Nga Pajtim Bello
Kthehem pas në dhjet vite të shkuara. Si dëshmitar okular i ngjarjes makabre të pa shoqe, në çdo përvjetor të përmortshëm, jam përpjekur të spigoj çfarë ishte ajo që iu ndodhi protestuesve. Si mund që ndaj një mase të madhe njerëzish të pa rrezikshëm e të pa mbrojtur të hapej zjarr e të qëllohej me breshëri plumbash që nga dëndësia ishin mbase edhe me të dëndura se në një front lufte. Dhe ku? Përpara godinës së Qeverisë e cila duhej ti dëgjonte dhe t’iu siguronte jetën e tyre. Si mundet një qeveri të urdhërojë e të kryejë një masakër të tillë?! Çfarë lloj specie njerëzore ishin ata shtetarë brenda zyrës së kryeministrit apo në teracën Qeverisë?
Më vjen ndërmend pirati në zë, Baltassarre Cossa, i cili ia doli të shënjtërohej si Papa Gjoni XXIII i Kishës Katolike Apostolike Romane duke u shuguruar si prift, prej paraardhësit të tij që vdiq, vetëm 1(një) ditë para se Baltassarre të shënjtërohej si Papë në 25 Maj 1410. Vetëm një njeri si Baltassarre, me veset e karakterin e tij, me një shpirt katili mund të kryente një masakër të tillë. Pa dyshim jo i vetëm. Me gjakftohtësinë tipike prej pirati urdhëroi të qëllohej mbi turmën dhe më tej si mjeshtër i shpifjeve dhe mashtrimit organizoi fushatën desinformuese për t’iua faturuar krimin të tjerëve; duket se edhe kjo ka qenë pjesë e skenarit kobzi te 21 janarit. Me këtë rol që mori përsipër, Sali Berisha nuk mund të ishte me petkun e kryeministrit, por të një pirati në kutimin më të keq të këtij emir dhe të mashtruesit “prestigjator” shumë të rrezikshm.
Ai desh e hodhi lumin. Akuzoi lidershipin e opozitës për grsuht shteti në bashkpunim me segmante të tjera të shetetit, akuzoi demostruesit se vranë njeri tjetrin me armë të sofisitkuara dhe me siguri do të kalonte në fazën finale të skenari; të arrestonte liderët e opozitës dhe demmostrues të ndyshëm nën akuzën për grusht shteti dhe vrasje! Vetëm një mëndje, ku djalli për 24 ore flen në çdo skutë të sajë, mund të parashikonte të tillë skenar. Viktimat që u vranë nga zyrat e tij do ti rivriste dhe opozitës do ti jepte një goditje thuajse vdekje prurëse. Një njeri si Sali Berisha e bënte një krim të tillë më ndërgjegje të plotë dhe ftohtësi vrastare; këtë nuk e them un por e ka thënë dhe provuar vetë Ai me bëmat e tij. Nëse skenari dështoi në sekuencat e fundit të tij, kjo nuk ndodhi se Saliu e bë bë pishman. Kurrësesi, tjetër kush ia dogji letrat në duar, tamam në momentin e fundit ku po i buzqeshte fitorja.
Falë Artan Hoxhës, gazetarit të guximshëm e të talentuar që si rrallë kush sakrifikoi vëhtën për të nxjerrë në pah të vërtetën. Filmimet e Artan Hoxhë jo vetëm provuan kush e i bëri vrasjet por patën rëndësi historke për rrjedhën e zhvillimeve në Shqipëri; mbase ky akt i tij kërkon vlerësim të veçantë që për çudi nuk eshtë bërë!.. Në këto rrethana të pa parshikuara e të pa pritura me një shkathtësi të pashoqe dhe diallëzi tipike Sali Berisha me të tijët organizuan shdukjen e provave kompromentuese dhe pengimin e drejtësisë të bënte punën e vetë. Dihet si rrodhën ngjarjet më tej dhe ja ku jemi: ende drejtësia nuk ëshët dhënë!….
Padyshim janë bërë të tjera gjëra për të vlerësuar katër të rënët, duke i shpallur edhe dëshmorë në këtë përvjetor të 11-të. Por nëse nuk jepet drjetësi agjë nuk është bërë dhe kjo jo vetëm pë rata që humbën jetën por për të ardhmen e këtij vendi. E them këtë sepse herë pas here Sali Berisha i referohet ngjarjes me tonet e fitimtarit, madje ka thënë se do bënte edhe më shumë! Nuk ndjen pendim, përkundrazi janë të tjerët ata që duhet të pendohen, sipas tij mbase të vrarët!.. Me këtë ai do të thotë se është zoti në tokën shqiptare. Deri në 21 janar 2011 kishim dëgjuar se një pirat mund të bëhej Papë.
Pas 21 janrit 2011 dhe deri sot kemi mësuar se pirati bëhet jo vetëm kryeministër e president si Saliu, por ca më shumë-zot në tokën shqiptare. Vallë a do ta lemë të ndodhë një gjë e tillë? Qeverisë dhe strukturave të drejtësisë së re iu takon të thonë fjalën e tyre. Janë para një prove të madhe. Sali Berisha me të tijët duan të vijnë përsëri në pushtet dhe po ndodhi do të hedhin valle mbi kurrizin tonë. Do të bëjne krime siç kanë bërë edhe herë të tjera që nga ngjarja e 2 Prillit të thyer në Shkodër, ….nga katrahura e viteve 1996- 1997, ….ngjarja e pa krahasueshme e Gërdecit, ….21 janari dhe …. nuk dimë çfarë ngjarje do të jetë në radhën e krimeve të tyre!
Një denoncim i imi për atë ditë
Në paraditen e zezë të 21 janarit 2011 kam qenë i ftuar në emiosnin e posçëm për protestën që do të zhvillohej. Kur jepeshin pamje nga rrethet për demostruesit ëe niseshin për Tiranë nga policia thuhej se ka edhe njrëztë armatosur!.. Unë deklarova se nga sjellja e policisë duket që po përgaditet një skena ogurzi, qeveria do ti qëllojë protestuesit. Shkëmbyem replika me përfaqësuesin e PD (jo një përfaqësues do sido!.), por kur protesat filloi hap pas hapi gjendja degradoi siç unë paraljmërova. Kur garda qëlloi mbi protestuesit në studion u krijua një gjendje pezmi, emisioni u ndërpre.
Unë i thashë përfaqësuesit të PD se i vratë dhe ai mu përgjij se i vratë ju dhe jo ne!.. Si për çudi skenarët duket të ishin para përgaditur. Dolla nga emisioni dhe do të nisesha drejt qendrës, por ende pa hipur në makinë më bies zilja e celularit. E hapa dhe dhe në anën tjetër më fliste një antar i forcave shqiponja, kuptohet i njohuri im. Me zërin që i dridhej më tha të gjeja mundësinë ti shmangesha qendrës dhe për pak ditë të fshihesha sepse do të më arrestonin!.. Unë u nisa me makinë për në Sauk duke kaluar nga Farka dhe shkova në restorantin e një mikut tim. Aty në një parking fsheha makinën dhe i spjegova gjithçka mikut tim.
E vlerësuam situatën dhe vendosëm që unë të mos lëvizja me makinën time, mbase edhe të qendroja ndonjë dite atje. Në situatën e krijuar ishte e qartë se familja ime do të shqtësohej dhe vështirë të pranonte sqarimet e mija. I telefonova një mikut tim dhe vone në darkë Ai erdhi dhe më mori me makinën e tij. Makinën time e mora disa ditë më vonë. E pra ky ka qenë 21 janri i zi që un e përjetovë edhe vetë. Emrat e protoganistëve të tjerë nuk i kam citur për etikë por edhe për të mos iu krijuar ndonjë problem sepse strukturat okulte e paralele janë ende prezente dhe të fyqishme. Nëse do t’iu duhet jam i bindur se ata do të dëshmojnë gjithçka.
Doli prape ky? Ka njeri ne fis qe si punon ne shtet e tatime?
ka ca pasaktesi ne referencen historike. Cossa ka qene AntiPapa Gjon XXIII, jo Papa. Papa Gjoni XXIII ka qene shume shekuj me vone. Persa i perket pirateri te tij, kjo eshte shume e debatueshme. Ai ka qene pjesemarres ne luften mes Anzhuineve dhe Napolitaneve, dhe vellezerit e tij jane denuar nga Napolitanet me vdekje per pirateri. Pak a shume ne gjithe konfliktet detare, njera pale i denonte roberit e pales tjeter per pirateri, por ne fakt mund te quhen thjesht veprime luftarake (edhe ndaj anijeve civile) ne kohe lufte. Shume historiane nuk e quajne kete fenomen pirateri.
Me pas, ai vete ka marre diplome ne juridik ne univeristeitin e Bolonjes (universiteti me i vjeter ne Evrope!). Kujtoj qe ne 1300-1400 diploma universitare nuk ishte e arritshme per shumicen derrmuese te popullsise.
Dhe pas diplomes, u vu ne sherbim ne vazhdimesi te disa Papeve.
Prandaj, do isha me i kujdesshem ne gjykime, sidomos kur i vendosim ne kontekstin e kohes kur kane ndodhur ngjarjet. Ti shohesh gjerat e 1390 me syrin e 2021do shume “kurajo”.
Mania e shqiptarit te pa edukuar! kritiko c’do gje qe thote tjetri! Jetojme ne demokraci dhe te marresh persiper te kundershtosh dike duhet guxim i madh ose injorance teper e madhe! Ka fakte por ka edhe fakte alternative -thone budallenjte! A ja vlen te dime per Baltassarre Cossa?
Mos se ai spakut po ha kos e cfare po u bane qe e sulmoni e mos harroni se kraja ashte pjese e Tara-boshit te fala nga sheqerja shoqja e fallxhores
Ore son, siku punoke ne shik mor djale. Por ty pse te djeg shkrimi ku tregohet nje ngjarje ashtu si ka ngjare. te dhimbsen kriminelet?!
Shkrimi eshte realist, vrasja eshte shteterore, krim shteteror dhe pergjgjesit duhet te vihen para drejtesise qe nga Sali berisha etj,, Teli
Prsh. Shkrim i goditur, tregon te vertetat e te hidhura dhe pergjegjesit. Shenimet e shikasve gazidedsa nuk iaulin vleren. perkundrasi ia shtojne. Mali
Pajto nuk eshte koha per ti permendur!
zzEshte kohe zgjedhjesh! Ngjan pak si puna e Belulit! Doni me…per…! Dukesh si “hero” qesharak! Mer vjen keq, por ndoshta eshte mire te heshtesh ose per kaq sa ke kaluar dhe di shko ne prokurori!
Bello , po mir po fitoi Rilindia dhe mase rremben ndonje kocke , po nese do vijne te tjeret , si do ia besh !? . Ti nuk e ke hallin se u vrane ca protestus , sepse ai problem ka 10 vjet , qe dikush i perdorin — per perfitime politike e pushtetare– , jeten e te tjereve , dhe ti u ben fresk , atyre qe duhet te kishin zgjidhe problemin . Edhe tani nukse eshte von , per te zgjidhur problemi me nderhyrjen e prekurorise dhe gjithe organeve te drejtesise , tashme te reformuar . Politika e len vet zvarr problemin ; si ai mjeku , halen e peshkut , ne kemben e pacientit . Po ti , sidoqoft , mos ju ndaj politikes , sidoqoft ngjer me ne fund , c’oc do fitosh , ndonje cope kocke . Akoma do te vazhdoni te trazoni , s’do lodheni ndonjehere ..
Shkrim brilant dhe I sakt nga nje intelektual I rradh,per te cilet ka nevoj shume vendi I yne ne keto kohe te veshtira.Por kujt tja u thushe. Njerzit e aft nuk I don njeri sot.Vendose Minister ne cdo sektor te ekonomis do te jete ndere.
konjak, perse perflet autorin, po ke gje per ngjarjen shkruaje dhe thuaj ate qe di apo si e kupton Ti. Perfolja eshte dobesi, ves i keq. Bravo kujtdo qe shkruan mbi ate masaker dhe tregon te verteten, si edhe autori ne rastin konkret. Shume mirnjohes media TEMA qe na krijon hapsire per shkrime dhe komente. MALI
O konjak kthehu ne qaj se ashtu pihet ne vicidol mos ri tan diten tap apo ke ra ne bathore
Nuk eshte pune belulash. Autorri ka qene ne news24 me .Z.Minga, aso kohe ky tv ishte ende ne pronesi te Z.Bolino. Ne emision mbaj mend ka qene edhe z.Tritan Shehu. Por gjithsesi thelbi i shkrimit eshte masakra qe shkaktuan Saliu, Luli dhe Prendi. Zoti mos na kthefte ne ato dite, Ti denojme se bashku dhe te mos merremi me gjera jo thelbesore. Jezerca
Matuf krejt. Ia fut perrallave. Baldasar Kosa nuk ka qene kurre pirat. Po i shkolluar ne universiterin e Bolonjes. Jo injorant si ti
https://www.treccani.it/enciclopedia/antipapa-giovanni-xxiii_%28Dizionario-Biografico%29/
Per aq sa e ndjek shtypin , Ky njeri di te shkruaj arsyshem , sepse ka kulture dhe pjekuri intektuale . Eshte pene , qe meriton respekt. E njef gjendjen realisht .
Zgalem
prokuroria me gjithe keta deshmimtare mund te beje trikon e rradhes ose te hapi dere burgu te perjetshem per kafshet me fytyre njeriu
Artan Hoxha i ka bere nje sherbim te pacmueshem kombit dhe vendit sepse filmimi i tij nxori zbuluar intrigen e madhe te antishqiptarit Sali Berisha i cili po tja kishte dale te shkaterronte ate pak opozite dhe te godiste ata qe i konsideronte kundershtar do te kishte instaluar ne vend nje sistem kriminal mafioz totalisht ne sherbim te interesave serbe per disa dhjetevjecar duke e shkaterruar dhe eliminuar shtetin tone.
Po, ai veq kishte deklaruar se edhe 30 vite do Ishte kryeminister. Po gabimi I madh I PS qe lejoi Kompromis ne Reformen ne drejtesi, dhe u ricikluan disa qelbanuk si kraja I ASPAKut, Reforma ne drejtesi, pranoi CA leshime qe po e pengojn funksionimin. Mjer ata qe harrojn historin, do tu perseritet. Mjer Ata qe nenvleftesojn te keqen. Respekte per te gjith Ata qe shohim te vertreten.
Po, po. Lexo Romanin Pirati behet Pape, qe kur u botua tronditi kishen dhe boten katolike. Aty mesohet historia per te cilen referohet autori. Nje pirat si Baltassarre Cossa si ia doli te behej prft vetem dhe vetem pas nje dite u be Pape; besoj se mund te merrte diploma apo te tjera titujdhe ofiqe. Hisoria e ketij pirati-pape eshte histori e vertete dhe jo sajese. Edhe kariera e disa politikaneve tane qe brenda nje nate ndrruan fe e bindje politike eshte e tille dhe bemat e tyrei paguajne shqiptaret. Lexo, “po po” dhe pasta sulmo, jo si keta piratet tane dhe balltassare qe e admiroke!.. Poshte kriminelet e cdo kohe. Rrofte demokracia e vertete, do zoti na vjen e plote. Teli
Ngjaria ka 10 vjet . Eshte premtuar c’do 21 janar ,se do te zgjidhet krimi , dhe pas 10 vjetesh po e njejta gje ; premtime , pergjerime , mallekime per Berishen e per ndonje tjeter dhe kaq . Mbasi kane mbaruar ritualin , — ja bene sherbimin vet–vetes — , qetesuan sa munden , njerezit e viktimave , dhe shkuan te qetesuar e rehatuar , ne shtepite dhe zyrat e ” tyre’ . Ka nje drejtesi sot , te reformuar , te gatshme per veprim –fale SHBA-se dhe BE -se — . Per c’aresye ; ata qe i perdoren , keta 4 fatkeq , nuk bejne ate qe u premtojne familjareve dhe gjithe popullit , c’do 21 Janar , por ngelin ne kuadrin e premtimeve dhe mallekimeve e mashtrimeve !?. Ketu nuk eshte fajtor vetem Rilindia qe ka pushtetin ; por edhe gjithe ata qe mirren me shou mediatik e politik , ne sherbim te vet–vetes , per ca para e ndonje vend pune . Si jua ha mendia juve –nese keni — , Mali e Dini , por edhe Bellua , per 10 vjet , a nuk do ishin vene para ligjit gjithe shkaktaret e asaj masakre ?!.. A nuk eshte gati drejtesia e reformuar , per te bere detyren e saj , me se miri ?. Pse miaftohet qeveria Rama vetem me premtime dhe nukse e denancon ne organet e drejtesise ; po gazetaret , pse miren me propaganta partiake , dhe shou mediatik , dhe nuk e denancojne ngjarien ne prekurori , aq mq shume , kur pretendojne se jane deshmitar te fakteve !!??.. A doni me per Bellon !?. Mblidhni mendien , mor te hutuar Mali e Dini , se faktikisht s’dini asgje per te qene .
Per SPAKUN nuk ka fakte e prova per te rihapur ceshtjen,mos ja futni kot! Prove quhet vetem kur e pranon krimineli me 7 koka vicidolas dhe jo kur deshmojne persona qe kane qene prezent apo te tjere qe kane dijeni te plote per ngjarjet,pa le me te deshmoje (larg qofte Ina Rama,Bamir Topi etj etj),pse prova jane ato?! Prove quhet ndryshe kur psh.vete Kraja ke kishte qene prane portes se krieministrise dhe ta kishte fshikur ndonje plumb,ose te kishte rene dakort me Berishovicin qe te beje sikur ta hape dosjen e 21 janarit,sa per te thene qe u hap…Mos u merrni me SPAKUN,se ato jane qiqera ne hell!Mos o zot te hapet proces per Berishen e Lylin,pa le me per me nder presidentin,ESPINOZEN,EMRI I TE CILIT DOLI SE FUNDI DHE NE PERGJIMET E NDRAGETES ne Itali!Kjo po do te ishte dhe cudia e shekullit.Te hetohet mafiozi Like?Dhe nga kush nga kokepalaret?!!!Kraja ka dosjen e Izetit dhe po ben cmos,se bashku me Berishen e me lazerin e Sallakajve qe ta bllokoje pafundesisht! Bravo zoti Kraja! Tall bythen dhe me amerikanet e me BE-ne,sepse ua shet sapunin per djathe dhe ata mbeshteten tek ju!Por derikur?