Teksa na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike e Korçës duket se ka hyrë sërish në një krizë të brendshme.
Fill pas delegimit të ish deputetit Edmond Spaho si përfaqësues politik dhe i ndjekur nga Ervin Salianji, janë shënuar edhe pakënaqësitë e para në këtë degë.
Në një moment që ende nuk ka dalë lista e kandidatëve, të shumtë janë kontributorët që presin nga kryedemokrati Lulzim Basha që të bëhen pjesë e listës së kandidatëve në pjesën fituese të saj.
Referuar të shkuarës, duke qenë se Partia Demokratike në këtë qark nuk mund të kapërcejë tavanin e katër mandateve, shtohen akoma më shumë pikëpyetjet mbi emrat e përfolur.
Në një moment kur Edmond Spaho është zgjedhur si i deleguar politik që do të kryesojë listën, Ervin Salianji si një kandidat për deputet në zonën e sigurt dhe një zonjë sipas rregullave do të listohet në treshen e parë, ngelet i paqartë emri i katërt.
Referuar burimeve, një prej tyre pritet të jetë aleati i Partisë Demokratike Vangjel Dule i cili tashmë qarkun e Korçës ka si të vetmin oposion për të siguruar një karrige në parlament.
Nisur nga kjo renditje logjike, mjaft emra të tjerë dhe kontributorë të vjetër të “selisë blu” kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre me kryedemokratin Basha i cili prej vitesh i ka siguruar të gjithëve që do të jenë në listën fituese.
Ndërkohë, për të mbrojtur unitetin para nisjes së fushatës, ai ka nisur të bë bëjë edhe një sërë premtimesh duke i siguruar bashkëpuntorët e tij në Korçë se në qeverisje do t’i japë poste të rëndësishme në kabinetin e tij.
Por kjo formulë e përdorur disa herë prej tij, duket se nuk ka bindur demokratët të cilët i kanë kërkuar që të jetë më i qartë me zgjedhjet e tij.
Një prej personave që rrezikon të ngelet jashtë Kuvendit është edhe një nga kontributorët më të vjetër të PD-së Andrea Mano i cili u zëvendësua nga Ervin Salianji.
Ky i fundit, i ngelur jashtë listave dhe i eleminuar nga anëtarësia e Maliqit si dhe nga Komisioni i Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve, mundi që të bindi shefin e opozitës për t’u future sërish në garë.(TemA)
Do japi poste ne qeveri neser,po te gjithe e dine se do fitojne lesht e currit prandaj pritet sherr I madh per his vend te sigurt.
si mundet me u lan jashte Salinjani me nji gjuhe
qi ban bashen me i lshu batha larg !
Sa turp, Korca si qytet nuk fiton mandat nga PD, se ia merr Dulja qe nuk votohet ne minoritet, nje ia kerkon fshatari nga Gora dhe nje nga Devolli. Kaq poshte ka rene qytetaria e Korces? Importon deputete nga Tirana, vete nuk ka. Turp per korcaret demokrate nese i pranojne; me mire te mos shkojne ne votime sesa Saianjet, Duket e Spahot.
Sa turp, Korca si qytet nuk fiton mandat nga PD, se ia merr Dulja qe nuk votohet ne minoritet, nje ia kerkon fshatari nga Gora dhe nje nga Devolli. Kaq poshte ka rene qytetaria e Korces? Importon deputete nga Tirana, vete nuk ka. Turp per korcaret demokrate nese i pranojne; me mire te mos shkojne ne votime sesa Salianjet, Dulet e Spahot.
Lul Basha nuk e tradheton qytetarine korcare se po te do Korca te do gjithe Shqiperia. Nuk mund te ngelet qyrtetaria korcare e perfaqesuar nga mashtrusi dhe i denuari Ervin Salinji. Nuk kemi nevoje per Babale.
Po te jene te verteta keto i bie qe Luli te kete keshilltar Niko Peleshin sepse vetem PS-se i pelqen percarja e Korces. Ajo per vete i ka te tere qytetare ne liste, ndesa PD-ja po perfaqsohet me fshataret e Loshanit dhe te Devollit.
Andrea Mano eshte nje aset per PD e Korces dhe vete korcaret. Ervini nuk eshte nje qytetar korce, ai jeton ne Tirane. Do ishte gabim se demotivon korcaret per te vajtur ne votime. Guri i rende peshon ne token e vet!!