Bilushi i Metës fton “Vetëvendosjen” në listën e saj, si dy parti simotra

22 Janar 2021, 19:59Antena TEMA

Pas lajmit se “Vetëvendosja” do kandidojë në këto zgjedhje me dy kandidatë, që nuk kanë akoma parti, Bilushi i Metës u ofroi atyre dy vende në listën e LSI, duke argumentuar pse janë e njëjta parti:

“Të dashur miq!

Siç u bë e ditur, dy kandidatë nga “Lëvizja Vetëvendosja” duan të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Meqë “Vetëvendosja” nuk është rregjistruar si parti politike dhe asaj i duhet të ketë një subjekt që ta fusë në listë, LSI ofron listën e saj me këto argumente.

1-LSI, njësoj si “Vetëvendosja”, është e vendosur për ç’kapjen e shtetit dhe krijimin e institucioneve të pavarura, nën shembullin e institucionit të presidentit, i cili ka ruajtur pavarësinë dhe paanësinë politike.

2-LSI, njësoj si “Vetëvendosja”, është një parti që ka objektiv kryesor luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Askush si LSI nuk e njeh më mirë se çfarë është korrupsioni dhe si zhvillohet ai në Shqipëri.

Ndaj asnjë subjekt nuk do ketë sukses në këtë luftë, nëse nuk bëhet bashkë me LSI.

Për këtë arsye i rekomandojmë dy kandidatëve të “Vetëvendosjes” të hyjnë në LSI, që është një akademi antikorrupsioni, që ka dhe laboratorët e vet të korrupsionit, ku ti mund të shikosh me sytë e ty, edhe si vidhet, edhe si luftohet vjedhja.

3-LSI, njësoj si “Vetëvendosja”, është parti që lufton nepotizmin dhe lidhjet klanore.

Fjala vjen, kryetare e LSI është gruaja e presidentit, por ajo nuk e lejon atë të ndërhyjë në listën e LSI.

Edhe “Vetëvendosja” e ka të mbushur listën me “vajzën e filanit”, “djalin e filanit”, “gruan e filanit” etj.

Pra ne nuk lejojmë të ketë nepotizëm, por individualitet dhe personalitet, duke u treguar vendin lidhjeve fisnore.

4-Mbi të gjitha, LSI dhe “Vetëvendosja” janë parti që luftojnë për bashkimin kombëtar.

Ilir Meta është sot i vetmi lider politik në Shqipëri që ka ëndërr bashkimin kombëtar dhe krijimin e një shteti të përbashkët shqiptar.

Edhe Albin Kurti e ka pas këtë ëndërr, ndaj mendojmë se ata janë bërë për njëri- tjetrin.

Për gjithë këto arsye i ftojmë dy kandidatët e “Vetëvendosjes” të garojnë nën siglën e LSI, e cila është parti simotër e tyre në Shqipëri”.

2 komente në “Bilushi i Metës fton “Vetëvendosjen” në listën e saj, si dy parti simotra”

  1. abii says:

    Shum bukur e ke thënë…

  2. Jezerca says:

    Ali hoxhe-Hoxhe Ali. Vetvendosje-LSI. Zot shpetona nga hidra me dy koke. Jezerca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje