Nga Arnold Schwarzenegger*
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dashuria ime e parë. Më ra në kokë për këtë vend shumë kohë para se të kisha fatin të jetoja këtu. Që nga momenti kur u ekspozova ndaj imazheve të para të rrokaqiejve, urave të mëdha, kadillakëve, plazheve dhe Hollivudit në shkollën e mesme, ndjeva se i përkisja këtij vendi.
Dhe ndërsa mësova më shumë për themelimin e Amerikës, për vizionin e etërve themelues, për këtë tokë mundësish, unë rashë gjithnjë e më thellë nën magjinë e saj. Në kohën kur pata fatin të zhvendosem këtu më shumë se 50 vjet më parë, isha i fiksuar.
Sot, unë jam thellësisht i shqetësuar për vendin tim. Si emigrant, si amerikan dhe si republikan, është detyra ime të flas.
Unë jam rritur në rrënojat e një vendi që hoqi dorë nga demokracia dhe u përball me pasojat. Ju mund të mendoni se unë jam tepër i ndjeshëm për këtë – por kur të keni jetuar pasojat si unë, më besoni, shqetësoheni.
Kur kam lindur në vitin 1947, dy vjet pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, Austria ishte në mes të urisë. Ndërsa rritesha, isha i rrethuar nga njerëz të thyer që e largonin fajin me pije, për pjesëmarrjen e tyre në regjimin më të lig në histori. Ata ishin pjesë e një sistemi që vrau 6 milion hebrenj së bashku me të paktën 5 milion njerëz të tjerë të pafajshëm, torturuan dhe eksperimentuan mbi qeniet njerëzore dhe nisën një luftë që shkaktoi 75 milion vdekje. Jo të gjithë ishin antisemitë ose nazistë të tërbuar. Shumë veta shkuan hap pas hapi në rrugën drejt së keqes më të madhe e më të madhe, sepse ishte rruga më e lehtë.
Nuk besoj se Amerika është e aftë për ato thellësi të së keqes, por besoj se duhet të kujtojmë pasojat e tmerrshme që mund të ketë zgjedhja e egoizmit dhe cinizmit përpara shërbimit dhe shpresës. Unë dua të jem i sigurt se ne nuk i ndërmarrim ato hapa fatalë.
Veprimet e Presidentit Donald Trump për të shkatërruar besimin në zgjedhjet tona dhe për të flakur shekuj të parimeve amerikane nga dritarja duhet të priten me një dënim universal nga të gjithë liderët politikë, pavarësisht nga partia.
Pretendimet për mashtrim masiv të votuesve janë refuzuar gjykatë pas gjykate (59 çështje u hodhën jashtë gjykatave duke përfshirë Gjykatën e Lartë), nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga zyrtarë shtetërorë të zgjedhjeve nga të dy partitë. Nuk ka dyshim se kushi fitoi zgjedhjet presidenciale dhe vazhdimi i kësaj karrade është e marrëzi, çmenduri dhe ligësi.
Kërkesa e Presidentit Trump në një regjistrim telefonik të sekretarit të shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, për të “gjetur 11,780 vota” është një pikë e ulët në historinë amerikane. Nëse nuk do t’i kisha dhënë tashmë Z. Raffensperger një çmim “Hero i Demokracisë së Veprimit” muajin e kaluar – të cilin instituti im në Universitetin e Kalifornisë Jugore shpërndan për të vlerësuar zyrtarë që mbrojnë vlerat amerikane – do të përpiqesha ta nderoja atë tani. Ai është një hero i vërtetë që i doli ballë kësaj gjepure jo-amerikane.
Më 6 janar, kur numërohen votat e kolegjit elektoral, udhëheqësit në Uashington, DC do të përballet me një zgjedhje. Një herë kam bërë një film të Terminatorit të quajtur “Dita e Gjykimit”.Është thjesht Hollywood. Por 6 janari është Dita e Gjykimit për shumë politikanë. A do të zgjedhin të bëhen me votuesit, apo do të zgjedhin të bëhen me partinë e tyre dhe presidentin e tyre egoist?
Për ata që janë në partinë time duke menduar të ngrihen kundër votuesve më 6 janar, ta dinë këtë: nipërit dhe mbesat tona do t’i njohin emrat tuaj vetëm si horra që luftuan kundër eksperimentit të madh amerikan dhe vullnetit të votuesve. Ju do të jetoni në turp. (Më 6 janar, turma protestuesish thyen xhamat e ndërtesës në Capitol, gjatë sesionit të Kongresit që certifikonte zgjedhjet dhe tre shtetas mbetën të vdekur gjatë trazirës)
John F. Kennedy shkroi një nga librat e mi të preferuar që më ndihmoi të udhëhiqja në shërbimin tim publik, “Profilet në Guxim”. Nëse politikanët tanë shkojnë në këtë rrugë dhe injorojnë votuesit, do të na duhet një vazhdim i atij libri të quajtur “Profilet në burracakëri”, rreth udhëheqësve që zgjodhën partinë mbi vendin, komplotin mbi demokracinë dhe një njeri mbi 81 milion votues.
Kur George Washington u largua nga zyra, ai shkroi një fjalim lamtumire që jehon përmes historisë për ne sot. Si presidenti ynë i vetëm i pavarur, ai specifikisht paralajmëroi për rrezikun e partive politike. Sot, ai tingëllon si dikush që udhëtoi nëpër kohë (megjithëse mendova se kjo ishte gjëja ime):
“Dominimi alternativ i një fraksioni mbi një tjetër, i mprehur nga fryma e hakmarrjes, e natyrshme për përçarjen partiake, e cila në epoka dhe vende të ndryshme ka kryer poshtërsitë më të tmerrshme, është në vetvete një despotizëm i frikshëm. Por kjo çon gjerësisht në një despotizëm më formal dhe të përhershëm. Çrregullimet dhe mjerimet që rezultojnë gradualisht i tërheqin mendjet e njerëzve për të kërkuar siguri dhe prehje në fuqinë absolute të një individi; dhe herët a vonë shefi i ndonjë fraksioni mbizotërues, më i aftë ose më me fat se konkurrentët e tij, e kthen këtë gjendje në qëllimet e ngritjes së tij, mbi rrënojat e lirisë së publikut”.
Është koha që anëtarët e partisë sime të tërhiqen nga fusha e betejës partizane dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Ne kurrë nuk duhet ta vendosim partinë tonë mbi eksperimentin e madh amerikan. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ne së pari jemi amerikanë. Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se çdo pushtet që kanë politikanët tanë vjen nga votuesit dhe ata kanë folur.
Zoti e bekoftë këtë vend dhe çdo amerikan mjaftueshëm të guximshëm që ngrihet për të. Zoti i ndihmoftë ata që janë të gatshëm t’i hedhin të gjitha tutje.( The Economist, gazeta Si)
*Arnold Schwarzenegger, aktor, njeri biznesi dhe republikan, ka qenë guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri më 2011-n.
Ky eshte dhe nje kurvar i degjeneruar,qe shkerdhente pastrusen e shtepise se tij nje ispanike perveluse dhe nga kurveria lindi nje femije duke e mbajtur fshehur me vite te tera !!!! Kur te bhet moral nga kurvari mos beso tek madheshtite demokratike dhe lirite .Ky pis i ndyre eshte pjese e mocalit te madh te ketij vendi ,qe u dhie dje ne vendin dhe qendren e mocalit ,qe ka mare vendime dhe do te mare vendime si te zmadhohet sa me shume mocali,,,,, pa komente.
Tartufi-ketu nuk po flitet per moralin e Shcwarcenegger-it, por per nje anetar te partise Republikane, qe i kerkon kolegeve te tij te pranojne realitetin. Njeri nga liderit kryesore te Partise Republikane, Lindsay Graham, qe ka qene personi qe ka mbeshtetur me shume Presidentin Trump foli qarte ne fjalimin e tij para ligjvenesve amerikane. Shikoje linkun qe kam shkruar me poshte dhe pastaj gjyko ne se Shcwarcenegger ka apo nuk ka te drejte.
https://www.cnn.com/videos/politics/2021/01/07/lindsey-graham-capitol-certification-sot-vpx.cnn
Ben te pershendes,,,, realiteti gjithmone shikohet ne shume drejtime ,,,Kur me flet per nje fosile republikani si ky Graham me vjen keq per kohen qe i mar vehtes time te jap argumenta. Kan kuptuar miliona amerikane se ky kongres dhe ky senat te mbushur me mbeturina fosilesh qe vegjetojne nga 50 vjet ,nuk jane gje tjeter vecse njerz te mocalit te ndyre politik ,qe vendos taksa dhe inspektore per te rjepur ata qe punojne dhe ata qe japin cekun per punen. Te maresh pjese ne politike do te thote te mos prodhoshe ,por te mashtroshe domethene je pa moral,,,, Trump ju hapi shume pune fosileve ,mashtruseve te kongresit dhe te senatit ,qe kane kerkuar dhe vazhdojne te vendosin rotacionin nga nje dore fosilesh republikane tek fosilet demokrate ne emer te demokracise…….duke ju thene popullit amerikane ,,,,ju kan mashtruar ,me luftra ,me demokraci me taksa me televizore me gazetare me filma,me aleanca luftarake e te tjera e te tjera ,,,,o beni tim. TE vajturit me egersi te turrmes tek te mbledhurit [ fosilet qesharaket mashtruset ] e atij Kapitoli do kuptuar shume thelle ,,,,, lexo ,,,,, 20 milione amerikane me plasmase neper duar duke qendruar me ore te tera per te mare falas nje bidon qumusht dhe 2 banane dhe nje cope buke ,se nuk ka nje peni ,,,,,lexo Krye fosilia e ketij kongresi mashtrusish PELOSI ka 400 milion dollar me trute e shterpuara me pjese marje 45 vjet ne kete kongres.
‘tartufi’.. cfare anal isti! Kush ta ka pergatit pash njat zot,se na mallengjeve; Ku do te dalash…se demokracia ka rregullat tua a te kriminelit qepordhosi demokracine dhe te ardhmen e shqiptareve….apo te ketij qypit ne pres tone …Po mos u merr me pesha te renda…lerja shtangistit Mete! Cfare humori !!!!!!kines
Ore, trap Tartufi, si mundesh me shkruejt keshtu për guvernatorin e Kalifornise, i votuar sa 10 here popullsia e Shqipnise?
Me qetesi duhet pare e verteta nqs duhet qe ta rregulloni, protestat e dhuneshme kane kohe qe jane bere ne mode ne USA kane filluar sistematikisht vite me pare sidomos vitet e fundit ishin te zakonshme dhe politikanet vecse shikonin se si digjeshin qytetet, rrezoheshin monumentet okupoeshin qendrat e qytetit dhe sulmoheshin godinat qeveritare dhe ne fund kerkonin dhe heqjen e policise, asnje nuk doli me deklarate zyrtare per t’i denuar por heshtja i inkurajonte per me keq dhe rezultati eshte ai qe jemi deshmitare te dites djeshme, te cudit fakti i qendrimit te disa mediave te ne protestat e mepareshme te dhuneshme i quante paqesore..!!!!institucione te politizuara..!!!
Shume keq per shoqerine …..!!!
Amerika eshte vrastare e KENEDIT dhe LUTERKINGUT .
A nuk ju mjafton kjo servileve e pushtave te politikes shqiptare e jo vetem .
Kapitalizmi i stadit aktual ……..ka vertetuar katerceprishte se eshte :-
I PA AFTE……… .
I PA MORALSHEM…….. .
I PA ETIKE……….. .
Ky sistem nuk zgjidhe problemet ……… se eshte vete problem kapitalizmi imperialisto-nekolonialist .
Dy rruge ka : o socializem shkencor ose feudizem .
Ky i fundit ka me shume shance sepse arsimimi aktualisht ne planet eshte i nivelit Kristal albanistanas .
E sakte Gjumashi21
Arnold mercenari,Arnold bythqiri.
È veteta fiton gjithmon.
‘tartufi’.. cfare anal isti! Kush ta ka pergatit pash njat zot,se na mallengjeve; Ku do te dalash…se demokracia ka rregullat tua a te kriminelit qepordhosi demokracine dhe te ardhmen e shqiptareve….apo te ketij qypit ne pres tone …Po mos u merr me pesha te renda…lerja shtangistit Mete! Cfare humori !!!!!!kines
Ti mor ” Tartuf “,qe ke vene shiritin e Trumpisteve…mbaje gojen,frenoje,shtupose !! dhe mos fol per Arnoldin gomarlleqe,se je sa nje therrime pluhuri ndaj tij…Na beke dhe politiken e madhe! I ke vene pseudonim rradakes tende ashtu sic je “TARTUF”
Nuk po analizojme TRUMPIN si imoral,si personi me i perfolur ne historine e presidentave te Amerikes,por behet fjale per veprimet e tij te fundit qe i denuan te majte dhe te djathte ,perfshire stafin dhe familjaret e tij,perfshire gjithe boten dhe te gjitha keto kane ndodhur pa te pyetur ty!!
TY o Idiot…mos u merr me politiken e madhe dhe mos e mat veten me hijen e mengjezit!!!