Nga Auron Tare
Diku nga viti 95 duke u kthyer nga qyteti antik i Finiqit u ula per nje kafe anes rruges, tek klubi i vetem i fshatit . Fshati, me sakte nje grumbull shtepish te vogla dhe ca stalla koperative quhej Stiar. Llaf pas llafi me ata burra te ulur ne klub ku biseda ishte emigracioni ne Greqi me njerin prej tyre dolem te njohur.
Pasi folem per kohet e shkuara dhe stergjyshet e mij, plaku qe kishte ardhur nga malet e Laberise ne kohen e koperatives me tregoi per viziten e Hrushovit ne Stiar. Nuk e besova.
Thashe se tallen me mua tek ai klub plot tym duhani me qe po pyesja per ndodhi te zones. C’donte njeriu me i fuqishem i planetit ne kete humbetire, i thashe?
Nuk me beson?- me tha, hajde te tregoj edhe vendin ku mbolli portokallin Hrushovi.
U ngritem dhe shkuam ne nje rruge te mrekullueshme me ekualipte ku nga te dyja krahet kishte portokalle qe disa lope te thara po ju hanin paqesisht fletet. Ne ajer ndihej nje braktisje totale sikur ishe kthyer pas ne kohet antike.
Ja me tha, ketu ishte duke me treguar me dore nje vend te zbrazet. Nuk shikoja asgje.
Ku eshte portokalli ? e pyeta se mendova se do ishte rrethuar me ndonje mase mbrojtese. Nuk eshte me me tha. Po pse? sa keq thashe me habi si ka mundesi e kane prere? Nje peme e Hrushovit ne Stiar duhej te ishte nje monument kulture.
Jo jo, dhe duke qeshur, plaku me tregoi nje histori te denje vetem per folklorin shqiptar.
Diku nga fillimi i 60s ,me thirri Sekretari i Partise ne Delvine. Me tha se Partia me ngarkonte me nje detyre sekrete si i besuar qe isha. Duhej bere tharja e pemes qe kishte mbjelle Hrushovi ne Stiar por ne menyre qe te mos binte ne sy nga askush. U cudita por nuk bera pyetje.
Pema duhej te “thahej” vete. Si tja benim me pyeti sekretari? Per dreq asaj peme i ishin bere sherbimet ne maksimum dhe ajo rritej me e larte se shoqet. U mendova u mendova dhe i thashe dakort, do ti hedhim shurre Pele cdo nate.
Dhe keshtu cdo mesnate ikja fshehurazi nga shtepia me nje kove ku u mblidhja shurren e Peles dhe ja hidhja fshehurazi Portokalles. Mire qe me gruan beja fjale se ajo dyshonte se cbeja une naten por per dreq portokallja nuk jepte shenja tharje. U deshen ca jave qe me ne fund portokallja u dorrezua dhe u tha. U be mbledhje fshatit po askush nuk e shtyu me tej kete pune. Atje une e kuptova qe punet me sovjetiket nuk ishin mire – me tha plaku duke me futur krahun per ty kthyer tek makina.
Ika nga Stiari dhe shume kurioz per kete histori. Muaj me vone ne Kinostudion qe ende mbante frymen gjalle pashe dokumentarin e udhetimit te Hrushovit ne Shqiperi, Dhe ja mes kronikes se kohes ishte Hrushovi ne fshatin Stiar mes fushave me portokalle duke dhene porosi qe te mbilleshin sa me shume te tilla. Ketu ne Stiar duhej te kuptohej edhe enigma qe shkruante Enveri per portokallet e Hrushovit.
Ne 2009 ne Universitetin e Rode Island ne Amerike, kete histori ja tregova djalit te Nikita Hrushovit, Prof Sergei Hrushov. Duke qeshur ai me tha se babai kishte treguar nje vemendja te vecante per portokallet e Shqiperise pasi mendonte se Shqiperia mund te furnizonte Kampin Socialist me portokallet e saja dhe jo se donte te linte Shqiperine pa buke. Sa keq me tha ai qe portokallja nuk qenka do ishte nje atraksion i madhe per ate zone. (Per ironi te fatit sot qe shkruaj keto rreshat zona nga Delvina ne Konispol po ndjek pikerisht keshillen e Hrushovit duke mbjelle vetem portokalle)
Nejse e gjitha kjo histori mu kujtua tek sa kundroja punimet e shetitores se re ne Sarande, mes nje shiu qe nuk pushonte. Nuk po flas as per formen dhe as per detaje te tjera pasi Saranda e kafshuar keq keto 20 vjet e kishte te nevojshme nje nderhyrje te tilla. Por me shume doja te sillja nje ceshtje shume rendesishme ne te tilla nderhyrje. Memorien Historike.
Si Liman i vjeter Saranda ka nje histori te lashte sa vete jeta. Per fat te keq te gjitha keto gjurme u shuan qe kur shqiptaret bene shtetin e tyre. Sic duke as kultura e banoreve dhe as shteti i shqiptareve nuk pati asnje interes per ta ruajtur kete trashegimi. E ne se gjurmet e gureve u bene pallate, te pakten ka nje mundesi per te ruajtur memorien historike. Si do thote kush?
Po ja tek Limani i vjeter ku ende per fat ndodhet godina e ish Doganes kane zbritur me dhjetra personazhe historike. Shkallet e Limanit nuk jane me. Tek godina e Doganes punoi dhe jetoi Naim Frasheri i cili ka hypur me qindra here ne keto shkalle. Imagjinoni nje nishan historik ku pushuesit ndalojne dhe lexojne per nje prej poeteve tane kombetare. ( imagjinoni ne nje vend tjeter se si do ta kishin bere ata kete shenje kombetare) Imagjinoni nje nishan tjeter me foto nga vizita e Kontit Ciano, minister i Jashtem i Italise Musoliane, nje prej figurave historike me te rendesishme te periudhes fashiste. Tek shkallet e Limanit, Ciano dhe gjysma e qeverise italiane zbriten nga jahti qeveritar.
Po aty ne ato shkalle u dorezuar komandanti gjerman i forcave te Korfuzit ne 1944. Pak me tutje ndodhi nje prej ngjarjeve me te rendesishme te pas Luftes. Luftanijet britanike rane ne mina dhe ku prej filloi beteja e madhe ligjore e njehur ne histori si Incidenti i Kanalit te Korfuzit. Implikimet e kesaj ngjarje qe ndodhi ne Sarande ishin kaq te medha sa per here te pare Bashkimi Sovjetik vendosi veton ne Keshillin e Sigurimit ne favor te Shqiperise se vogel. Ende sot ky konflik juridik studiohet ne te gjitha universitete e rendesishme te se drejtes nderkombetare. Ja pra edhe nje nishan tjeter per kete ngjarje historike.
Po tek keto shkalle ne 1959 zbriti Nikita Hrushov njeriu me i fuqishem i planetit bashke me gjysmen e Qeverise Sovjetike. Njeriu qe trashegoi pushtetin e Stalinit, qe perplaste kepucen ne OKB apo qe mbante doren ne armen atomike zbriti pikerisht ne keto shkalle. Ja edhe nje tjeter nishan historik ku vizitoret qe do shkojne tutje tehu mund te lexonin per kete vizite te vecante ne kete Liman te vogel. Te gjitha keto jane jo vetem te nje rendesie te jashtezakonshme per memorien historike por edhe nje magnet per turizmin. Po kush do i beje te gjitha keto do pyesi dikush?
Po pra po kush do ti beje te gjitha keto eshte dilema se ne i kemi te gjitha keto hallatet qeveritare, edhe Ministri Turizmi, edhe MInistri Kulture e me the e te thashe. Por me sa duket trashegimise dhe memories sone historike keta “te besuar” i hedhin naten shurre Pele per te qene ne rregull edhe me Partine edhe me historine. Shqiperi 2021..
Foto 1. Limani
Foto 2. NIkita Hrushov ne shkallet e Limanit mas tij Malinovski dhe Enver Hoxha
Foto 3. NIkita Hrushov tek portokallet e Stiarit
Tani e kuptove kete gje.
Vandalet shkaterruan Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla jo me shkallet e limanit ne Sarande.
Pse nuk shkruan dicka per shkaterrimin e Durresit 3000 mije vjecar prej Dakos … kasafortes se Rames.
Ishte e thjeshte te kritikoje Berishen e Bashen por kur erdhi Rama e Veliaj ne pushtet shkaterruan gjithcka .
Ky legen qi shkruen, ka qenë miku i Rames, qe e boni deputet. U prish me Edin dhe shkruen për portokallin e shurrosur te Krushovit. Auroni ka nji agjenci detare jahtesh te veten ne Sarande dhe bon zhurmë per turizmin. Varja! Ti, Taulant, je nji kokerr kandare qe nuk e ke shokun. Ku merr vesh nga arkeologjia dhe Durresi, Ketu jane rujte mbi 90 perqind e zbulimeve arkeologjike te kohes se Enverit. Lufta kunder betonit eshte politike deshtake e ferdinanda xhaferrit me kompani.
Durrsak, qenke vertet 24 karat qytetar.
Respekte. Jane te pakte njerezit sot, qe edhe kur nuk Jane me Ramën, dine te flasin, dhe nuk bëhen zorraxhinj te Saliut, duke folur me fjalët e tij.
Ke shkruar si nje qytetar i Shqipërisë qe nuk i plas per partite, por je realist. Sikur te ishin tere votuesit e Shqipërisë si ty, Parlamenti shqipetar do ishte me intelektuale.
Por fatkeqesisht ne jemi plot me militantë, qe edhe kur duan ta shajne Ramën, nuk dinë ta shajnë. Kane bere vetem shkollen e Saliut.
Respekt per Shkrimin i Nderuar….po Hajde dhe merru me “Shqipetaret”????
NJe i Njohuri ime GJermane,pas Hante ne Restorantin ku Punoj ne GJermani me THote:C´do vite shkoj per Pushime ne Korfuz-Greqi..nuk me thua dicka per Shqiperine???Po i them,disi i zene “Ngushte”…Fare thjeshte nga KOrfuzi munde te beni nje Vizite te Shpejte ne Shqiperri-Sarande i them,ka shume gjera te Perbashketa me Greqine…por Ndryshimi eshte se jeni ne Shqiperi…PO me tha nuk e ke Keq…dhe me THeksoj se do te vizitonte Saranden patjeter….
E kisha Harruar Biseden me Klientin dhe te NJohurin Gjerman,kur nga Fundi i Sezonit Verore erdhi Perseri me Bashkeshorten ,dhe pasi me Pershendeten si Zakonishte,porositi Pijet,e pashe se nga Ngjyra e Fytyres kishte qene diku nen “Diell”…pa e zgjatur me thote:Isha edhe ne Shqiperi,ne Sarade…dhe rrethina te saj….ishte me tha si ne KOrfuz:Muzike Greke ne te shumten e Lokaleve,dhe ushqime te Shijshme…te gatuara mire…me thote…..pasi piu pake nga Gota e Proseccos,dhe duke u Menduar pak me thote:Pyes pronarin e nje Taverne,se do te Provoje Dicka Shqipetare..origjinale…dhe Pronari i kishte then:Une jame “Greke”…????????Pasi Drekuan,i kerkojne Kamarjerit tju rekomandoj nje Lokale Shqipetare….dhe Kamarjeri u Thote se ata jane Shqipetare??POr u thote Gjermani..Shefi juaj me thote se “Jame Greke”???Ta ka then per ti “Pelqyer” ja kthen Kamarjeri…duke Qeshur ne Anglishte…
Pasi beme nje Shetitje, pyesim dike ne ka ndonje Muze???Personi me shikon i Habitur…duke tundur koken sikur nuk KUptonte gje…
Pyesim nje Polic:A Flet GJermanisht??Jo na e ktheu..po Anglishte??Jo..na tha….di “Greqishte”….Qeshem si une dhe Bashkeshortja ime..me thote..
ishte NJe Vizite e Shpejte,na tha..vetem nga Flamuri Shqipetare ne Porte e KUptuam se Ndodheshim ne Territor Shqipetare….!!!!!!!!!!!!!!!!!!Perfundoj….
Me pelqeu shume komenti juaj.
Tregimi i klientit tuaj gjerman,per vizitën e pare te shkurret ne Shqiperi (ne Sarande),eshte më e vertete, që jo vetëm na hidheron por edhe na turpëron.
Shqiptare qe kane turp te thone se jane shqiptare,qe kane turp te kendojne shqip,te vishen apo hane shqip.O kohe mjerane qe bere çmos te zvenitish shqiptarinë.O drejtues maskarenj qe e zhbete vendin dhe ja neveritet te qenit shqiptar,sidomos rinise.
Mallkuar qofshin nga kjo zone e ky popull i lashtë!!
E trishte…! Deri kur do te vazhdojme keshtu?!
Ky i ben shurren bahces tani hahaha
Sa absurde te flasesh per memorie historike te Sarandes e te perdoresh fjale turke si Liman,
Eshte akoma me e mbrapshte te mburesh me fotot e ministrit te jashtem fashist. Ku ke pare ti, more truthare, te mburren qytetet e tjera me vizita te Çanos apo Ribentropit? Paske shkuar per lesh fare.
O Hajdar, fjala Liman nuk eshte aspak fjal Turke, por Greke. Qe te bindesh kliko ne internet kuptimin e fjales … “Liman etymology”.
.
Si ka mundesi te jete fjale Turke (kur emri Turqi nuk ka me shume se 200 vjet), kurse Helenet ishin historikisht popull detar me Limane dhe koloni Helene ne te gjithe Mesdheun, Detin e Zi (Helis-Pontin) dhe Azin.
Auron…..vdiqe per nje cike magazinier…..me fal ,minister…Jam dakord me ty ,por perpara shkrimit ku ndihet era e karierizmit,dergoi dy gisht leter ministres dhe organeve pergjegjese.Ne se ato nuk ta varin,shkruaj ,shko ne tv sepse dyert i ke te hapura,nuk je njeri pa njeri.
Me pelqeu shume komenti juaj.
Tregimi i klientit tuaj gjerman,per vizitën e pare te shkurtet ne Shqiperi (ne Sarande),eshte më se e vertete, që jo vetëm na hidheron por edhe na turpëron.
Shqiptare qe kane turp te thone se jane shqiptare,qe kane turp te kendojne shqip,te vishen apo hane shqip.O kohe mjerane qe bere çmos te zvenitish shqiptarinë.O drejtues maskarenj qe e zhbete vendin dhe ja neveritet te qenit shqiptar,sidomos rinise.
Mallkuar qofshin nga kjo zone e ky popull i lashtë!!
Po pse nuk ben nje Shkrim per statujat qe vodhe ne Butrint,dhe ja shite Roschildeve matane ne Kassiopi ne Korfuz…
Ik ore Tare se ti je nje Hajdut i ndyre i historise sone,,matrapaz fis Fuksash…..
Pale sa shume e ke bere per te qeshur djalin e Heushovit o Auron. E sa shume reklame me demek i paske bere vendit tend ku u behet shurra pemeve qe mbjellin njerezit e shquar te kesaj bote. Po tani qe i tregove keto perse duhet te vije per shembull djali i Hrushovit ne Sarande?!?
PËRSHËNDETJE AURON!
NE THELB JU KENI SHUME TE DREJTE ME NISHANET HISTORIKE.
Ju jeni nje djale shqiptar inteligjent, me personalitet, studjues, hulumtues, modern, me kulture dhe madje keni udhetuar neper Bote.
Une gjithashtu kam udhetuar ne vende te ndryshme te Europes e Botes dhe kam qene dhe jam kurioz deri ne detaje, veçanerisht i objekteve historike.
Per arsye te ndryshme, ne Bote jane zhdukur shpesh, jo vetem limona e portokalle, por edhe baobab, ullinj, lisa e sekuo gjigande. Natyrisht, nuk ka qene, nuk eshte dhe asnjehere nuk do te jete mire moskujdesi dhe mosruajtja e tyre.
Portokallja u tha, por Vendi i portokalles se Hrushovit egziston, TOKA EGZISTON dhe madje tani eshte pleheruar me Portokallen e thare te Hrushovit, me Shure te stazhionuar pele etj etj etj.
SHËNIM:
1- T’I KUSHTONI KUJDES SHUMË TË MADH PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT.
2- PER PAK HARROVA, QE TE VIJNE ME SHUME TURISTE RUSE, ÇESHTJE E ZGJIDHUR: MBILLNI NJE PORTOKALLE TJETER, NE TE NJEJTIN VEND, TASHME EDHE TE PLEHERUAR.
AVERAGE LIFESPAN:
The average lifespan of a citrus tree is approximately 50 years.
If it is particularly healthy, it is possible for citrus trees to live as long as 100 years.
Jetëgjatësia mesatare e një peme agrumesh është afërsisht 50 vjet.
Nëse është veçanërisht e shëndetshme, është e mundur që pemët agrume të jetojnë maksimumi 100 vjet.
Tarja legjend. Diku nga 94 – 95 na doli vete i 7 nga kanoni i Benjes… Cuna respecte si po ja coni…. Tare mire ci ke keta…jane te huaj po eksplorojme luginen po po ngordhim per buke…Po buka ska ardhe akoma kemi nga e djeshmja… Aman vetem sille se do me hane mu..Buke 40 ushtrie dhe ca domate erdhen ne vete..Pse e them kete histori sepse Tarja eshte ky qe eshte ketu e30vjet rrugve pa komplekse dhe kollare