“Nuk më lejuan të shkoja në Festivalin Ballkanik të Filmit, se s’pranova të hiqja intervistën e Kadaresë për Lasgushin…”, dëshmia e regjisorit të ish-Kinostudios

28 Janar 2021, 21:11Kulturë TEMA
“Nuk më lejuan të shkoja në Festivalin Ballkanik të

 

I ftuar në emisionin ‘Memorie’ në TV Scan, (të dy gazetarëve të njohur, Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena), regjisori dhe aktori i njohur Edmon Topi, ka folur dhe bashkëbiseduar për rreth 90 minuta, për filmin dokumentar, “Nositi”, kushtuar poetit të famshëm, Lasgush Poradeci, të cilin ai e realizoi para viteve ’90-të, kur punonte në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në fillim të emisionit, regjizori Topi, tregoi se pas diplomimit në Instituti e Lartë të Arteve në mesin e viteve ’80-të, ai u emërua si asistent regjizor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, (ku asokohe u aktivizua dhe si aktor në filma), duke kryer edhe një specializim për regjizurë, së bashku me disa kolegë të tij nga Kinostudio.

Pasi punoi në disa filma artistik si asistent regjizor, diku nga viti 1987, tashmë në rolin e regjizorit, Edmon Topi vendosi që të realizonte një film-dokumentar për poetin Lasgush Poradeci, skenarin e të cilit e shkroi kolegu dhe miku i tij, Petrit Ruka, që asokohe punonte në redaksinë e skenarit në Kinostudio. Pasi kaluan të gjitha barrierat dhe i’u aprovua nga strukturat përkatëse të institucionit ku ata punonin, filluan punën për realizimin e dokumentarit, por sipas regjizorit Topi, që në fillim ata u ndeshën me vështirësi të shumta, pasi mungonte e gjithë literatura e nevojshme që duhej për realizimin e dokumentarit në fjalë, sepse në atë kohë, Lasgushi në Shqipërin ishte pothuaj i panjohur.

Ndryshe nga Shqipëria ku vepra dhe jeta e Lasgushit pothuaj nuk njihej fare dhe ishin të paktë ata njerëz, që e dinin se Lasgush Poradeci jetonte ende, në Kosovë ishte botuar një libër i tij me titull “Nositi”, me parathënie nga shkrimtari i njohur, Sabri Hamiti. Nisur nga këto, regjizori Topi tregoi se ata patën shumë probleme, edhe për materialin që u duhej të merrin nga Biblioteka Kombetare në Tiranë dhe veç kësaj, në atë kohë as foto të Lasgush Poradecit nuk gjendeshin! Ndërsa po ndesheshin me shumë vështirësi që në fillim të punës për realizimin e dokumentarit, grupit realizues u ra “bomba” tjetër, pasi pak kohë pasi kishin filluar xhirimet, morrën lajmin e keq se Lasgushi kishte ndërruar jetë.

Kjo gjë u’a vështirësoi më shumë punën dhe ata u detyruan që të përdornin disa regjistrime dhe intervista që kishte bërë kohë më parë, regjizori i njohur, Mevla Shanaj, si dhe kineasti Endri Keko, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare. Pasi siguruan ‘lëndën e parë’, falë punës që kishin bërë regjizorët e njohur Keko dhe Shanaj, grupi realizues i dokumentarit filloi regjistrimet që zgjatën më shumë se dy vjet, pasi në atë kohë ishte teknollogji e prapambetur, ku intervistat bëheshin në natyrë, ndërsa zëri regjistrohej në studio e zërit dhe kalonte më pas nëpër studiot e montazhit.

Lidhur me këtë, regjizori Topi tregoi se vetëm intervista me shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, (një nga miqtë më të ngushtë të Lasgush Poradecit) zgjati gati gjashtë muaj për t’u realizuar, pasi përveç regjistrimeve që u bënë në ambientet e Kalasë së Krujës dhe në Pogradec, zëri regjistrohej në studio dhe asokohe ishte e vështirë që të gjendej edhe koha për ta takuar Kadarenë, i cili kishte angazhimet e tij shumë të mëdha. Regjizori Topi, tregoi se që në bisedën e parë që ai bëri me shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, për të diskutuar rreth intervistës që do realizonin për Lasgushin, Kadare në koefidencë, midis të tjerash i tha: “Shiko,…kta, nuk e kanë shumë qejf, Lasgushin, madje nuk e duan fare…”!?

Lidhur me këtë, regjizori Topi u shpreh: “Me fjalën kta, Kadare e kishte fjalën për regjimin komunist, i cili në një farë mënyre, me heshtjen që kishte mbajtur ndaj Lasgushit, e kishte abandonuar fare atë”. Sidoqoftë, grupi i xhirimit me në krye regjizorin, Topi, arritën që t’ja merrnin intervistën Kadaresë, e cila u “qeth” në studiot e montazhit dhe fimi-dokumentar u mbarua aty nga vera e vitit 1990 dhe u shfaq para drejtuesëve kryesorë të Kinostudios “Shqipëria e Re”, të cilët patën disa vërejtje, (trajtimi i Kosovës në film), të cilat Topi tha se u detyrua që t’i priste në montazh.

Mbarimi i filmit-dokumentar me titull “Nositi”, ishte një arritje e madhe jo vetëm për grupin realizues, por edhe për Kinostudion dhe në veçanti për regjizorin e ri, Edmon Topi, (asokohe 29 vjeç), që e kishte punën e parë si regjizor dhe “qershia mbi tortë”, ishte përzgjedhja e atij filmi në FestivaliN Ballkanik që do mbahej në nëntorine  atij viti në qytetin e Strugës, në Maqedoninë e asaj kohe, që ishte një nga gjashtë Republikat e Jugosllavisë.

Lidhur me këtë, regjizori Topi u shpreh: “Pjesmarrja ime si regjizor i atij filmi-dokumentar në Festivalin Ballkanik të Filmit, ishte një ngjarje e jashtëzakonëshme dhe mezi prisnim të shkonim. Por, ndërsa kishim bërë çdo gjë gati, ndodhi ajo që nuk e prisnim…?! Teksa makina e Kinostudios me të cilën do të udhëtonim për në Strugë, u bë gati me gjithë bagazhet tona, te porta kryesore, nuk e lanë të dilte…!? Shoferi erdhi më takoi te kafja ku sapo ndahesha me disa kolëgë dhe më tha se më kërkonin shefat lart në zyrë! Thashë se do kishin ndonjë porosi që mund ta kishin harruar nga ato që na thanë para nisjes, por u shtanga, kur një prej drejtuesëve kryesorë të institucionit tonë, më shumë zor dhe gjithashtu me dashamirësi, me gjysëm zëri ma tha se duhej të futesha urgjent në studion e montazhit, për të hequr intervistën me Kadarenë, pasi prej afro një muaji, Kadare ishte larguar nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik në Francë. Dhe pas kësaj të niseshim urgjent për në Struge

Unë që në fillim u thashë se atë gjë nuk do e bëja kurrë, madje duke u thënë se: unë si person, nuk e dënoja aktin e largimit të Kadaresë nga Shqipëria. Me thënë të drejtën, duke parë se si po rrokulliseshin ngjarjet, në atë kohë ishim bërë dhe pak trima, (diskutonim si do vrisnim kopmunistat, etj), e nuk pranova në asnjë mënyrë ta hiqja intervistën e Kadaresë. Shefi që po ma kërkonte atë gjë, për të cilin edhe sot kam konsideratën më të lartë, (pasi ka qenë një nga njerzit prej të cilit kemi mësuar shumë, unë dhe plot të tjerë aty në atë institucion), tentoi të ma mbushte mëndjen, pasi i vinte keq edhe për mua që isha regjizor i ri, pasi do penalizohesha nëse nuk do e bëja atë gjë, për të cilën as ai nuk ishte dakort, por urdhëri nga “lart”. Edhe pas kësaj unë nuk pranova dhe kështu nuk na lejuan të merrnim pjesë në Festivalin Ballkanik të Filmit në Strugë. Por filmi u ruajt në arkiv ashtu i paprekur dhe ai mundi të shfaqej vetëm pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri…”, e përfundoi dëshminë e tij, regjizori Edmond Topi.

5 komente në ““Nuk më lejuan të shkoja në Festivalin Ballkanik të Filmit, se s’pranova të hiqja intervistën e Kadaresë për Lasgushin…”, dëshmia e regjisorit të ish-Kinostudios”

  1. Nuk duan ata ?
    Po cilet ata more Naiver !
    Nuk donte vete Ky maskarai Kadareja dhe e hidhte topin ke Ata .
    A ka Dokument te Shtetit Komuniste qe penalizon
    Lasgush Poradecin per X – propagande apo bla – bla -bla ?
    Nqs ka na e nxirni dhe te sqaohen gjerat ,jo te kaloj gjithcka
    si shume krime dje edhe sot ne heshtje .
    Dihet qe Lasgushi si nji nder Penat me te ndritura te Poezise Lirike ,
    Stujuar ne Romani shkollen e mesme dhe
    te Larten ne Uni Graz ( Austri ) u be shume vone i njohur nga Opinioni Shqiptare .
    Madje me i njohur ishte ne Kosove !
    Pra kush e mbante te burgosur ne Liri dhe ja fshihte Opinionit Shqiptare
    kte Kollos te Poezose ?
    Dijme qe Kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Agolli ,
    ne X -vite i hoqi te drejten e Pensionit – Lasgushit .
    Pra perse kerkohet ose mjergullohet ajo se kush Ndalonte Lasgushin dhe ate vet si
    Letrar Poete nga me te miret te mos njihej ne Shqiperi dhe mos ushtronte
    Letersi ?
    Ata ishin pikerishte ata qe kishin Penalizuar e cuar ne burgje edhe Poere te tjere,
    Dyshja e Gjaprinjeve Helmues Kadare -Agolli ,
    sepse eshte nji Llogjike e thjeshte ,perderisa Lasgushu s’ishte Armik i Popullit ,
    nqs kta te Dy Qent e Partise qe kishin Celsat ne duar ,do ishin pro Lasgushit ,
    do ta lejonin te ushtronte Veprimtarine dhe madje njihej menjiher pas clirimit .
    Pra vetem ne Shqiperi nuk zbardhen gjerat sepse sju do suma maskarenjeve e gjarprinjeve

    1. Po te shkruante Lasgushi ,

      Dy gjitaret e Partise do ishin ne hije .
      i trembeshin konkurences se ndereshme e jovetem ,
      por kjo ka qen Taktika qe ata kane ndjekur gjithe Jeten .
      Spiuno ,demto ,blloko tjeterin me u ngrit vete nalt .
      Ku linin ky shlkerdhatat komuniste te shkruanin Poete te tjere me te mire
      do vrsinin vehten nqs Lasgushi do shkruante ate kohe paralel me kta ,
      ose qysh ne fillimet e Shtetit komuniste Lasgushi do ti njihej Vepra dhe mesohej ne Shkolla .
      Joooooooooooooo .
      Populli do mesonte poezite e dhjera pa pik sensi ,te lepiresve te Partise .
      Dhe si thoshte Skuthiiii kadare si ?
      “Nuk e duan Ata ” hahahahah
      ky shkerdhate ishte vet Ata .
      Prandaj nuk behet kurre ai vend . Kjo rrace e flliqur e pabese tinzare intrigante
      helmon Trupin e Shqiperise ne shekuj.
      Keshtu kane bere gjate gjithe jetes kta fara e djallit

  2. tironcipatriot says:

    Ke te drejte “Ata nuk duan” edhe sot kadare si ne komunizem, demokraci dhe socializme e ka dredhur lekuren, prandaj sot e bija eshte perfaqesuese e larte e okb, pse nuk ndryshohen diplomatet tane ne SHBA, pasi 4 vite e kane mandatin, pak te rinj ka Shqiperia per ti zevendesuar, apo i ka Rama servilet e besniket e partise se tij. Beme bab te te ngjaj.

    1. tironcipatriote ,
      po pra ,
      kjo eshte shume e qarte .
      Vetem idiotet ose ata qe s’duan ta kuptojne s’e pranojne !

      Eshte jashte cdo llogjike ,qe Shteti Shqiptare sot qe jetojme ne Demokraci ,
      ti ndertoje Shtepine Kadarese ,te vazhdoje tna cajn trapin cdo pervjetore ,
      kur Kadareja behet Hai mbas Nobelit si ai Vampiri i ngritur nga Varri ,
      ti financoje edhe femijet e coje ate Guaken te Perfaqsoje Shqiperine ne OKB
      kur shume bukur e thot – tironcipatriot ,
      ka aq shume Te rinje e Te reja – te Formuar e shume me Inteligjente
      se ajo Idiotja e Kadarese ne OKB .
      Kjo tregon qarte se Qeverrite Shqiptare jane thjeshte
      bishtat e se Kaluares , snobista ordinere Demokratike ,
      dhe Rama nji Medioker i Demokracise dhe Moralit ne Shoqeri ,
      qe ka surrat e na shtiret si gjasme Moderrn ,Liberal !
      Nji mut eshte i tille ,thjeshte snobist i pordhosur komunisti .
      Mentalitet te epokes Komuniste ka .
      Jane fanatike te Kastes se dikureshme .Thjeshte ordienere .
      Perfaqsojne jo shoqerine shqiptare por Kasten e tyre ,tu na shit pordhe per gjithcka
      edhe aty ku s’kan bythe me fol .Mburrin miqte e shoket e veta .
      Oooooo ku ka ne Bote si X – po Y-ni ishte gjigand ne Krijimtarine e tij
      nderkohe qe ne i lexojme te gjithe dhe ja bejme mire Vleresimin ,
      pordheve qe u pelqejn ktyre debilave snobiste si Rama etj .

  3. Z says:

    POr jo more Zoterinj! Kjo tregon nivelin kulturor te njerezve te artit SHqiptar! Ne e njfnim Lazgushin, eshihnim perdite ,vitet e fundit te jetes se tij,duke shetitur me qenin e tij te dashur, qe edhe e varrosi me nderime! Kjo eshte : vdis pa te te dua! A e dine keta kuptimin e fjales “Nositi”? Dyshoj se jo! A i kane lexuar veprat me poezi te tij dhe a i kane kuptuar! Jo se Driteroi dhe Kadare nuk e deshen por ishte sistemi i tille! Eshte mentaliteti medioker Shqiptar qe nuk na lejon te shohim larg hundes sone! Lazgushin po e nderon Pogradeci dhe falemnderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje