U plagos në protestën e 21 Janarit, gazetari i njohur: Përgjegjës është vetëm Sali Berisha! Nuk besoj se do të ketë drejtësi

21 Janar 2021, 14:08Politika TEMA

Ishte ngjitur me te ndjerin Hekurann Deda qe u vra nga pumbat e Gardes se Republikes, dhe fati e shpetoi nga ekzekutimi.

Gazetari Fatos Mahmutaj ishte pikerisht ne vendin kui rrinin gazetaret qe ndiqnin nga afer sebashku me kameramanet protesten e opozites se asaj kohe ne Bulevardin qendror te Tiranes, perballe Kryeministrise!

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, tashme ka marre azil jashte vendit, u plagos në dorë gjatë protestës së 21 Janarit dhe ne 10 vjetorin e kesaj dite te erret per Shqiperine rrefehet nga azili!

Ndersa kujton ngjarjet e asaj dite ku mbetën të vrarë katër persona, ai shprehet për emisionin “Shqipëria Live” se nuk beson se do të ketë drejtësi për këtë çështje.

“Është e njëjta situatë që një javë pas ngjarjes mund të themi. Ka ngelur e njëjta problematikë, kemi disa vrasës të pandëshkuar.

Ngaqë ka mbetur e njëjta situatë, nuk është se shpresoj diçka dhe nuk mendoj se do të zgjidhet ndonjë gjë. Mendoj se çdo 21 janar do të mbetet një homazh dhe nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.

Për hetimin e një çështje penale ka afate kohore, provat janë publike në këtë rast. Por unë shoh vetëm pasime dhe asgjë konkrete”, tha gazetari i njohur.

Më pas Mahmutaj tha se përgjegjës për këtë ngjarje nuk është shteti shqiptar, as garda e republikës, por Sali Berisha.

3 komente në “U plagos në protestën e 21 Janarit, gazetari i njohur: Përgjegjës është vetëm Sali Berisha! Nuk besoj se do të ketë drejtësi”

  1. TONI says:

    Cudi si nuk i dha Rams ndonje post ketij emigrantit politik…..

    1. Berati says:

      Kuriozitet. Ky Fatosi beri sherr me xhajen e tij. Fatosi kishte nje çifte ne dore. Dhe ja drejton xhajes. Xhaja ngre doren dhe ky ia zbraz ne dore. Ngeli xhaja me nje dore. Kur thone karma. Fiks siç ja beri xhajes se vet e gjeti.

  2. Grand says:

    Vetem kjo fotografi ku Sala duket si i dhjerre dhe Luli si skifter per ti dhene kurajo qe s’do e gjeje gje, eshte nje foto sa 1 mij fjale! Ky i ligu i Shqipetise me Emrin Sali e di dhe vete qe ai i vrau! E di qe eshte nje njeti i vogel dhe i lig qe demtoi kete popull prej 30 vjetesh. Ndaci i beni hjyq ndac jo, ai mbetet heroi i turpit dhe liqesise se vendit te tij per egon e tij per pushtet! Per mua s’ka nevoje per gjykim! Mbetet i lige dhe … i pashpirte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje