PD denoncon Erion Veliajn: Po iu ndërton shtëpi militantëve të partisë dhe atyre që kanë më shumë se një pronë

5 Janar 2021, 12:20Politika TEMA

Sipas Partisë Demokratike, procesi i rindërtimit është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, deklaroi këtë të martë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkelur ligjin që ndalon bashkinë të paguajë rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë.

Zhupa mori shembullin e një ndërtese që po ndërtohet për Lulzim Agën, që sipas PD-së është bashkëpunëtor i Veliaj.

Deklarata e plotë:

Procesi i rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv, duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.

Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë.

Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme.

Pak javë më parë, vetë Erion Veliaj ishte këtu për të inauguruar nisjen e rindërtimit. E ka bërë këtë, edhe pse e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person i dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi.

Sa banesa ka bashkëpunëtori i Erion Veliajt?

Si pakkush në Shqipëri, ai ka edhe 4 prona të tjera, ndër të cilat 2 shtëpi banimi.

Dokumentet provojnë se Erion Veliaj po rindërton një godinë njëkatëshe për dikë që ka edhe një shtëpi 3 katëshe, po këtu pranë, një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë dhe dy prona të tjera në truall.

Rindërtimi është dështimi i radhës i qeverisjes socialiste. Edhe ato pak ndërtime që reklamojnë nuk janë për të ndihmuar qytetarët por për të bërë qokat e tyre ne shkelje të ligjit. Qytetarët po i gjen viti i ri në shtëpi të pabanueshme, në kushte të vështira, në rrezik për jetën.

Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim.

Qytetarët mund t’i bëjnë vetë llogaritë. Kjo qeveri dhe ky kryebashkiak i trajtojnë disa si të nënës, disa si të njerkës. Për këta nuk ka rëndësi, nëse vendimi që marrin është i drejtë. Për këta ka rëndësi vetëm shfrytëzimi i taksave të shqiptarëve ose për të vjedhur, ose për llogari elektorale.

Shkelja e Erion Veliajt, në këtë rast, është flagrante. Ai është në shpërdorim të detyrës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pse lë jashtë në çadër njerëz pa mbështetje politike dhe pse i ndërton shtëpinë e tretë bashkëpunëtorit të tij partiak.

Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim. Pas një konsumimi kaq të madh, ata nuk mund të ndryshojnë dot më asgjë.

Qytetarët janë ngopur me gënjeshtrat, mashtrimet dhe propagandën e tyre. Qytetarët duan ndryshimin, duan të trajtohen të gjithë njësoj para ligjit. Këtë ndryshim do ta bëjë të mundur vetëm  Partia Demokratike.

1 komente në “PD denoncon Erion Veliajn: Po iu ndërton shtëpi militantëve të partisë dhe atyre që kanë më shumë se një pronë”

  1. Politikane skutha says:

    Krye mafiozi i bashkise se Tiranes po behet alkapone po perpiqet dhe ky njeri me dy fytyra me bandit punon per ta pare populli dhe Edi Rama dhe nga ana tjeter nuk po le gje te pa ligjshme pa bere per interesin e tij personal .ky skuth eshte bere tmer per banoret e Tiranes. Desha te shkruaja dy fjale edhe per ju te opozites. Mbaje mend qe kur ishit ne pushtet ju te opozites edhe ju slinit gje pa bere juve silleshit me njerezit e te majtes sikur ishit njerzit e hitlerit nuk linit socialist ne pune ju kishit spiunet qe ju tregonin kush ishte i majte mbasi spiunet piketonin socialistin partia merte vendimin e perjashtimit nga puna. Ju o bythe q…a e filluat te paret ndarjen e njerezve ne baze partie a i mbani mend apo i keni haruar. Nje fjale e urte thote ate veprim te keq qe nuk do te ta bejne ty te tjeret mos ja bej ti te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje