Ilir Meta: Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut, shkrepëtim të bjerë e flakë, bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut, mos kurse as shpirt as gjak

21 Janar 2021, 14:18Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjës ku u morën vendime të rëndësishme aps shpalljes së Pavarësisë, ku me sa duket nuk i ka “shpetuar” ngutjes per te dhene nje mesazh ‘te koduar’ ne 10 vjetorin e vrasjes se 4 demonstruesve te opozites ne mes te bulevardit me 21 janar 2011.

Teksa ka qendruar per here te pare ne Shqiperi me 21 janar qe nga vrasja perballe kryeministrise kur i cilesoi protestuesit “kokepalare”, Meta citon  vargjet e popullit per Kongresin e Lushnjes “…Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut/ Shkrepëtim të bjerë e flakë/ Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut/ Mos kurse as shpirt as gja”!

Postimi i plotë i Metes: 

Uniteti rreth çështjes kombëtare, mblodhi 101 vjet më parë në Lushnjë, apostujt e shqiptarisë, për të marrë vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe rimëkëmbjes së shtetit modern shqiptar.

Vetëm disa ditë iu deshën burrave të ndritur të kombit, që të bashkuar në Kongresin e Lushnjës, të garantonin pavdekshmërinë e shtetit, të ndërtonin një Parlament dinjitoz e të ligjshëm, të nxirrnin akte kushtetuese efikase, të zgjidhnin një Qeveri të përgjegjshme, të vendosnin ligjin në të gjithë territorin dhe të prezantonin me dinjitet Shqipërinë përpara botës.

Nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur.

Nderim përjetë burrave të kombit, që hodhën themelet e shtetit modern shqiptar, të pavarur dhe sovran, vepra e të cilëve u përjetësua në vargjet përherë aktuale:

“Atdheu ty po të thërret,

Ta shpëtosh ti nga kjo natë.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut,

Shkrepëtim të bjerë e flakë,

Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.”

6 komente në “Ilir Meta: Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut, shkrepëtim të bjerë e flakë, bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut, mos kurse as shpirt as gjak”

  1. PO kenga eshte kenduar ne vitin 1920, o Ilir Meta. Atehere ky kushtrim duhej dhe u perkrah nga populli. Valle mos kujton se pas 101 vitesh duhet peresi ky kushtim ,per te te shpetuar ty dhe hajdutet e tjere ? Perse po me theret Atdheu ? Valle po me pushton vendin dikuah ? JO. Mos duhet qe te mos kursjej jeten se TI me tet shoqe e me shoket doni te ruani vilat e pasurite e grabitura ? Kurren e kurres ! Mos valle po me shkelet kushtetuta dhe une te jap jeten,kur ti si palo president e ke shkelur me mijera here ? Jo, kurre te te mos shkoinder mend . Mos valle une jam budalla e ti mendon se po me perdor si ta do bytha ty ? E ke gabim ,ndaj dhe populli te urren e te quan presidenti me i dobet i ketyre 30 viteve . Une nuk e di perse qendron ne ate karrike,kur dekretin e 13 tetorit ta shkelen me kembe te gjitha partite, madje dhe jot shoqe te tha: ” Pirdhu me gjithe ate dekret” Si kujton ti se populli eshte injorant te sjelle perseri ata qe i largoi me 1 milion shuplaka ? Perse u dashka te sjelle ne pushtet perseri ata qe i larguam dhe vendosem keta qe jane tani ? PO me mire keta se sa ju qe kini rjepur me bllok ne dore e shkoket tende qe kane vjedhur dhe vrare.

  2. valter says:

    Like floriri ky hajdut i ndyre ne vend qe te jete i depolitizuar ja ka kaluar dhe Sali Berishes. Eshte e turpshme dhe e denushme qe presidenti te dali hapur ne fushate elektorale…. Por duke menduar qe kemi te bejme me nje hajdut floriri morali eshte ZERO…..

  3. Ne nga. Skrapari says:

    Ky morracak i dale nga ahuret e kujton shtetin si shpellen e Ali Babait me 40 hajdutet
    Likja ben mire te prenotoje nje dhome tek 313

  4. Tani says:

    Ajde Like se edhe ty ashty do ta bejne. Tym e gjak ka per te dale

  5. Dritani says:

    E famshme : nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje