Aktori i mirënjohur, Viktor Zhusti bëri pak ditë më parë një urim të ndjerë për kolegun e tij, Robert Ndrenikën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhusti i drejtohej Ndrenikës si vëlla, ku i shpreh urimet për Vitin e Ri.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Zhusti u shpreh se raporti me Robertin shkon përtej një kolegu, ndërsa tregoi dhe reagimin e këtij të fundit pasi u njoh me fjalët e shkruara kundrejt tij.
“Raportet me Bertin dhe familjen e tij kanë qenë vërtetë më shumë sesa një vizitë tek miku ose kolegu.
Nëna e Bertit, e ndjera ishte mësuese e nderuar dhe dinte shumë mirë greqisht.
Ajo m’i shkruante letrat, kemi qenë bashkëkohës në Gjirokastër.
Është një lidhje shumë e hershme përveç artit dhe një lidhje më njerëzore.
Prandaj si të thuash jam përpjekur ta shpreh dhe ta përfshij këtë lloj marrëdhënie.“, u shpreh Zhusti.
Aktore qe per kohen e tyre populli i deshi dhe kujton me nostalgji.Ishte nje kohe qe krijonte artistet qe populli i donte dhe anasjelltas.Ato kohe iken e nuk kthehen me fatkeqesisht duke lene brezat qe vijne bosh shpirterisht.
Dakort jam,por reagimi i Bert Ndrenikes ku eshte?? Se titulli eshte pa lidhje me shkrimin.Me falni eeee se mbase ja futa kot
Edhe heshtja eshte reagim?!
Të heshtësh, do të thotë se nuk kemi të shprehur asgjë!
Këtu në këtë shkrim nuk ka asnjë fjalë, që tregon reagimin e legjendës së artit, Robert Ndrenika!
Titulli është për tu vjedhur kohën lexuesve të gazetës asgjë më shumë!
Nuk di kur paska qene bashk kohes me nenen e Bertit ne gjirokaster ky sepse une jam rritur,komshi me Robert Ndreniken ,ne Myslym Shyri ,ku ka banuar dhe e ema ka qene mesuese..Shtepia e prinderve te tij eshte ne tunelin perballe rajonit te policise.Une jam lindur para 77 vitesh dhe jam rritur aty .