Ndërron jetë aktori i njohur Xhemil Tagani

4 Janar 2021, 10:31Kulturë TEMA

Ndërron jetë ne moshen 75-vjecare aktori i njohur Xhemil Tagani, i cili ka luajtur në shumë filma shqiptarë dhe është i njohur edhe për rolin e priftit tek filmi shqiptar “14 vjeç dhender”.

Lajmin e bejne me dije ne rrjetet sociale, miq e te aferm te aktorit.

“Lamtumire Xhemil Tagani Tironci 100 karat. Njerzori I miri i urti idashuri me te gjithe.Aktori qe na fale rrole ne teater e filma me interpretimin tuaj .

Sa buken e hallet i ndame per pese muaj bashke me zborin ushtarak tek Plepat me Durres korrik-dhjetore 1969.Sa here me erdhe te me takoje ketu ke kafja tek sjtepia ime,se e dije qe une nuk munde te vija te takoja.

Sa u trondite nga humbja e djalit tuaj, dhe nuk me le te vija te te ngushelloja e ta percillja birin tende te shtrenjte

Te me falesh qe edhe ju nuk do te vije dot te ju percjelle .

Te qofte dheu i lehte. Qofsh i xhenetit.

Ngushellime familjes per humjen e bashkeshortit babait gjyshit shokeve miqeve e kolegeve qe te donin e idoje. I perjetshem kujtimi juaj Xhemil Tagani”, shkruan nje prej miqvte te tij.

Xhemil Tagani u lind më 6 shkurt të vitit 1945.

Kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, në 1967. Pas diplomimit filloi punë si aktor pranë Teatrit Popullor, më 1968.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenën e Teatrit Popullor.

10 komente në “Ndërron jetë aktori i njohur Xhemil Tagani”

  1. Nji Aktor mjaft origjinal & simpatik
    ne rolet e tij .
    U prehte te Paqe …

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Good man and actor..

  3. Erdogan says:

    Kur do kuptojne keta “Pellazge” qe Xheneti dhe Turqia jane pjese e nje krimi Kombetare 500 vjecare te Identitetit,te Percarjes,te Mosmartesave,te Urrejtjes,te Pengjeve qe te bertiturat e Nenave Orthodhokse Greke ne ate kohe degjohen akoma per bijte e tyre te humbur ne Anatoli.
    Mos u habisni pse kjo varke e vogel pa Identitet qe quhet Arnautia apo Albania fut uje nga te gjitha anet dhe te gjithe rrine thjesht spectatore.

    1. Never to late says:

      Je nje karagjoz 24 karat.

      1. qytetari says:

        Me teper se “karagjoz 24 karat” sic e quan ti, ai dhe te tjere si puna e tij, jane injorante 24 karatsh, qe nuk e dine se jane te tille.
        Hajde mbushja mendje budallait se eshte budalla. Ai per te mencur e di veten e vet.

    2. TIRONA says:

      ???Grek ,o grek,grek o maskara!
      FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!
      AKTOR I KULTURUAR,I TALENTUAR!DHEU I QOFTE I LEHTE,ZOTI E MBAJTE PRANE!
      NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES DHE TE AFERMEVE!??

  4. Julian says:

    Ngushellime familjes ,i qofte deu i lehte

  5. Julian says:

    Ngushellime familjes ,i qofte deu i lehtef

  6. Respekte per te dhe per te birin Fationin te cilin kam patur fatin ta njoh nga afer , kemi qene shoke universiteti bashke, …karakter i vecante ,tipik tironc i vjeter dhe shpirt anglezi ,,sic i thon (Bob Tirone),por jeta keshtu eshte krijuar ,vijme ne kete bote pa kuptuar dhe pa deshire dhe ikim po ne kete menyre, …respekte dhe mirnjohje pa kufij per keta njerez te mire,

  7. Juliani Rrogozhine says:

    Respekte te dhe per te birin Fationin qe u nda nga jeta para tij,kam patur fatin ta njoh personalisht ,kemi qene shok universiteti bashke,karakter i vecante,tipik tironc i vjeter me shpirt anglez ,(Bob tirone )kur i thon fjales…por jeta keshtu eshte krijuar,vijm ne ket bot pa dashur dhe pa kuptuar dhe ikim po ne kete menyre…respekte dhe mirnjohje per keta njerez te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje