Napoli i jep një goditje Juves në garën për titull

13 Shkurt 2021, 20:10Sport TEMA

Shpresat e Juventusit për të fituar titullin e 10 kampion radhazi, kanë marrë një goditje të rëndë sot pas humbjes ndaj Napolit, me këtë të fundit që kthehet në garë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Bardhezinjtë e Andrea Pirlos u mposhtën me rezultatin 1-0.

Heroi i skuadrës së Napolit ishte sulmuesi Lorenco Insinjo që realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Një gol që ylli Napolit ia dedikoi të dashurës së tij me rastin e Shën Valentinin.

Pas kësaj humbjeje Juventusi renditet në vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Napoli pozicionohet në vendin e katërt me 40 pikë.

1 komente në “Napoli i jep një goditje Juves në garën për titull”

  1. Samiu says:

    Po golin qe do ia bej te dashures kujt ia dedikon…. ha ha a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje