Deputeti Ralf Gjoni i ka dalë në mbrojtje mjekut Edvin Prifti, i arrestuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.
Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të verifikuar 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit.
Deputeti ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, sipas të cilit qeveria “masakroi” Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Bashën, ndërsa dhurata e jkëtij të fundit do të jetë mandati i tretë për Ramën.
“Shoqëria shqiptare vuan nga çrregullime masive mendore për shkak të shtypjes nga qeveria dhe është alarmuar më shumë gjatë vitit të fundit për shkak të pandemisë. Njerëzit janë të çoroditur, njerëzit kanë humbur shpresën dhe ky është një nga çrregullimet më të rënda mendore.
Në nenin 1 flitet për një shtrim të vullnetshëm të të sëmurit mendor, por mua më shqetëson nënshtrimi i vullnetshëm i një populli të shtypur ndaj kësaj lloj qeverisje. Një popull që nuk ka shpresë që nmund të ketë dritë në fund të tunelit. Unë e them këtë sepse djalli fle në detaje, te ligji.
Të hedhim sytë nga Kosova, pasi Kosova na ka bërë me turp. Një vend që nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE arrin që të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta, numëron votat brenda ditës, shpall fituesit dhe humbësit i urojnë fat fituesit. Ne sot në Shqipëri në vitin 2021 nuk jemi ende në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend që s’kemi mundësi t’i garantojë votën zgjedhësit.
Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën, dhe në kthim dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar.
Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”, tha Gjoni.
Ik mor llum ti bashke me kardioloun me te mire. Nese eshte kaq i mire te hapi nje klinike private dhe te beje jo 400 mije euro (dhe jo 200) por edhe 40 milione nese mundet. Ne spitalet publike nese pranon te punoje do paguhet me rrogen edhe pse mund te jete qesharake per aftesite e tij.
Dhe sa per pagat, sado qe te rriten ato, keta lloj mjekesh perseri do kerkojne ‘mitë’ se nuk i hyn fare ne sy ajo rroge.
Nje mjek specialist ne Europe nuk eshte se ka ndonje rroge te llahtarshme, ka rrogen e nje inxhinieri, pra diku tek 3500-4000 euro. Ne nje konvertim me nivelin e jeteses ne Shqiperi i bie te marri diku tek 1000-1200 eurot. Por ca jane per kete 1000 apo qofte dhe 5 mije euro? Gjoba per nje operacion ne spitalin publik. Pra nuk eshte rritja e rroges zgjidhja por burgu
Autostrada vetem kushtoj 270.000 €uro
dhe 1 Miljardi u nda mes sali berishit dhe lylzim bathes .
Tani zontia e tij Ralf le te kerkoje nji Komision Hetimore per
Rrugen Morine -Durres ne parlament ose ti kerkoje Spak- te nise Hetimet
duke kerkuar gjithe dokumentacionin e financimit te rruges
siedhe transaksionet bere Firmes Ameriko_Turke –
Bejeni ose mos hani mut gam -gam medieve .
—-
Vialt e Lalzit jane ndertuar me kto Miljona te vjedhura Buxhetit te Shtetit Shqiptare nga sali berisha dhe pordha e tij basha
KJo logjike eshte absurde dhe prandaj jemi ne kete gjendje sipas Ralf Gjonit. Pse kur kapet nje kriminel qe ka vrare ne Tirane nje qytetar duhet ti falet se atje ka vrare dhe Ilir Meta, Sali Berisha apo Lulezim Basha?! Pika deputetit. Popull; votoni keta palaço qe hiqen ne krahun tend dhe te fusin hunjet deri ne palce!