“25 prilli”, Rama i sigurtë për mandatin e tretë: S’ka lojëra me shtatë porta, le të fitojë më i miri! Takohemi fiks pas një viti, pasi PS është e vetmja alternativë

29 Dhjetor 2020, 12:03Politika TEMA

Mes shumë temave që u diskutuan, kryeministri Rama në konferencën e fundit për këtë vit të mbajtur me gazetarët foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat janë vetëm 4 muaj larg.

Kreu i qeverisë, sulmoi sërish partitë e vogla, për të cilat tha se nuk janë produkt i vyer për pluralizmin politike.

“Unë mendoj se nuk është çështje firoje, por çështje racionaliteti në raport me nevojën e vendit për të pasur qartësi dhe alternativa programore dhe për të pasur zgjedhje mes alternativave

E kam thënë, nuk është sekret. Koha ka treguar që një numër i konsiderueshëm partish të quajtur të vogla, por më të vogla se të vogla, nuk janë një produkt i vyer pluralist dhe demokratik, por janë parti të cilat krijohen për të marrë pjesë në plaçkë.

Nuk ka asnjë dyshim nga ana ime për këtë, kështu që nuk është çështje fitoreje.

Njerëzit do mund të zgjedhin partinë, deputetin që duan, mes disa alternativave të qarta, pa ato lojërat me 7 porta dhe fitoftë më i miri”, tha Rama.

Rama e mbyll konferencen duke thene se takimi i ardhëm do të jetë fiks në këtë datë pas një viti sepse fund viti tjeter do e gjejë serish kryeminister “pasi PS eshte e vetmja alternative”.

“Besoj që kështu do ndodhë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, ka të bëjë me ne. Sepse Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa. Shqipëria ka kaluar dy sprova të rënda me të cilat është ende ne proces.

Për më tepër kush është alternativa? Alternativa është Zoti na ruajt! Ilir Meta, Sali Berisha, Monika, Lulzim Basha, Nard Ndoka, Fatmir Mediu. Kush janë?! Shto ujë e shto miell, deri te tymi i Doganës.

Është një alternativë e ububushme. Parafytyroni që me këta të vazhdojë rindërtimi.

Të zhvillohen këto investime. Të vazhdojë procesi i pastrimit të drejtësisë. Këto janë arsyet pse Konferencën e fundvitit të ardhshëm do ta kemi sërish bashkë”, deklaroi rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje