VIDEO/ Edi Rama dhe Lefter Koka i "luten" Nasip Naços: Po hajde me ne, pse bën si burrë zamani, hajde pi raki Skrapari, pi një gotë verë me ne

6 Janar 2021, 17:25Politika TEMA

Pak orë pas vendimit të ish-deputetit e ish-ministrit të LSI-së, Nasip Naço, për t’u bashkuar me PS-në është publikuar një material video i para disa muajve ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-ministri Lefter Koka, që ftojnë Naçon të bashkohet me ta.

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik.

Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh). Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri socialist, Damian Gjiknuri.

(TemA)

8 komente në “VIDEO/ Edi Rama dhe Lefter Koka i “luten” Nasip Naços: Po hajde me ne, pse bën si burrë zamani, hajde pi raki Skrapari, pi një gotë verë me ne”

  1. Vlonjati says:

    Boooooo….! Dhe ta keni parasysh ju komunista motreqira dhe ju rilindsa fisqira: Keta po e kerkojne Nasipin per te miren e popullit, per te zgjidhur hallet e Durresit, per me shume ujsjellesa dhe spitale, qe ju o komunista te keni mundesi te vdisni sic ju ka hijen… si plera!!! Perpara funderrina per te miren e popullit!!

    1. L.R says:

      O gjeja trashe… Nasip eshte larguar nga Lsi me urdher te komandant/e Meta- Mona para shume muajsh per mos me thene vite.

  2. Diktat says:

    Po tè kishe punuar me ndrshméri sot nuk do béje lypsarlapanjozin dhe tju puthêsh menderen Naçove tê lsi !

  3. [email protected] qe duam.al says:

    Hahahaha hani pini dhe kendoni te na roje lala gjoni kjo eshte shqiperia qe duam me pianeca karagjoza

  4. goni says:

    turp per Ramen nese eshte e vertete kjo.
    Mesa duket plehrat e LsI do strehohen te rilindja. Vazhdoni ju socialista punoni per rilindjen…..
    Turp…..turp….turp
    A thua se socialistja nuk ka njerez te ndershem e punetore.
    Meqe moret Nasipin, merrni dhe Mona baxhellen se ju ben mire.

  5. Sa bukur e mbyll në fund Edo: të përshëndesim Vëlla!
    Mbaje fort vllazërinë më këta tipa se ke për të parë ku do përfundosh!

  6. Ton Rilindsi says:

    PIKA KRYE RILINDASIT EDVIN RAMA QE SHPRESON TA FITOJ BERATIN ME MONSTRA SKRAPARI SI NASIP MAÇOJA QE ESHTE SAHANLPIRES DHE PA BITHE. NE

  7. Ton Rilindsi says:

    PIKA KRYE RILINDASIT EDVIN RAMA QE SHPRESON TA FITOJ BERATIN ME MONSTRA SKRAPARI SI NASIP MAÇOJA QE ESHTE SAHANLPIRES DHE PA BITHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje