Zërat që shpëtuan një bukuri natyrore

29 Dhjetor 2020, 14:00Turizëm TEMA

Dje më  datë 28 dhjetor,Këshilli Kombëtar i Territorit, shpalli “Zonë e mbrojtur” dy Valat e Sinicës dhe hapësirën pyjore që shtrihet midis tyre, gjithësej 3060 dynymë.

Nga Fuat Memelli

Muajt e fundit të këtij viti, sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, kanë qënë të shqetësuar, pasi bashkia e Devollit kishte hapur tender për ndërtimin e një ujësjelllësi për fshatrat Miras, Çetë e Vidëhovë, të kësaj krahine.

Kjo ndodhi  pasi dy vjet më parë nga ndërtimi i një hidroçentrali  afër Qytezës, duke marë ujin e lumit Devoll dhe duke e kaluar nëpër tuba në tokat e Sinicës, të Arrëzës e  Qytezës pa pyetur njeri, ndër të tjera u dëmtua edhe ujësjellësi ekzistues i këtyre fshatrave.

Askush nuk u përgjigj për këtë dëm mjedisor që iu bë këtyre fshtrave si dhe për dëmtimin e ujësjellësit.Në këto kushte bashkia për të furnizuar me ujë këto fshatra, hartoi një projekt për të marë ujin e Valës së Madhe të Sinicës, pa pyetur asnjë sinicar. Ishte një projekt për të marë ujin në një largësi të madhe rreth 10-12 km larg e në një teren të vështirë, kur uji mund të merej në burime më afër, me kosto të ulët dhe nuk dëmtohej kjo bukuri e rrallë e Sinicës dhe e Devollit të Sipërm. Ky shqetësim bëri bashkë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë.

Me moton “Mos e prekni Valën”ata nisën një fushatë sensibilizuese. Qysh në muajin qershor, poeti sinicar publikoi poezinë e tij me këtë titull, ku ndër të tjera theksonte…”Për Sinicën s’bëtë/ asgjë tridhjet vjet/ lereni të qetë/ ajo nuk ju nget/ Sinica jonë e bukur/ e ka bijë Valën/ të bukurën si flutur/ lereni me nënën” etj.

Veçanërisht pas ngritjes së Shoqatës  “Sinica”  dy muaj e ca  më parë, ky zë u bë shumë më i fuqishëm. Ata e ngritën zërin në rjetet sociale,  në shtyp e në televizion. Për këtë problem shkoi në Sinicë edhe një grup i emisionit “Fiks fare”. Siç ka tënë Niko Kazanzaqis “për të patur sukses, në fillim duhet të kemi besim se mundemi”.

Dhe sinicarët kishin besim te e drejta e tyre dhe mundën t’ja arijnë qëllimit. Janë të shumtë sinicarët që u bënë promotorë të  mbrojtjes së ujvarës së Sinicës dhe unë e kam vështirë të përmend të gjithë, por po veçoj  vetëm disa prej tyre si:  Stavri Dimashi, Marijon Pano, Klodjan Hysolli, Eshref Memelli, Anila Dimashi (Qirjazi), Lleonard e Ibrahim Memelli, Ylli Themeli, Perikli e ilda Pano, Albana Tërpini, etj në Shqipëri. Nga Greqia  e ngritën fuqishëm zërin Albert Hysolli,, Koço Tahiri, Stavri Pano, Genci Avxhi, Stefan Themeli, etj.

I fuqishëm ka qënë edhe zëri i sinicarëve të Amerikës si Linda Memelli (Musaj), Arthimi e Mirela Depo, etj. Me zërin e sinicarëve u bashkua edhe disa jo sinicarë si poeti Riko Hanelli, gazetariPandeli Bardhi, inxhinieri Arjan Çika, etj. Por këto zëra nuk do mjaftonin për të prapësuar atë projekt shkatërrues për Sinicën, pa mbështetjen e dy deputetëve të qarkur të Korçës si Niko Peleshi dhe Ardit Konomi.

Është vendi të theksojmë se qysh gjatë verës një ekip  i Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura të Korçës, shkoi në Sinicë  dhe bëri një studim për ta shpallur atë zonë të mbrojtur. Mes tyre ishte edhe Ardit Konomi, njeri i përkushtuar pas mjedisit. Studimi u çua në Tiranë në Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e më pas në Ministrinë e Mjedist dhe Turizmit. Duhet theksuar se qysh gjatë  verës për Valën e Madhe të Sinicës bëri një postim shoqruar me vidjo të Valës ministri i Mjedisit Blendi Klosi si dhe deputetët Niko Peleshi e Ardit Konomi ( këta dy të fundit edhe shkuan aty).Këto publikime nxitën mjaft turistë vendas e të huaj për ta vizituar.Miratimi “Zonë e mbrojtur” do jo vetëm që e shpëtoi këtë teritor nga shkatërimi, por do t’i hapë edhe një mundësi zhvillimi fshatit.

Sinicarët si njerëz me kulturë që janë, nuk ishin kundër ndërtimit të ujësjellësit, pasi ata e din që që uji është jetë. Ata ishin kundër marjes së ujit të Valës gjë që do ta thante atë. Ata. dhanë mendime se ku mund të merej uji në burime të tjera të Devollit të Sipërm, që siç thotë populli “mishi të piqej e helli mos digjej”. Dhe sipas informacioneve që kemi, tani kështu do veprohet duke bërë një studim më të plotë për burime të tjera në Devollin e Sipërm dhe ujësjellësi do ndërtohet.  Kur dëgjohet zëri i banorëve, punët bëhen më mirë.

Pas kësaj beteje, Shoqata “Sinica”,me degë të saj në Shqipëri, në Europë e Amerikë-Kanada, e cila numëron deri tani 159 anëtarë e ky numër vjen në ritje, ka në plan synime të tjera për vendlindjen. Para disa vjetësh  sinicarët  nisën punën me kontributin e tyre për ndërtimin e muzeut të fshatit, në godinën e ish shkollën 8 vjeçare, ku studjonin nxënës nga Sinica, Dardha e Qyteza.

Ata mblodhën disa milionë lekë dhe e shpëtuan objktin nga rrënimi. Tani kanë gati preventivin për të kërkuar kontribute për vazhdimin e punimeve të brendëshme. Punë të tjera do bëjnë për mirëmbajtjen e vorrezave, rrugëve të fshatit, çezmave të ndërtuara bashkë me ujësjellësin nga sinicari i përkushtuar, Albert Hysolli, disa punime të nevojshme te kisha e fshatit, etj.

“Nga shteti duam të ndërtojë rrugën Dardhë-Sinicë 4 km si dhe segmentin Shkallzë-Sinicë 1,5 km. Punët e tjera në fshat do t’i bëjmë vetë” thonë sinicarët. Ata duan ta rimëkëmbin Sinicën. Është zjarri i dshurisë për vendlindjen që i nxit për këto punë. Ky zjarr tashmë është ndezur dhe nuk do shuhet.

6 komente në “Zërat që shpëtuan një bukuri natyrore”

  1. BEDRI says:

    Shume mire .Une kam qene ne kampin e Dardhes dhe kemi vizitu Nkolicen dhe Sinicen shume vite me pare (1985) dhe jam kenaq me bukurit natyrore te atyre fshatrave.

  2. Angjelini says:

    Bravo ju qofte. Me behet qjefi shum kur njerz te mire si ju u bejne prit ketyre barbarve. Zoti ju ruajt dhe ndihmofte ne misjonin tuaj fisnik.

  3. Mirasi , afer lumit me te paster qe egziston . says:

    LETER PER FSHATIN MIRAS – DEVOLL!

    Nenkuptohet kur shkruhet sikur uji i burimeve te teritorit Sinicar do te shkonte qe te ngjitej perpjete per tu pire ne fshatn Vidohove , ndoshta po , ndoshta jo !!!
    Qartesisht e kuptushme eshte se ky uje eshte kerkuar per tu pire nga nga fshataret e Mirasit dhe Cetes .
    Une , duke qene nje njohes i terenit , ujave , burimeve dhe njerezve te 4 fshaterave te permendura ketu , mendoj se nese vend-burimet e Valave do te futeshin ne tubacione ujesjellesit do te shkretohej vlera jetesore e teritorit te Sinices . Pra , ne kete rast , Sinicaret kishin te drejte .
    Po une nuk mendoj se njerezit e Mirasit dhe Cetes te vuajne akoma per uje te pijshem .
    Banoret e Mirasit dhe Cetes duhet te mendojne per nje zgjidhje per tani dhe per prespektiven 100 vjecare .
    Nga studime shkencore eshte vertetuar se cdo toke nen thellesine 4 metra nuk mban gjalle mikrobe .
    Se dyti : Keto dy fshatera kane zallishte qe pershkohet nga lumi Devoll . Nese vecohet nje zallishte e cila konsiderohet e pa permbyteshme nga Devolli , por dhe mjaft larg ujave vaditese ose derdhjeve te kanalizimeve nga keto dy fshatera , atehere diku ketu mund te hapen puse sa me te gjere , sa me te sigurte qe te mos shemben nga presioni i tokes rreth e rrotull , por dhe mjaft te thelle dhe keto puse do te mbushen nga uji duke patur parasysh pershkushmerine nentokesore, distancen dhe nivelin lume-puse dhe mos haroni qe siperfaqja e siperme e ujit te puseve duhet te jete me shume se 4 -5 metra nga niveli i tokes ku ato do te hapen . Uji do te mund te pompohet nga motore elektrike , mundesishte kjo e dubluar dhe me energji prej panelve diellore . Ky uje do te depozitohet , klorinohet dhe do te shperndahet duke permbushur kerkesat qe Miras te ndihet si nje qytet i merituar ne pjesen e siperme te Devollit .
    Nese do te realizohet nje ide e tille une do te doja te deshiroja te banoja midis jush ne Bozhigradin – Mirasin plotesisht te mire .

  4. besa says:

    Na Gëzuat pa masë. Jemi me JU dhe presim me padurim që punet të shkojnë mirë.

    Vala është një Perlë që duhet mbrojtur fuqishëm.

  5. dyshuesi says:

    Sa banore ka Sinica ? Po Qyteza ? Ja kane futur vrapit qe te gjithe . Ndasite fetare kane qene nen rrogoz per shkak te diktatures qe i mbante me dhune e nen presion. Sot kane dale ne siperfaqe . Fshatrat qe jane permendur Miras . Çete, Vidëhovë, jane fshatra te besimit mysliman nedrsa Qyteza , Sinica , jane te besimit orthodhoks. Kjo ndasi ka qene gjithmone prezente ne mardheniet tyre. Sinicaret e duan uji per ta pare se si derdhet perposhte shkembit kur nganjehere kujtohen te shkojne ne fshat tek shtepite e braktisura dhe te rrenuara ne te cilat nuk banon me njeri. Mirasi , dhe Çeta e duan ujin per ta pire dhe jo per ta parë . Nen tegjithen kete mesele qendron koncepti qe kane te ngulitur brez pas brezi ” myslimanet=turqit jane te keqinj ne orthodhoksset=greket jemi te mire ” . Edhe shembulli qe eshte mare “per te patur sukses duhet te kesh besim” nga nje shlrimtar grek , Kazanzakis, e demostron kete qe thashe.

    1. Mirasi , afer lumit me te paster qe egziston. says:

      Per ty Dyshues !
      Emerin ti e ke zgjedhur ashtu si je .
      A nuk e di ti qe tek ato fshatera qe ti i di per othodokse jetojne me dinjitet dhe mjaft familje muhamedane ?!
      Nese Sinices do ti merren keto dy burime uji atehere ky teritor i begateshem per blegtori dhe produkte blegtorale per njeriun do ti ngjasonte nje shkretetire . Pra une nuk shikoj me syte e nje turisti . Pra uji per te pire Mirasi gjendet ne teritorin e vete Mirasit dhe pas perdorimit dhe perpunimit sipas standarteve zyrtare shkencore , ky uje i rrikthehet rrjedhes natyrale shume shekullore .
      Une dhashe idene se ndoshta larg qendrave te banuara , ndoshta tek zallishtja e Novolenit , qe ka Mirasi , mund te jete vend me i pershtateshem per puse uji qe mund te furnizojne shume mire shume fshatra te asaj zone . Ndoshta nje mentalitet i gabuar pengon qe te pijet uje nga puset qe mund te ndertohen diku tek Novoleni , pra matane lumit kur shkoher nga Gryka !!!
      Uji perdoret per shume qellime por per dike mund te perdoret edhe per te lare mentalitete te gabuara .
      Jo vetem malet kane uje per te pire por edhe fushat . Por vetem mendje te shkolluara e dine se edhe ujet e fushes eshte per tu pire nga njeriu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje