Shpëtim Idrizi i pasigurt me Bashën: Po shohim mundësinë për të bërë koalicion me Vetëvendosjen në Tiranë, pretendojmë të marrim 140 deputetë

21 Janar 2021, 14:47Politika TEMA

Ndonëse kanë mbetur vetë pak kohë afat, Shpëtim Idrizi i PDIU ende duket i pasigurt me Lulzim Bashën.

Lishur me garën e 25 prillit, ai po sheh mundësinë edhe për t’u bashkuar me Vetëvendosjen në Tiranë.

Idrizi synon 140 mandate.

I pyetur në ABC, Idrizi tha se nuk janë në presion, ndërsa theksoi po bisedojnë për një sinergji të përbashkët me qëllim maksimalizimin e votës.

“Nuk ndjej ndonjë presion. Kemi një akord me PD të marrë në forumet e PDIU që në 2018. Kemi edhe një marrëveshje tjetër që kemi përcaktuar se do të hyjmë bashkë në këto zgjedhje. Tani po diskutojmë, ne mendojmë se nuk po negociojmë, po diskutojmë sesi të kemi një sinergji të përbashkët në listën e opozitës së bashkuar.

Padyshim që ndryshimi i rregullave të lojës, Kodi Zgjedhor, ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, u bën për këtë fakt që të krijonte një tension brenda parive të opozitës. Kësaj takste të Edi Ramë ne duhet ti përgjigjemi me një taktikë po të tillë, për të maksimalizuar votat”, tha ai.

Por, çfarë do toleronte Shpëtim Idrizi nga PD? “Unë do të refuzoja çdo arsyetim që nuk na çon në fitore në 25 prill. Më duhet të respektoj faktin që jam në tryezë. Kemi prezantuar peshën specifike, edhe sondazhet na kanë treguar peshën. Nuk dua të hyj në hollësira sepse edhe për etikë. Pretendoj të marr 140 deputetë pse jo. Ky është arsyetim nëse dy njerëz ulen në tryezë për të bërë një sinergji të përbashkët. Ne nuk duam ta vëmë në vështirësi ndoqën, por nuk pranojmë që të na vërë dikush në vështirësi.”

Idrizi u shpreh më tej se do të kandidojë për deputet në Tiranë, megjithatë nuk përjashton as Vlorën.

“Preferencat e mia janë për në Tiranë. Këtu jam lindur e rritur, kam qenë prej kohësh deputet. Do ta parapëlqeja edhe Vlorën.

Duke thënë preferencat e mia, sigurisht që do të ishe një preferencë e imja edhe Vlora. Nuk ndjej shqetësim për Vlorën. Ashtu siç edhe Dashamir Tahiri u largua nga PDIU në 2017 dhe kishte kaluar te PD. Nuk do përsëritet e njëjta situatë. Kalapiç mbi votat e çamëve në Vlorë nuk do të hipë asnjë”, tha ai.

I pyetur se nëse do të pranonte të ishe në të njëjtat lista me PBDNJ në Vlorë, Idrizi e kundërshton kategorikisht, ndërsa thekson se nuk do të lejojnë që në Vlorë të përsëritet skenari i vitit 2017.

“Absolutisht jo. Sepse e thashë që nuk do të përsëritet 2017 në Vlorë. Asnjë votë e asnjë çami nuk do të përdoret”, tha ai.

Sakaq, Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot dy kandidatët e parë në zgjedhje, Shpëtim Idrizi deklaroi se nëse nuk do jenë në listat e PD, preferenca e dytë është VV.

“Ne e  kemi përcaktuar se jemi me PD, po një preferencë e dytë, padyshim që do të ishte me Vetëvendosjen”, deklaroi ai.

9 komente në “Shpëtim Idrizi i pasigurt me Bashën: Po shohim mundësinë për të bërë koalicion me Vetëvendosjen në Tiranë, pretendojmë të marrim 140 deputetë”

  1. arber says:

    O koke loqe, ti nuk mer dot asnje deputet. Shiko gjej ndonje pune tjeter se u be kohe qe ske pas mundesi te vjedhesh
    dhe do i kesh prish paret qe ke vjedh kur kishe ndonje deputet.

  2. ce says:

    Keto Camet ka rrezik te marrin 280 mandate aq te pangopur jane. Camet lindin te pangopur, jetojne te pangopur, vdesin te pangopur. Po tu japesh Camerine thone tani duam tere Greqine, po tua japesh Greqine thone tani duam dhe Turqine. Ky Shpetim pallaveshi e ka te kapme me Bojken horrin

  3. .... says:

    More sa deputet ka kuvendi ne Shqiperi!!!
    140 mandate keta karagjoze
    34 mandate thone ata te LSI
    12 mandate thote PR me Mediun
    72 mandate thote PS me te gjatin
    70 mandate e lart PD e atij gjumashit
    20 mandate duan te tjeret Duka Dule etj
    348 mandate
    Jemi dicka me mire se zimbabue

  4. Neri says:

    Mire do te ishte te fitonte 140 deputet dhe te shikonim se si do te fitonte pronat ne greqi.Ka qene disa here deputet,po nuk tregon se nen siglen e ciles parti.Tani varu si dhelpra pas koqeve te dashit.

  5. Tuk Tuk says:

    Na merr dhe tre te miat,ik ore chamut ne Gop te sat eme hajdut doganash …nuk na dalin hajdutet tane dhe cemerit e ngelur ketu na duhen…

  6. birce says:

    Cfar kryetari eshte Shpetim Idrizi kur nuk u votua ne zgjedhjet e kaluara. Me paradoksale eshte bashkimin e tije me grekun Vangjel Dule prandaj me mire te bashkohen te dy. Sa per Albin Kurtin le te bashkohet se Kurti ka dhene prova per 100 dite e tregoi veten qe eshte gomar.

  7. Dajti says:

    Po dy deputetet e ww-es ne Tirane pse nuk i llogarit, mustaqe mutin Bole Abazi dhe ate presor Ferren?!

  8. Jim says:

    Mos kishte qene Enveri gjalle ne 45 asnje si puna jote nuk do ishte gjalle. Nano te beri drejtor te doganave dhe bere qindra milione leke dhe Euro te bene edhe deputet Tani merr 140 deputet Pse sdilni me vete Ju parti muti T’ju shohim sa deputet merrni?

  9. Skenderbegasi says:

    Vendose Tim me vetvendosjen sa nuk eshte vone se si trofe do maresh nje sasi te limituar
    kundragazesh dhe nje fuci me lend helmuse luftarake nga Bojken Abazi.
    Thone se njeri nga kandidatet per deputet ketu tek ne I VV ka njohuri te thella ne perdorimin e LHL dhe testin e fundit e shijoj tek kryeministria
    Kur u largove nga doganat dhe kerkove te shkoje ne nje shtet madh te huaj tu refuzua visa
    per nje detaj komik.
    Kur te pyeti perfaqsuesi I ambasades per nje garanci
    financjare, ju pergjigjet se ne kete librez kam kete shifer
    Perfaqsuesi tu pergjigj se kjo nuk shifer eshte shufer, aq te shumta ishin zerot nga mbrapa.

    Vodhet kete popull deri ne renje dhe formuat nga
    nje particke te cilen e vilni prap si dogane.
    Tim vrapo pas VV por kujdes se mos rrezohesh si
    Sihat Dollapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje