Nga Ilir Yzeiri
Në mbledhjen vjetore te datës 29 janar të këtij viti, Asambleja e ASH-së në një nga pikat e rendit të ditës kishte edhe zgjedhjen e kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Me vota të njëzëshme (39) dhe një abstenim, në këtë post u zgjodh akademik Pëllumb Xhufi.
Pëllumb Xhufi është një nga historianët dhe intelektualët e dalluar të kohës sonë me një veprimtari shkencore të madhe, me botime të shumta brenda e jashtë vendit. Mirëpo, deri para disa muajsh, ai nuk ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për shkak edhe të klimës së krijuar dhe rregullave te paplota në zgjedhje të krijuara nga “reforma” e mëparshme e nxitur politikisht, reformë kjo që për pak e shkatërroi dhe e deligjitimoi këtë institucion, ashtu siç ndodhi edhe me shumë institute që funksiononin pranë ASH-së, pasoja të cilat qenë paralajmëruar nga vetë antëtarë të Kryesisë e të Asamblesë së ASH-së të asaj kohe.
Në vitin 2019, Asambleja e Akademisë së Shkencave, e cila për disa vjet kishte mbetur pa Kryetar e Kryesi, ndërmorri reformimin e saj e, në këtë kuadër, u vu në lëvizje dhe shpalli kandidaturat nga brenda saj për zgjedhjen e kryesise se re. Ndër akademikët që shpallën kandidaturat për anëtarë të kryesisë, për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm, kandidoi akademik Skënder Gjinushi.
Jo vetëm për mua, por edhe për shumë të tjerë si unë që janë pranë botës së letrave e të shkencës, kandidatura e zotit Gjinushi u çmua si më e gjetura. Dhe koha tregoi se të gjithë ata që mbështetën kandidimin e tij dhe zgjedhjen në krye
të Akademisë së Shkencave, kishin pasur të drejtë. Në pak më shumë se një vit Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka ndryshuar rrënjësisht.
Si njohës i thellë i ligjit dhe si shtetar me përvojë, që në fillim, z. Gjinushi punoi ne drejtim të grupit për ndërtimin e ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 53/2019, tashme si drejtues i ASH-së punoi për plotësimin e kuadrit nënligjor që rregullon funksionimin e Akademisë. U hartua dhe u miratua statusi i ri. U hartuan dhe u miratuan rregulloret për politikën botuese, për dhënien e çmimeve shkencore (për herë të parë është themeluar çmimi « Buda » për kërkuesit e rinj dhe çmimi « Meyer-Pedersen- Jokli » për albanologët e huaj), për ceremonialin si dhe per administratën. Të gjitha këto mundësuan realizimin e reformës mbi rregulla të përcaktuara qartë.
Një nga drejtimet kryesore te reformës ishte rifreskimi i Akademisë nëpërmjet pranimeve të reja. Për herë të parë Asambleja e Akademisë u zgjerua me 8 anëtarë të rinj që morën titullin « Akademik » dhe « Akademik i asociuar », nëpërmjet një procedure me pjesëmarrjen e strukturave dhe specialistëve nga shkollat e larta, ndërsa studiuesit e njohur Ardian Vehbiu dhe Ardian Ndreca u zgjodhën « Anëtarë të Jashtëm » të Akademisë së Shkencave, status që përcaktohet për herë të parë në ligj, se bashku me shkencetaret e njohura shqiptare Fioralba Cakoni e Mira Mezini, e maestro Eno Koço. Ndër antaret e rinj, e ne saj të statutit të ri, u zgjodhen pesë femra. Kështu, radhët e Akademisë u shtuan me studiues të shquar si Genc Sulçebe, Mimoza Hafizi, Kristina Jorgaqi, Artan Boriçi, Ilia Mikerezi, Ardian Civici, Rajmonda Bualjoti, Ilirian Malollari dhe Pëllumb Xhufi, që punojnë brenda vendit. Pozitive ishin dhe avancimet ne titull të akad të asoc. Arjan Durrësi, Nestor Tereska, Shaban Sinani e Ilirjan Malollari.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i reformës, që u krye në Akademi brenda një viti, ishte parashikimi me ligj i krijimit te komisioneve pranë seksioneve. Kështu u ngritën 9 komisioneve të përhershme shkencore. E reja në këtë lëmë ishte se ligji
i ri mundëson që në këto komisione, sipas fushave të veprimtarisë, mund të zgjidhen edhe anëtarë të jashtëm joakademikë, e pikërisht sot në to ka 48 akademikë e reth 83 profesorë e doktor shkencash nga shkollat e larta, çka përbën një hapje reale të ASH-së ndaj komunitetit arsimor e shkencor. Le të sjellim në vëmendje me këtë rast, ndihmesën që dha dhe jep ende Komisioni i Mjekësisë i ASH-së sidomos në muajt mars, prill e maj të vitit të kaluar kur pandemia po përhapej me shpejtësi. Intervistat në media, puna e tij në përbërje të grupit për pandeminë pranë ASH-së, idetë e tij për ndërmarrjen e studimeve konkrete, por sidomos puna e anëtarëve të këtij komisioni në ballë të pandemisë në spital e bënë këtë komision që të ishte në qendër të vëmendjes së opinioit publik, ashtu sikundër buletinet për përhapjen e pandemisë dhe projeksionet që kryheshin nga anëtarë të komisioneve te mat-informatikes që ndodheshin brenda e jashtë vendit në institucione të shquara shkencore, paraqitën një gjendje reale të kësaj pandemie dhe e vunë dijen në shërbim të jetës.
Përveç Komisioneve, reforma « Gjinushi » nxiti dhe realizoi edhe ngritjen e njësive kërkimore-shkencore, një tjetër parashikim e mundësi ligjore e reformës. Deri tani janë ngritur 5 të tilla : NanoAlb që drejtohet nga shkencëtari i njohur prof. Arben Merkoçi, Njësia për risqet sizmologjike që drejtohet nga profesori i mirënjohur prof. Shyqyri Aliaj. Njësia e biogjenetikës me akademikët E. Kongjika, G.Sulçebe e I. Mikerezi. Njësia e Inteligjencies Artificiale, me akad. Neki Frashëri e Arjan Durrësi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Indianopolisit në SHBA, si dhe Njësia e Energjisë së rinovueshme me akad. I.Malollari që jane në proces. Po ashtu, jane ne proces themelimi dy institute shkencore virtuale, Insituti i fizikës dhe ai i matematikës, të ideuara nga akad. Mejdani, Hafizi e Boriçi, përkatësisht akad. Petro e Cakoni
Strukturat e ngritura kanë treguar tashmë efektivitetin e tyre. Komisioni i Mjekësisë në bashkëpunim me njësinë e biogjenetikës dhe ai i inxhinierisë ne bashkëpunim me njësinë e sizmologjisë kanë kryer dy studime të rëndësishme gjatë këtij viti. I pari, ai i testimit të imunitetit të fituar përmes testeve sereologjike ka patur e ka për qëllim identifikimin e nivelit imunitar të fituar në popullatën e
vendit. Të dhënat e fazës së parë u paraqitën dhe studimi po vijon në fazën e dytë. Ndërsa njesia e gjeofizikës e komisionit të inxhinjerise kanë punuar për futjen e Eurokodit 8 në ndërtim dhe luajtën një rol të ndjeshëm informues në kohën e tërmetit të vjetshëm përmes konferencave kombëtare dhe euroballkanike që organizuan.
Reforma e re, hapësirat që ajo krijon nëpërmjet ngritjes së strukturave të mësipërme, i dhanë Akademisë mundësinë për t’u vendosur në pozicionin e duhur për kryerjen e misionit strategjik të saj : ngritjen cilesore të zhvillimit të shkencave albanologjike. Per realizimin e këtij misioni, pranë ASH-së do të ngrihet qendra e botimeve albanologjike e enciklopedike.
Zhvillimet e një viti krijuan kushtet që ASH-ja të ndërmarrë disa priorite e angazhime konkrete madhore per vitin 2021, qe as mund të mendoheshin para fillimit te reformes.
Duke pasur si prioritet sui generis konsolidimin e shkencave alabnologjike, ASH-ja së bashku edhe me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë ndërmarrë detyrën për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, Fjalorit të madh të Shqipes dhe Historinë e Shqiptarëve.
Kthimi gradual i njësive të reja kërkimore të ngritura pranë ASH-së në qendra të kërkimit elitar,si dhe riorganizimi i instituteve dhe agjencive që punojnë në fushat e gjeoshkencës, klimës, ujit, fizikës bërthamore, energjisë me synim kalimin e disa prej tyre pranë Akademisë së Shkencave, janë dy prej angazhimeve kryesore në zbatim të reformës.
Ndërkohë gjatë vitit 2021 parashikohen një sërë aktivitetesh shkencore të rëndësisheme që kulmojnë me Kuvendin Ndërkombetar të Albanologjisë dhe Kongresi Botëror i Nanoteknologjisë.
Ndaj edhe zgjedhja e zotit Xhufi në krye të një prej Seksioneve më të rëndëshme të Akademisë është jo vetëm një zgjedhje e qëlluar, por tregon se Akademia e Shkencave është hapur dhe ka krijuar një frymëmarrje të gjerë për të gjithë shkencëtarët e njohur dhe me emër. Ndërveprimi i ASH-së me insitucionet e larta arsimore e shkencore në vend, marrëveshjet dhe bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lidhjet me Akademitë rajonale e ato botërore, i kanë dhënë këtij insitucioni një pamje të re. Në vetëm një vit veprimtaria dhe punët e Akademisë së Shkencave janë bërë pasuri e ligjërimit publik në vend.
Me ne fund po i gjendet Vendit te punes Njeriu i duhur
Profesionisti dhe Atdhetari ,
qe lufton e mbron interesat Kombetare ,si kudo bejne intelektualet ne Europe .
Urime e suksese
Tufe hajdutesh me xhufka. Akademia e Shkencave ose shume zhurme per asgje. I vetmi sukses ishte zbulimi i vaksines kunder Covid 21 permes imunitetit te tufes. Yzo, kujdes mos ngaterro katet, se me numrat e ke problem ti.
O Sokol! Mos i fut hundet atje ku s’duhet dhe nuk ta nxen. Merru me ata te paçeve, eshte pune e rende qe s’e bejne dot as ata doktoret e profesoret e jo me ti. Liri nuk do te thote te peshperisis, per te mos thene ndonje gje tjeter. Fundja duku nje here andej nga ai qe nuk e dekretoi akademine se mbase te jep ndonje aifon falas ose te çon ne bordellon e Jalës. Suksese akademise dhe te pastroje plehrat qe ka brenda!
Domethene o zonja Reale kjo Akademia qenka me plehra brenda??? A ke pare kund ndonje akademi me plehra brenda? Me habite, une dija se ka ca parazite vetem. Plehra eshte e rende bre Reale. Po ky Liri ku punon o zonja Reale? Apo edhe ky pleher ne Akademi? Me numuro sukseset e akademise dhe me bind. Sa per pranimet e reja, faturen per ta e paguan taksapaguesi shqiptar. Po leri denglat e Yzos, me numuro veprat dhe flasim.
O zot i madh çfare demesh ka shkaktuar sali berisha. Te gjitha strukturat dhe isititucionet publike shteterore u shkaterruan. Shpresojme se diçka e mire po leviz.
Bravo Edi Rama qe po mbeshtet keto zhvillime dhe venien ne krye te ASH te z. Skender Gjinushi. Nje zgjedhje e mrekullueshme dhe me vend edhe per Pellumb Xhufin, nje historian dhe patriot ne gjen. Akademia e Shkencave u shkaterruar nga Berisha me mekembesin e tij Myqerem Tafaj sipas udhezimeve te UDB-se. U godit truri i vendit. U vu ne krye te ASH nje mundes dhe e mori lumin ASH. Edi Rama vazhdo me patriotizmin tend te rilindjes se vendit dhe shkences. Nje keshille ASH, te punoj me Wikipedian qe eshte mbushur me dizinformata te Greqise mbi minoritaret, Epirin e Veriut dhe Himaren. Duhet te spastrohen genjeshtrat greke nga Wikipedia. Librat mbi Historine e Shqiperise duhet te shkruhen jo vetem ne shqip por edhe ne anglisht. Duhen rekrutuar te rinj me pasion dhe patriote qe te mesojne gjuhet latine dhe ate te vjeter greke pervec gjuhes italiane, angleze, gjermane, franceze dhe turke. Ose te krijohen grupe pune ku cdo anetar te jete njohes i mire i te pakten dy prej ketyre gjuheve. Duhet shfrytezuar me kembengulje te gjitha arkivat kryesore boterore duke filluar nga ajo e Venetikut e deri tek ato franceze, gjermane, amerikane, otomane e te tjera. Pune te mbare ne mekembjen e trurit te kombi. Edhe nje keshille tjeter: ka shume shkencetare shqiptare ne bote. Gjejini, afrojini, keshillohuni, perdorini, angazhojini. Hapni nje faqe interneti ne ASH dhe regjistroni te gjithe shkencetaret shqiptare ne bote. Keni Albshkencen por ka edhe shume shkencetare shqiptare qe jane jashte Albshkences dhe qe jane te shquar ne fushatv e tyre ne bote dhe qe kane deshiren te kontribuojne per keto zhvillime por qe nuk njihen nga ASH. Keto jane potenciale te medha te pa shfrytezuara. Keni eksperte te shkelqyer ne te gjitha fushat.
Jam shume dakord me ju qe te studiohen gjuha latine dhe gregjishtja antike sic behet ketu ne Itali. Keto gjuhe studiohen per 5 vjet ne liceun klasik nga ata qe zgjedhin te studiojne ne kete shkolle te mesme superiore, bashke me gjuhen angleze.
O Yzo po Akademik Petro ka ndruar jete bre gazetaruc. Ki pak respekt per te vdekurit.
Ja sa ta mare Basha dhe e shikoni Akademine e Shkencave pastaj.
Shqiperia nuk eshte me rrumpalle qe te mund te fitoje regresi or “Nuk Kupton”!Qe te fitoje Basha duhet qe Shqiperia te kthehet perseri ne vitet 90 ku brenda atij llumi shoqeror genjashtrat e Bashes mund te kishin efekt!Tani edhe fshtari e maloku me i humbur e di qe ne krye te vendit nuk duhet nje njeri qe nuk di sa bejne 7×7 e jo me ti lihen fatet e vendit nje njeriu qe kur nuk i ka thene kerkush “pune e mbare”pasi s’ka punuar nje dite,por eshte katapultuar ne politike na segme,te te erreta!
Basha do marin verin e semes.
Si shqiptar ndjehem krenar,qe me se fundmi Akademia e shkencave u formatua mbi baza ,shkencore,ligjore dhe me shkencëtare te rinje,te cilat gazetari i talentuar Ilir Yzeiri i evidenton mjafte mire , eshte merite e kryetarit te Akademise se Shkenave te Republikes se Shqiperise,Z. Skender Gjinushi tek i cili kam besim se ASH do ta orientoje drejte arritjeve me te larta te mendimit shkencor .
NJE GJETJE E SPIKATUR. JO VETEM PR. XHUFI POR DHE TE TJERET JANE FIGURA QE MERITOJNE RESPEKT.
DHE TE TJERE MUND TE VIHEN SI AUREL PLASARI ETJ. PUNE TE MBARE DHE ARRITJE TE METEJSHME.
Luan ,
edhe une jame per Plasarin , duhet te jete patjeter
por Skandali eshte se kan futur antishqiptarin pushtin Ardian Vehbiu lol !
Kulmi i pafytyresise se Akademise .
Futen tipa te ndyre ordiner si Vehbiu dhe jo Plasari erj qe jane Akademike te mirefillte .
Prandaj nuk hecim perpara ne se si gjithmone diku do gabojme duke i vene stives nji Dru te shtrember
Sikur Xhufit ti kishte nje doze nacionalizmi qe e ka te pakufizuar, do ja vlente ne ate post. Por per nje akademik ka nje tregues : sa eshte h- factor, sa citime ka ky akademik. Sikur Iliri te kishte kerkuar ne Scopus dhe tja jepte publikut te dhenat per Xhufin do bente nje sherbim te mire ne vend te ditirambeve. Madje eshte e diskutueshme dhe qenia e Skender Gjinushit si kryetar akademie. Si mund te jete kryetar akademie dikush qe braktisi karieren shkencore ketu e 30 vjet duke ju perkushtuar politikes? Pervoja e Gjinushit do te vlente qe ai te ishte ne rolin e kshilletarit prane kryeministrise apo presidentit sic dhe e prezantoi Iliri ne kete artikull mbi nje sere inisiativash administrative.
Nje turk krietar “akademik” m’Albanistan……allah uakbar.
Te shkerdhefshin motren/at nenen e vajzen/vajzat gjithe turqit o plehr specie ne zhdukje.
Ka fjale kritike gjithandej qe ASH nuk e justifikon veten ne punen e saj. Ka shume vite qe nuk eshte degjuarper ndonje aktivitet shkencor te saj.
Pellumb Xhufi deri diku mund te jete njeriu i duhur, por ne Akademi nuk ka te bej shume pasioni, aftesia personale se sa qellimi i ASH si institucjon.
Nun e kuptoj pse duhet falenderuar kryeministri ne kete mesele.
Pellumbi dijrt qe eshte vlerë, po ti o autor je kokrra e mediokrit, asnjëherë nuk e kam marrë vesh c vepra ke ti more djall me këtë kokën si lakër, që ngjitesh si morri pas kokës së ktyre që kanë vlera
Bravo Ilir Yzeiri,te lumt.Skender Gjinushi eshte nje jeri shume i zoti dhe inteligjet.I aft plotesisht per te drejtuar Akademine e shkencave.Gjithashtu edhe Pellumb Xhufi e meriton zgjedhjen ne kete post.Urime.
Urime zoti plumb Xhufi, coini ne vende shkaterimet e satrapie Berisha dhe ecni erpara per kombin Shqiptar.
Urine Pellumb Xhufit, historian I konsoliduar atdhetar I perkushtuar.
Me ben pershtypje mungesa (menjanimi, qofsha I gabuar), I Elena Kocaqit, shkencetare brilante.
NJERI ME KOMUNIST SE TJETRI,TE DY PJESE E ISH SIGURIMIT TE SHTETIT.SHQIPERIA KA MARE FUND NGA KETA TE PA FYTYRE.PRANDAJ PO BOSHATISET CDO DITE SIKUR TE JETE LUFTE.BOLL ME KOMENTE SERVILE.
Kam shume besim te Profesor Gjinushi ne organizimin e Akademise. Punes i eshte gjendur njeriu i duhur.
Shpresoj qe ne krye te 10 vjeteve, drejtimin e Akademise ta marre profesoresha Cakoni.
Ai shtet artificial qe u quajt “Greqi” nuk ka nje Orhan Pamuk, mor i gjore,,, edhe pse nuk me pellcet per turqit
Dhe drite e diturise perpara do t’na shpjere.
Dy reformat aktuale me themelore dhe me te domosdoshme ne Shqiperine e sotme
Reforma ne akademine e shkencave dhe reforma
ne drejtesi
…qelbesira e vicidolit , njeriu me i ndyre qe kombi shqiptar ka nxjer e la shqiperine ne kaos qe duhen shekuj ta ndertosh. O Sali o qen i zgjebosus.
Akademia e shkencave mund te pasurohet me shume me rifunksionimin e nje sere institutesh kerkimore-shkencore ne fusha te ndryshme te jetes ekonomiko-shoqerore te Shqiperise, me specialiste titullare ne shkencat perkatese te aplikuara me tituj te merituar (dhe dokumentuar) nga universitete dhe akademi me emer neper bote. Dhe tjetra, si reflektim i te pares, te hetoje (mundesia eshte duke ju kerkuar te provojne me dokumenta titullin shkencor qe mbajne) akademiket, profesoret, doktoret e turli lloj titujsh te tjere qe mbajne e kapardisen neper auditore e salla konferencash vetem per perfitime ekonomike, por zhgenjejne dhe krijojne imazh te rreme be boten shkencore. Belen objekt barcoletash. P.sh. “Shkencetaret” e kuvendit shqiptar qe as gjuhen shqipe nuk e artikulojne sakte, e le me te shoreline nje ide te re pa leter. Ose te kene zotesine e argumentit shkencor. E njoh profesor Gjinushin dhe e admiroj, por ketu duhet te ngulmoje. Te ndahet shapi nga sheqeri. Respekte.
Kur do vije koha qe “historiani” Xhufi e company te shkeputet nga vrasesit,perdhunuesit,pushtuesit Osmane?
Si mund te ankohen Geniceret Arnaute te turqizuar qe Greqia ja ndron Emrat e tyre Arabe?
Tur-qija na ndroi Emrat,Mbiemrat,Besen,Kulturen,Festat per te Nderuar Kombin kurse keta pa moral dhe Dygnitet po tregojne nje Dashuri te Madhe per Turqine?
Populli tone ka historine,identitetin,kulturen e tij shekullore Epirote dhe Ilyre,te pandare me Greqine,qe Perendimi i ka mbushur Museumet e tyre me Veprat e popullit tone Greko Ilyre.
Cfare do tjeter Xhufi te kuptoje qe jeton ne nje vend me histori dhe kulture Greke per tu pasur Zili?
Si mund te mohojne keta spiune dhe tradhetare (spy and traitor) per lidhjen e popullit Shqiptare me Ilyret dhe Epirotet?
Ne qofte se po.
Kush I pengon te shprehin Indinjaten per Agia Sofian e ndertuar nga Ilyret dhe Epirotet me Perandorin e tyre Ilyre Megas Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami?
Ose keta jane hipokrite,ose turq te kamufluar,ose te blere.
Ndryshe nuk spjegohet (spjegare) Ignoranca,Idiotesia dhe dyshimi mbi Historianet Greke dhe Greko-Romake?
Si mund te katandiset kaq poshte ky popull i Lashte me Histori,Arxeollogji,Heroizem ti diktojne fashistet e Romes nje Misionare siTereza qe jo vetem nuk ka lidhje me kete Komb dhe Figurat Historike te Epirit dhe Ilyrise,por nuk ka bere as edhe nje gje per kete Komb te lashte,perndryshe nje mision diku large ne interes te armiqve te Epiroteve te Pirros dhe Atdheut tone te pushtuar Magna Grecia.
E bete Terezen si Enver Hoxha o te mjere.
Nuk late Aerodrome,Sheshe,Spitale,Buste etj ne emrin e saj vetem sepse i dhane nje cmim “Nobel” per “Paqen”!
Kam mendimin se kjo Hipokrizi,Servillek,Tradheti,Mashtrim i ketij populli ne Emer te nje Pashalleku te krijuar nga Tur-qija me Evllogjine e Perendimit duhet te kete date skadimi,ndryshe nuk do kini mundesi te dilni nga ajo Shpelle e Platonit.
RESPEKTE pafund për ATDHETARËT dhe HISTORIANËT SHEMBULLORË si SKËNDER GJINUSHI i NDERUAR dhe i RESPEKTUAR ashtu edhe për PROFESORIN e NDERUAR PËLLUMB XHUFI !!! Të DY janë Njerëz të MREKULLUESHËM
Dhe ne anadoll,nga erdoganistet,nuk do ti kishin bere kaq temena,ketij mender osmanlliu te verber dhe laraman te llojit xhuf!
Paske qene´´ heroi i heshtur´´,mor Yzeiri yne,dhe qe na qenke bere synet,lart dhe poshte,qysh ne bark te nenes,mor yzeiri yne.
Flm Tema që publikon lajme kaq të rëndësishme për SHQIPËRINË!
Gjinushi e tregoi veten edhe një herë si reformator, përjashtuar punës së madhe si ish Mi. Arsimi. I lutem të bëj çmos për domosdoshmërinë transformimit të njeriut shqiptar në njeri me edukate qytetarë Europiane.
Akoma DALLOHET shqiptari që në takimin e parë .:
Hedh mbeturinat, ulurin kur flet, ndërpret biseduesin, reagon me xhelozi ndaj fituesit, i zë rrugën kalimtarit, etj etj.
Janë tipare që Europiani të na vërë me QEJF nofkën PRIMITIV. Në ndërkohë, nuk shoh apo dëgjoj asnjë Min. Arsimi ti bëjnë përshtypje këto mangësi SERIOZE.