Takimi me anëtarët e Kushtetueses, ambasadorja Kim: Gjyqtarët të veprojnë me pavarësi e integritet, mbështetje për zbatimin e Reformës në Drejtësi

21 Janar 2021, 18:07Kronika TEMA

Pas reagimit të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ka dhënë komentin e saj edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për takimin që zhvilluan bashkë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka falënderuar anëtarët që u përgjigjën në kohë pas thirrjeve të shumta të saj për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kim ka theksuar se është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, ndërsa rikujton se SHBA do të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Faleminderit gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese për përgjigjen e thirrjes së detyrës. Është thelbësore që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi për njerëzit e pavarësisht nga cili institucion i ka emëruar ata. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruan Kim.

6 komente në “Takimi me anëtarët e Kushtetueses, ambasadorja Kim: Gjyqtarët të veprojnë me pavarësi e integritet, mbështetje për zbatimin e Reformës në Drejtësi”

  1. Korabi says:

    Ambasadorja Kim e di se kushtetusja sot eshte e kapur nga dyshja Berisha-Meta,prandaj i takoj dhe ju kujtoj reformen ne drejtesi. Shpresojme se emerimi i tre gjyqtareve nga gjykata e larte do ja heqi shumicen qe ka sot dyshja kriminale Berisha-Meta.

    1. Diktat says:

      …dhe me njé falenderim tê veçanté shoqia amb. e shba ju drejtua shoqes Tire , kryetares sé gjykatès kushtetuse té shqipèrisè !.

  2. Ari Kapricos says:

    Zhaklina ti je?

  3. alphade says:

    E nderuara zonja KIM, ambasadore e vendit mik, SHBA mos u lodhni kot.
    I gjitne trungu i gjyqesorit eshte gatuar nga e njejta dore: Sali Vicidol Be-
    risha dhe me kete kontigjent te korruptuarish kurre ne Shqiperi nuk do
    te vendoset DREJTESIA ……! Keta gjyatare e prokirore qe “kaluan vettingun”
    dhe ata qe thyen qafen jane njesoj vecse keta qe i shpetuan vettingut,ne
    shqiptaret i themi e “drodhen” ! Ju vertete zonja Kim besoni se ai Krajani
    ne krye te SPAK-ut do beje DREJTESI ?! Gaboheni ! Ju e pate me syte e juaj
    se si ua drodhen me CESHTJEN LLALA ! Pa pike turpi e dinjiteti profesional
    CESHTJEN LLALLA e tranzferhan ne gjykaten e Tiranes sy per sy para teje !
    O zot, c’jane keta “bizantine” me bizantinizmin e tyre diabolik ! E lexuat
    Pellumb Kullen, zonja KIM ?! Eshte nje thirrje, eshte nje alarm,eshte nje
    kushtrim per JU ! Qe te behet drejtesi ne Shqiperi duhet te zbrese ne fu-
    shen e “betejes” NATO ! Nuk duam 25 ushtare te gardes qe rrethuan Ka-
    pitolin por vetem 100 ushtare te NATO- ne Tirane,Durres dhe Shkoder dge
    do te shihni se si trimat tane te deritanishem fillojne te nxjerrin gjak nga
    mbrapa ! Mafia shqiptare eshte shperndare si metastaze ne te gjiths poli-
    tiken shqiptare duke filluar nga binomi: Berisha- Meta, kryemafiozet me
    te sprovuar qe ka pare shoqeria shqiptar keto 30 vjet te anarko- bajrakta-
    rizmit shqiltar …..!

  4. alphade says:

    Shenim:aty ku thuhet 25 ushtare ,korigjohet ne 25 mije ushtare……!

  5. alphade says:

    Shenim:aty ku thuhet 25 ushtare ,korigjohet ne 25 mije ushtare……!
    Fjala funddit :shqiptar.,…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje