VIDEO/ Shtëpia e Artit që bëri bashkë Ballkanin Perëndimor

5 Janar 2021, 18:58Kulturë TEMA

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ka një syth bukurie me përmbajtje më kokëfortë se çdo formë e agjendave tona.

Është projekti për promovimin e turizmit, magjive natyrore të vendeve tona,dhe artin unik që krijohet në vendet tona.

Shihni video nga Shtëpia e Artit (Art House):

Projekti i videointervistave i quajtur “Kanali i Shtëpisë së Artit” (Art House Channel) është një platformë komunikimi, e cila mbështetet nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal për të bërë të mundur njohjen, diskutimin, shkëmbimin dhe zhvillimin e artit në Ballkan. Artistët Anri Sala, Biljana Gjurgjeviç, Brigita Antoni, Driant Zeneli, Flaka Haliti, Nada Prlja, Shejla Kameriç, Selma Selman, Sokol Beqiri dhe Jane Calovski janë ftuar të shpalosin në këtë platformë profilin e tyre artistik duke ofruar vizionin dhe pikëpamjet e tyre për botën gjatë përballjes me sfidat e ndryshme të epokës në të cilën jetojmë.

Në Ballkan ne e njohim mirë dhimbjen. Jeta tek ne është si një lumë i fryrë pas reshjeve, i egërsuar, një lumë ujërat e të cilit vërshojnë me furi duke ndryshuar trajtë, duke mos ndejtur kurrë në të njëjtin vend. Ashtu edhe emocionet ngrihen si dallgët, thyhen, shkumëzojnë e më pas zmbrapsen. E në mes të dimrit, ia behin ditët me diell të shndritshëm që shkëlqen e ngjadhnjon mbi të gjithë hapësirën, mbi majat e larta të maleve, mbi ujin e kulluar e të kristaltë të natyrës, me një bukuri hijerëndë që rrëzëllen mbi çdo gjë që ka guxuar të qëndrojë aty për shekuj, të gjitha këto si pjesë përbërëse e kaosit tonë të përditshëm.

Duhet të kesh kaosin brenda që t’i japësh jetë një ylli që kërcen, thoshte Niçe! Dhe ne, RCC-ja, vendosëm të shohim tokën, ditën, natën, hapësirën, rrugën, ëndrrën, dashurinë, dhimbjen, vetminë, miqësinë, rebelimin e mbijetesën, përmes yjeve që nisën jetën në prehrin e kaosit tonë Ballkanik.

Artistët e Ballkanit i përkasin botës dhe në një kohë identitetesh fluide, le të jenë ata vetë dhe arti i tyre promovuesit modernë të realitetit tonë, qoftë ai kaotik apo surreal. “Kanali Shtëpia e Artit” është projekt me videointervista dhe një nga nismat e shumta që mbështet Projekti i Turizmit për Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga BE-ja dhe vihet në zbatim nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal.

1 komente në “VIDEO/ Shtëpia e Artit që bëri bashkë Ballkanin Perëndimor”

  1. Ray says:

    Keto jane budalleqe te cilat mundohen te fshehin urrejtjen qe Ballkaniket kane ndaj njeri tjetrit ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje