Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka deklaruar se qëllimi i partisë së saj Lëvizja për Ndryshim ka një qëllim me partinë e Astit Patozit, Bindja Demokratike.
Në emisionin “Log” ne Abcnews Topalli tha se listat po përpunohen dhe dëshira është që të jenë bashkë, por ende nuk është vendosur diçka finale.
Në një linjë ishte dhe Patozi, i cili tha se bisedimet janë më private në lidhje me këtë temë, dhe ato bëhen veçmas, jo në studio televizive.
Topalli: Ky vend ka nevojë për ndryshim, dhe Lëvizja është krijuar për të sjellë ndryshim. Situata ekonomike është më e rënda e tre dekadave, ka pasiguri të thellë, vendi është në udhëkryq. Asnjë prej nesh nuk është dhe nuk ndihet i sigurtë.
Pyetje: A jeni të dy ju në bisedime për një listë?
Topalli: Ne jemi të dy bashkë për një qëllim, dhe me dëshirën e madhe për të garuar me një listë. Diçka është e qartë. Qeveria duhet të ishte rrëzuar prej kohësh.
Vendi jonë është boshatisur dhe kjo është drama më e madhe. Kodi Zgjedhor për të garuar në 4 qarqe është diçka e mirë për të maksimizur votën dhe është një mundësi që duhet shfrytëzuar.
Pyetje: Nuk jeni në bisedime se si do të procedoni?
Patozi: Nuk e di çfarë nënkuptoni me bisedime konkrete, nuk e mendoj që do e bëjmë këtu marrëveshjen në këtë tavolinë. Mos prisni ta bëjmë këtu sepse këto gjëra duan një lloj privatësie. Konkrete është që ne jemi në një linjë. Unë mendoj që jemi të dënuar të punojmë bashkë, kemi një qëllim dhe jo vetëm të ndryshojmë rotacionin e pushtetit. Ne duhet të shfrytëzojmë avantazhet që mund të japi bashkimi i votave. Ne kemi një argument shumë të fortë për të qenë bashkë në këto zgjedhje.
Gjekmarkaj: Do i gjesh dot 39 kandidatë për në Tiranë, se zgjedhjet e kaluara 16 gjete në të gjithë Shqipërinë.
Patozi: Mos prit që të gjej unë 39 veta nga ata që zihen dhe kapen prej xhakete aty te selia e partisë.
Gjekmarkaj: Ti ke hapur oxhak më vete tani, por puna është a do i gjesh 39 kandidatë?
Patozi: Të thashë, mos prit këtë gjë nga mua, të gjej nga ata që zihen te dera e partisë.
Keta gjoja jane te virgjer!? Pike e zeze!
Po mire mo keta sikur ishin drejtues kryesore ne kohen E Saliut e cfare nuk bene per te shkateruar ate shtet,Si nuk kane fytyre e dalin tani si engjej sikur vijne nga nje tjeter planet,Cdo gje ndodh se shqiptaret kane memorjen e shkurter
Nuk e kuptoj dot,keto parti qe jane krijuar sot mbi 6 parti te djathta,a kane mundesi sipas ligjit te bashkojne votat pas zgjedhjeve ne 25 dhe me 26 Priil me pd-ke? Pra mund te bejen nje koalicion paszgjedhor? Me falni por nuk e kuptoi.
Keto kane vetem nje qellim: humbjen e PD dhe rrjedhimisht largimin e Bashes. Fiks sic e bene ne 2013 qe punuan kunder PD me moton : Ta cojme Plakun ne shtepi qe PD ta merrte Olldashi.
Jozi nuk je ngopur akoma me zhele ti Rames nuk ja ul dot se ai e ka te forte po te ishe pak mēe re mbase te pranonte prandaj mos e lodh veten shumë ne gjith ate dudumin qe nuk lidh dot dy fjale prandaj mos e felliq me shume veten dhe gocen qe ben reklama