"Rama lypësi më i mirë"! Habit Kryemadhi: S'kemi nevojë për lypës! Shqiptarët kanë para, ata paguajnë

18 Janar 2021, 21:34Politika TEMA

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për marrjen e vaksinës.

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Kryemadhi tha se kryeministri nuk ka pse të bëhet lypës pasi e ka detyrim të sigurojë vaksinën.

Ajo tha se ai dhe qeveria e tij të mos i dërgojë paratë për koncesione pasi qytetarët paguajnë taksa por të sigurojë vaksinën.

Pyetje: Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para. A mendoni se opozita është duke e sulmuar në mënyrë më agresive se ç‘duhet?

Kryemadhi: Së pari, Shqipëria nuk ka nevojë për lypës, sepse shqiptarët paguajnë taksa, çdo ditë, edhe pse pandemia dhe sistemi, ky lypësi ua mbylli bizneset.

Edhe pse u tha që do t’ju japë paketën ekonomikë, akoma s’ka shpërndarë të parën, e imagjino më të dytën e të tretën, ndërkohë që Kosova po shpërndan paketën e tretë.

Ky nuk ka pse të thotë lypës, sepse ky të mos i japë paratë koncesionarëve dhe miqve të vet, por të blejë vaksinën, sepse e ka për detyrë ta bëjë.

Shqiptarët paguajnë sigurime shëndetësore, shqiptarët paguajnë taksa, shqiptarët paguajnë çdo detyrim, dhe ky nuk mund të justifikohet sikur është lypës.

5 komente në ““Rama lypësi më i mirë”! Habit Kryemadhi: S’kemi nevojë për lypës! Shqiptarët kanë para, ata paguajnë”

  1. ?????? says:

    Edi kjo qe budallat Shqiptare kane lek se ju votojne ju o pika qe sju bie

    1. MacGr says:

      Kjo ska hyre ne teme akoma. Ketu eshte fjala per vaksina se parate ja dha Europa.Kur morali mbeti jetim dhe e biresove ti moj qe shkoje me karrocen e femijve te merrje heroinen ne aeroport.Bir Selman i nenes……AJO ISHE GRUAJA NDERSA AI FLORIRI,

  2. Tomas says:

    Do vdesesh duke genjyer o pleh….

  3. kujtimi says:

    Nqs ke para moj mona, hidhi ca per qyetaret qe po vuajne, e qe nuk jane pak. Jepni nje nga vilat per te pastrehet nga termeti. Turp, nuk e di cfare flet.

  4. Likja says:

    KE È KE GJET KTE FOTO O MERO..SE NA TROMAKSE…PO NA HEQ DESHIREN PER FEMRA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje