkoi ne Himare ,kerkoi qe te futeshin 200 djem himariote per ti dhene bursa per studime si oficere por asnje nuk shkoi.Dihet qe himariotet kane patur tradita ata kane krijuar urdhrin Stratiotis te famshem ne mesjete.Pastaj ne 1945 pas refuzimit 100%nga himariotet per pjesmarrje ne votimet e 2 dhjetor 1945 ,Enveri mbylli shkollat greke dhe persekutoi burgosi ,vrau shume njerez te shquar.Dhe historia vazhdon eger me shtypje dhe represion deri sot ,madje sot eshte dhe me eger sepse i merren dhe pronat,nuk kane te drejta.Pra kjo eshte e sakta te tjerat jane propagande e shpifur.Shteti shqiptar nuk mund te sillet si demokrat me vete shqiptaret lere pastaj per minoritaret etnik

  4. tony says:

    Kete gje e thone dhe tani greqiret.Minoriteti gezon te drejta te plota por kemi te bejme me nje politike shoviniste qe heret a vone do marr pergjigjen e merituar.

  5. taso kume says:

    NUK na i kan fain GREQIRET por spiunet tane ne politik qe shesin bythen per kolltuk e para ,jane bere spiuna te kryqit e te çallmes.Keta jane sharlatanet e politikes SHQIPTARE qe nuk ngopen kure.

  6. jam grekqiri gabel says:

    Ça keni me ne grekqirat ju allvanosët e dreqit, apo keni inat që byçën tonë të zezë ua japim byrazerëve tanë turq dhe jo juve..

    1. Publius_Varus says:

      Faktikisht bycen neo greket ja kane lene Shqiptareve per 450 vite , vllehet dhe romejte domethene.

      Tani e kane rradhen turqit.

  7. bolll se na cat k.................................. says:

    he te themi te drejten ato kaurrkat jan te mira dhe te bukura s´do thoja jo per nje kaurrke gjithsesi dhe sulltani e ka pasur gruan kaurrke

  8. Mandravellua says:

    Keto komente bastarde, qe shperndajne urrejtje dhe mosmirenjohje, vertetojne qe Vissarion XHuvani e ka pasur gabim n ato qe thote me siper.
    Harruam shpejt qe ne 1990-en , te pangrene, te palare, pa breke ne bythe dhe morracake sic ishim, u kerkuam ndihme. Ishin greket qe na hapen shtepite dhe ndane buken me ne, pavaresishte mjerimit qe reflektonim…GJithmone themi qe po te mos na kishin hapur deren, do hanim njeri tjetrin te gjalle….
    Nejse, mosmirnjohja na ka shoqeruar si komb. Fatkeqsi e madhe. Per kete arsye dhe kemi mallkimin e zotit dhe nuk kemi per te bere hajr kurre ne shekuj. Per kete arsye nuk kemi asnje shtet te zhvilluar aleat, se jemi mosmirenjohes dhe pa dinjitet.

    1. Taulant says:

      Greqia kishte nevoj per fuqi punetore dhe pranoj Shqiptaret qe ishin shume te lire ne pune.

      1. Mandravellua says:

        Po pra, po. Fuqi e madhe ekonomike… Greqia dhe kishin nevoje per puntore.
        E verteta eshte se ata hapen dyert per te ndihmuar komshinjte ne nevoje. Po te qe per fuqi puntore, kishin mundesi te organizonin emigracion te kontrolluar, sipas profesioneve qe kishin nevoje….Nuk do te merrnin te lare e te palare, me dokumenta dhe pa dokumenta, por kishin mundesi te zgjidhnin. Ne rradhe ishin bullgare, rumune, etj etj…po ata e hapen kufirin pa dallim…
        Nejse, varet si i kupton gjerat… komenti yt verteton ate qe po them me siper. Mosmirenjohje,

    2. Na myten says:

      Xhuvani shkruan pikerisht per gjysem te vertetat dhe genjeshtrat e grekeve. Madje e sakteson: genjeshtra te shtypit grek pa fajesuar popullin dhe ne menyre diplomatike nuk fajeson qeverine. Lexoje mire!
      E vertete qe shqiptaret pas ’90 u turren nga te kater anet per pune dhe buke dhe shume greke hapen dyert por mos harro qe per mbi 15 vjet a me shume ata punuan pa sigurime shoqerore dhe shendetesore. Shkurt plebenj, punetore me meditje ku diten e punes e percaktonte afendikoi si t’i tekej. Pastaj filloi fshesa gati si me hebrenjte ne L2B por shpejt u kujtuan qe duhej nderuar infrastruktura e Lojrave Olimpike ku 80% e punetoreve ishin pikerisht ata Allvanosët. Shqiptaret e kane shlyer detyrimin e tyre dhe s’ka nevoje t’ia u kujtoje njeri.

  9. Arber says:

    ju i jepmi nderim te pa merituar
    Ti quash grek ata qe therrisnin veten e tyre romioi deri ne 1821
    pa permendur TurcoPontosin e anadolit exchange refugee nga 1923

  10. Dembabadem says:

    Pati greke qe ndihmuan , pati greke qe na vrane , pati greke qe na shfrytezuan , pati greke qe na futen ne shtepi , pati greke qe na ndryshuan emrat , pati greke qe na rrahen , pati pleq greke qe moren vajzat tona , pati greke qe na vaftisen me zor . Jemi ne ballkan or byrazer , mos prit me shume . Skemi ndryshim te madh , tek ne turku ndenjti 500 vjet , tek greku 400 . Pavarsisht se hiqen si moderne keto vitet e fundit greqia eshte me afer Iranit se evropes . Nga botekuptimi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje