Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.
Me rastet e koronavirusit në SHBA, që kanë arritur shifra rekord, shumë vende e shohin Amerikën pothuajse me frikë.
Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre.
Ndërkohë, edhe pse shumë amerikanë po qëndrojnë në shtëpi, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Vendet e ndryshme të botës i ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë.
CNN jep edhe listën e vendeve ku mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime dhe një ndër këto është edhe Shqipëria.
”E gjendur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur”, shkruan CNN.
”Faqja web e ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë. Ndërkohë janë vendosur rregulla për maskat dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje”, përfundon CNN.
Të marrin lek me paguar pijet alkolike në hotel.
Amerikanet kane turistet me te ndyre ne Bote
Amerikanet nuk jane turistet me te ndyre Boss,por Ata jane mesuar me turizem pa kokecarje.90%e turizmit te Karaibeve ju eshte pershtatur
Amerikaneve sipas menyres se tyre.Cdo gje sipas menyres 1 2 3.Por kur Ata shkojne ne Evrope ose vende te tjera ku plani 1 2 3 nuk eshte efikas
Ata nuk dine te perballen me supriza.