Kadare e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj

28 Janar 2021, 21:23Kulturë TEMA

Nga Skënder Gjinushi*

Të nderuar akademikë, profesorë, kolegë, miq të pranishëm këtu apo nëpërmjet rrjeteve sociale.

Është në traditën tonë festimi i ditëve të shënuara, siç janë dhe festimi e nderimi i ditëlindjeve të anëtarëve tanë, por kjo ditë, dita e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit shqiptar më të madh të të gjitha kohërave e anëtarit më të vlerësuar të ASH, mikut tonë Ismail Kadare, është një ditë e veçantë.

Në këto raste është vështirë që në pak rreshta të përshkruash vlerat e kontributet e një jete 85-vjeçare, aq më tepër të një shkrimtari a shkencëtari, por në rastin e Kadaresë kjo duket njëkohësisht më e lehtë e më e vështirë, e lehtë sepse veprën e tij e njeh gjithkush nga por e vështirë sepse çdo vlerësim i veprës së tij veçse do ta zbehte emocionin e përshtypjen që ka krijuar ajo tek gjithkush prej jush nga njohja e drejtpërdrejtë e veprës së Kadaresë.

Megjithatë në këtë përvjetor krahas urimit në emër të ASH e gjithë të pranishmëve, për një jetë të gjatë, të qetë e të lumtur, do të shprehnim mirënjohjen për kontributet kryesore të Kadaresë

Kadareja e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj. Çdo letërsi ka uljet e ngritjet e veta, ka përfaqësuesit e saj të periudhave e kohërave të ndryshme, ata që përbëjnë panteonin, e pa dyshim Kadareja është më i shquari në panteonin e letrave shqipe pasi ai e ngriti atënë lartësi të tilla që çdo letërsi i përjeton rrallë në rrjedhë të shekujve.

Kadareja ngriti vetë vlerat e gjuhës shqipe, tregoi që shqipja, ndonëse gjuhë e një populli të vogël, është gjuhë e aftë për një letërsi të madhe, e aftë të shprehë me tërë forcën, bukurinë e thellësinë e mendimit artin gjenial të Kadaresë.

Kadareja e bëri të njohur ndërkombëtarisht letërsinë shqipe e ndërkohë vetë Kadareja rreshtohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore të kohës sonë.

Tashmë është e mirënjohur që vepra e Kadaresë është përkthyer në pothuajse tërë gjuhët e botës, e ajo ka merituar gjithë çmimet më prestigjioze ndërkombëtare nga Azia në Amerikë. Kjo ka bërë që Kadare të kthehet në një ikonë të identitetit të letërsisë e të vet kombit shqiptar, të renditet ndër ato simbole e figura që rrisin imazhin pozitiv të Shqipërisë e shqiptarëve në botë. Reputacioni ndërkombëtar i Kadaresë është i tillë që kalon dhe atë të vetë vendit ku lindi e jetoi sa që shpesh kush nuk e njeh Shqipërinë i shpjegohet se Shqipëria është i vendi i Kadaresë.

Edhe një herë faleminderit, i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur familjarisht Ismail Kadaresë, duke e falënderuar për kënaqësitë që na ka dhënë me veprën e tij dhe për gjithë brezat tanë, është një fat që jetuan në kohën e tij.

*Fjala e kryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi, në 85-vjetorin e lindjes së Ismail Kadare

4 komente në “Kadare e ngriti letërsinë shqipe në nivelet më të larta të historisë së saj”

  1. Pokeristi says:

    Nuk mund te heqesh a te shtosh nje fjale.

  2. Margarita says:

    Kadare, është padiskutim shkrimtar i përmasave botërore.
    I uroj shëndet dhe jetë të gjatë!
    Margarita,
    Toronto

  3. pirro says:

    e mo mjaft e lavderuar nje pinjoll te PPSH.
    Asgje te re nuk ka sjelle pervecse i ka thene popullit mesazhin djallezor: dridheni sa me shume me te gjithe qe te mbijetoni. Nuk kane rendesi idealet.
    -Une vete e kam dhj..e Enverin kur mu dha rasti……..

    1. LIV says:

      Nga REALI tani u bere PIRRO.Prap po vjell??? Po vuan nga fiksasionet ahere.Uthulla e forte enen e vet prish or vella,.Edhe ty te eshte prishur truri por kujdes se mos biesh me ndonje hundelesh perderisa vuan nga fiksime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje